Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Bledi Ylli

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
Mall që s'shuhet


Më pëlqen që rri e shkruaj, në momentet që kam mall
S'ka rëndësi se çdo të dalë, një roman apo përrallë
Poezi apo tregim, një novel a diçka tjetër
Rënd'si ka që shpirti im, rrjedh ngadalë këtu mbi letër!

Dhe pse malli është bot' tjetër, nuk është sot këtu ku shkel
Kohë e shkuar, ndjenj'e vjetër, që shumë thellë në shpirt ka ngel'
S'mund të shuhet as me ujë, as nga breshër e stuhi
Eshtë si prushi i harruar, që ndez era përsëri!

Udhëton njeriu me mallin dhe takon ata që do
Nostalgjia prek memorien e me lot zemrën e ngroh
Sa shumë njerëz nga jeta jote, janë të ikur, të larguar
Sa kanë ikur me dëshirë, sa të tjerë të detyruar!

Edhe shkruaj vetëm shkruaj, fjalët jo nuk kanë të rreshtur
Përmbi ndjenja pena luan, me fytyra që kanë heshtur
Zëri tyre vjen me mallin dhe unë veç përfytyroj
Eh sa njerëz që kanë ikur dhe më kurrë s'do t'i takoj!
 
Ç’të them

Ç’të më thonë yjet, s’kanë folur kurrë me mua
Ç’të më thotë dhe nata në këtë orë të vonë
Pëshpërin logjika, më thotë mos të të dua
Po çfarë di logjika..., zemra dashuron!

Çfarë t'i them unë ëndrrës që më sjell tek ti
Madje edhe gjumit asgjë s'kam për t'i thënë.
Unë i lash të gjitha ..., at'herë në dashuri
Ndaj dhe shpirtin natës, vullnetshëm i kam lënë.

Ç'të më thotë muzika, ajo me vete flet
Ç'të më thonë dhe vargjet që thurrin poezi
Pëshpërin logjika, më thotë të lë të qetë
Po ku di logjika..., ato që zemra di!
 
Paradoks

Ditëve njerëzit mbi tokë të ngurtë

Netëve të gjithë gjejmë qoshen tonë.

Aty ku bëhemi aq të urtë

E ku do shpirti na dërgon...

Nën rreze dielli, nuk je me mua

E kur shkel nata tmerrësisht të ndjej

Në cilën natë më the të dua…

…, e atë natë nuk mund ta gjej!

Kur jam pa ty, nuk jam me veten

Kur jam me veten të dua ty

Sa dashuri në shpirtëra mbeten

E vdesin po në shpirt…, aty!
 
Te shoh,te shoh ne dhomen bosh
Ku vec portreti yt ka vend
Ti nuk e di sesa me johsh
E as nuk di sa me cmend!

Ti nuk di si lexohet me buze
Aq me teper me buze si shkruhet
Te t'digjet shpirti zjarrit-muze
Te fryje fortune e mos te shuhet!

Mbi ty do shkruaja gjithe boten
Me zell,pasion,etje,uri....
Te me mahnisje ne arte e shkruar
Koke e kembe nje poezi.

Ti me johsh duke te pare
Imagjino sikur te te prekja....
Vdekja do te na kishte ndare
Munde te them "madje as vdekja"!

✌✌
 
Me dhjetra herë

Dhe sot u gjenda n’atë gjëndje
Kur shpirti prehet, në mërzi
E zymtë jetë ! E errët mbrëmje
Të shoh nuk dua, asnjeri!

Dhe sot u gjenda n’atë gjëndje
Që e ka ndjerë çdo gjë e gjallë
Të mos ndjesh gjë, mëngjes e mbrëmje
Madje dhe zemrën rrallë, shumë rrallë!

Kësaj i thonë vdekur mes të gjallësh
Gjithçka të shohësh pa e ndjerë
Të hysh në gropë e prap të dalësh
Dhe një dhe dy, me dhjetra herë!

Të prekësh veten me duart akull
Për të kuptuar që je në jetë
Të pyesësh jetën, përse ke ardhur
Një herë, dy, tre edhe dhjetë!...

E jashtë të shohësh që ka zbardhur
Edhe të thuash, sa paskam fjet’!
 
Nëse dhemb!

Mbylli sytë . Le të jenë lagur
Hyrë pa droje në kujtime
Mba dritaren pak të hapur
...,nëse dhemb mungesa ime!

Nëse dhëmb mungesa ime
E godet në shpirt e zemër
Hyrë pa frikë në meditime
Dhe më thirr... Më thirr në emër!

