View attachment 9353
Ertugruli, i njohur shpesh me titullin Gazi (1188-1281) ishte babai i Osmanit I, themeluesi i Perandorisë Osmane. Ai ishte udhëheqës i fisit Kaji të turqve Oguzë. Kur arriti në Anadoll nga Turkmenistani, me 400 kalorësit e tij, për të ndihmuar selxhukët rumë kundër Bizantit, Ertugruli arriti të lidhte zinxhirin e ngjarjeve që do të çonin në themelimin e Perandorisë Osmane. Ashtu si djali i tij, Osmani dhe si pasardhësit e tij, Ertugrul njihet edhe me titullin Gazi, që ka kuptimin: luftëtar heroik për kauzën e Islamit.
Ai u bë bej i kajive pasi i ndihmoi selxhukët kundër bizantëve. Qyteti ku ai vdiq, u bë edhe kryeqyteti i Perandorisë Otomane, nën sundimin e Osmanit të Parë. Ertugruli pati edhe dy djem të tjerë.
Parardhësi
Sylejman Shah
Perandoria Osmane
1227–1281
Pasardhësi
Osman I