Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

"Duket që vajzat e mira gjithmonë bien prehë e mutave më të neveritshëm, të hipokritëve më transparent, e mashtruesve më të degjeneruar.
Por nëse ajo vendos mëndjen para zemrës s' kanë ç' ti bëjnë"

Charles Bukowski

??? I paarritshem prz e madh?
 
"Gjej atë që do dhe lëre të të vrasë"

Charles Bukowski

Sa të çuditshëm janë njerëzit, e dinë se dashuria mund të vrasë dhe përsëri e ndjekin pas?
Ka dhe nga ata që thonë se dashuria e vërtetë nuk ekziston dhe përsëri bien prehë e saj.
Ndoshta është bukur të vdesësh nga dashuria!? ?
Zot na ruaj mëndjen?
 
"Ajo ishte vajzë për së mbari.
Jo gjithkush mund ta kishte.
Duhet të përpiqesha të vija ca rregull në jetën time.
Në qoftë se një burrë i ndërron femrat si t'i teket, kjo do të thotë që nuk meriton asnjërën prej tyre"

Charles Bukowski
 
"Unë do të dashurohesha përsëri në ty, por nuk kam para për psikologun."

Charles Bukowski

???
 
“Kam vdekur shumë herë duke pritur. Duke pritur një trokitje në derë nga dikush, duke fiksuar tavanin i përhumbur në mendime, duke vëzhguar nga jashtë se mos hapte derën ndonjëri, duke pritur një telefonatë, një letër, një zile.
Si eshte e mundur qe unë dikur donzhuani i shpirtrave të bukur, të kërkoja lemoshë nga një kërrmë...”

Charles Bukowski
 
"Ndonjëherë na jepen vetëm disa minuta për të qëndruar me njerëzit që duam dhe një mijë orë për të menduar për ta"

Charles Bukowski
 
"Ekzistonin gjurmë vuajtjeje në syte dhe fytyrën e saj.
Por kur buzëqeshte të jepte shpirtin"

Charles Bukowski
 
"Ne e krijojmë vet ferrin tonë dhe pastaj i fajësojmë të tjerët"

Charles Bukowski
 
“Dashurohuni! Të paktën një herë në jetë, dashurohuni! Nuk ka rëndësi me kë dhe si, mjafton të dashuroheni me pathos!
Është një rrëmujë e madhe, por dhe aq e bukur.”

Charles Bukowski
 
"Ne fund nuk na mbetet veçse kjo jete budallaqe, e varur ne nje fije, dinake,
qe loz me pasigurite dhe frikerat qe na pushtojne.
I vetmi akt qe mund te bejme
eshte ta duam me nje dashuri te pakufijshme.
Aty kupton gabimet tua"

Charles Bukowski
 
"Eshtë e mrekullueshme kur dy të panjohur bëhen miq të mirë!
Por është e dhimbshme kur dy miq të mirë bëhen dy të panjohur me dhe pa arsye"

Charles Bukowski
 
"Sigurisht që është e mundur ta dashurosh një qenie njerëzore në qoftë se ju nuk e njihni atë shumë mirë"

Charles Bukowski
 
LIRI

E gdhiu me të pirë verë natën e 28-ës
duke menduar për atë:
për mënyrën si ajo ecte, fliste dhe dashuronte
për mënyrën si i shiste mashtrimet për të vërteta
e nuk ishin të tilla..., dhe ai i njihte ngjyrat
e fustanëve të saj
dhe të këpucëve – njihte mirë formën
dhe harkun e takave
si dhe formën e këmbës së veshur.

dhe ajo ishte ende jashtë kur ai u kthye,
dhe do të kthehej me atë lloj duhme,
dhe e pruri kokën
u kthye në tre të mëngjesit
e pistë si një dosë kënete
dhe
ai nxori një hanxhar kasapi
dhe ajo ulëriti
mbështetur pas murit
ende e bukur sidoqoftë
pavarësisht kutërbimit të seksit
dhe ai e thau gotën e verës.

ky fustan i verdhë
i pëlqyeri i tij
dhe ajo që ulëriti përsëri.

e mbërtheu hanxharin e kasapit,
zbërtheu rrypin e pantallonave
i shqeu brekët e tij në sytë e saj
dhe i preu të dyja rreshkot e mashkullit
i priti në dorë
si zerdeli
dhe i flaku pastaj
në vrimë të halesë
ndërsa ajo po ulërinte
dhe dhoma u bë e kuqe.
ZOT O ZOT!
ÇFARË KE BËRË?
u ul atje me tre peshqirë
shuk në bashkimin e shalëve
pa dashur tia dinte më
nëse ajo u largua apo qëndroi përballë
ishte me të verdha, jeshile
apo dac fare.

me një dorë duke u mbajtur dhe me tjetrën
në përpjekje për tu ngritur
e mbushi boshen përsëri me verë.

Charles Bukowski
 
69665

Nuk të kam harruar!
E si do të mundja vallë!
Vetëm kam zgjedhur që të mos flas për ty,
Nuk të përmend më.
Të ruaj si thesarin më të shtrenjtë
Të fshehur në zemrën time.
Harresa nuk të gjen atje.
Deri atje vetëm unë e di rrugën.
Dhe se atje shkoj sa herë më merr malli për TY...

Charles Bukowski
 
69666

"Ka nga ato ditë kur ju vdisni nga brenda,
dhe askush nuk e vëren këtë"

Charles Bukowski
 
"Dëgjoj
Përgjigjem
Por ata janë shumë të shurdhër
për të kuptuar
se unë, nuk jam atje" ...

Charles Bukowski
 
69667

"Ekzistojnë femra të cilat i ke, e që nuk i ke.
Të cilat janë gjithmonë aty, e që nuk janë.
Të cilat të shtyjnë, por të shpëtojnë.
Për të cilat je i gjallë, por i vdekur.
Nga të tillat nuk iket asnjëherë"

Charles Bukowski
 
"Di vetëm të jap sa më shumë
Edhe shpirtin…
Bëj gabim...
E di që bëj shumë gabim"

Charles Bukowski
 
"Që je e marrë?
E di që je e marrë, dhe ke aq shumë ëmbëlsi në ata sy, sa që më vret.
Dhe kur mbyll sytë dukesh si një fëmijë i pafajshëm.
Herën e fundit që të pashë u sëmura për ty.
Dhe thonë që unë nuk dua të shërohem.
Po përse duhet?!
Unë dua të shkoj në ferr me ty"

Charles Bukowski
 
KALBËZIM

Kohët e fundit
më është mbushur mendja top
se ky vend
ka shkuar prapa
nja dyzet a pesëdhjetë vjet
dhe gjithë përparimi shoqëror,
dashamirësia
ndaj njëri-tjetrit
na kanë lënë shëndenë
dhe janë zëvendësuar
me fanatizmat
e qëmoçme.

Më shumë se kurrë
egoizmi na ka mbërthyer,
më nuk ja varim
të dobëtit,
të moshuarit,
të vobektit,
nevojtarit.

Dashurinë me luftën po zëvendësojmë,
shpëtimin
me skllavërinë.
Tym i bëmë
fitimet tona
dhe shpejt e shpejt
mbetëm pa gjë.

Ne kemi Bobmën, që është frika,
mallkimi dhe turpi ynë.
dhe tani
kjo gjë kaq e trishtuar
na lë
fare pa frymë
saqë
edhe të qajmë
nuk mundemi.

Charles Bukowski
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.