Dhe më thirr...Më thirr në emër
Ose shkruam emrin, varg
Mbamë në gjoks nga ana ‘’zemër’’
Do e ndjej unë që nga larg!...

Mbyli sytë. Rri larg kësaj bote
Shko në ëndrrash, udhëtime
Aty ku unë, jam zemra jote
Aty ku ti, je zemra ime ...
 
KUR PRITJA MBARON

Të prita shumë e ditët humba,
E netëve shpirtin e humbja krejt.
Kur shpirti mëson të arratiset,
Nuk kthehet më, në rrugë të drejtë!

Tani rebel edhe i dehur,
Nuk mund të pres asgjë nga ti.
Sa dashuri mbeti pa shprehur,
U tret në pritje! Sa dashuri!

Diku dëgjova për “ardhjen’’ tënde,
Nuk u gëzova për çudi.
Ndoshta shpirti që të donte,
S’është me mua më tani!

Kur shumë të doja, s'munda të kem,
Tani që erdhe nuk mund të dua.
Sepse pranova që s'më përket,
E mbete larg, shumë larg nga mua.
 
Meditimi i një muzgu
Frymonte shpirti buzës së detit
Dhe pafjalësia bëhej art.
Nuk vinte më zhurmë e qytetit.
Tashmë çdo gjë u bë e qartë...
Isha larguar nga fryma jote
Buzës së detit në muzgun gri
Do t' jem pjestarë i kësaj bote
Pjestare e saj do t'jesh dhe ti...
Isha larguar nga sytë e tu
Me pafjalësinë në shpirt ngarkuar.
Në muzgun gri e detin blu.
Dua të them, ''isha larguar''...
Tanimë, jam larg prej teje.
Aq sa dhe dielli në perëndim.
Nga ty që endesh nëpër deje
Nga ty që quaja, gjaku im...
Do t'kem ty breng a nostalgji
Ndoshta ditar mbushur kujtime.
S'kam frikë si do t’shpëtoj nga ti.
Frikën ia kam unë vetes sime!
Si të shpëtoj nga ky që jam
Nga muzgjet mbushur meditime.
Një distancë pa fund na ndan
Pa fund, sa dashuria ime!
 
Sipas Bukovskit

Sa herë kam vdekur duke pritur
Si Bukovski e të tjerë.
Jam ringjallur, po në pritje
''Shpirti del vetëm një herë''!

I fiksuar drejt tavanit
Si Bukovski e di mirë.
Për një gjest, një fjalë, një shenjë
''Vdisja'' netëve me dëshirë!

Sa të vdekur mes të gjallësh
Në një botë, ku vdes një herë.
Turma njerëzish, vorbull fjalësh
Pritje, mall, parajs' e ferr!

Në çdo pritje ka qetësi.
Edhe lotë që rrjedhin lumë.
Prisja unë, të vije ti
Prisje ti, të vija unë!

Askush s'erdhi e prandaj
Thash të rroj kështu së gjalli.
Mirë, Bukovskin do e ndaj
Si t’shpëtoj nuk di, nga malli!
 
Per Nenen

Je e imja,jam i yti
Qe nga toka e gjer te syte
Nese do t'lindja per se dyti
Prap do te isha biri yt.

Me dhe shpirt,ti nga i yti
Ndeze drite per syte e mi
S'do mendohesha per se dyti
Vec per tenden dashuri.

NENE sa embel mbushet goja
Kur shqiptohet emri yt
Ne cdo gjuhe une do ta thoja
Porsi ty nuk gjen te dyte.

✌✌
 
Midis nesh

Midis nesh një botë e akullt

Edhe ndjenja zënë në çark

Fryn si erë ky mall i plakur

E s'pushon, veç vjen përqark!

Midis nesh një botë pa ngjyra

Ku dhe ndjenjat janë në gri

Fryn ky mall që sjell fytyra

E shumë herë, bëhet stuhi ...

E shumë herë bëhet i frikshëm

Bëhet zjarr që djegë në gji

Mjaft fytyra sjell çuditshëm,

por më shumë anon nga ti.

E atëherë bëhet si flutur

Kur kujtimin tënd përkund

Bota, bëhet më e bukur,

por përsëri mbetet pafund !
 
Shpirti i shpirtit

Të kujtohet ? Të thash ''të dua''
E ti më the ''më vjen të qaj''
Si të ndahesh t'i nga mua !?
Shpirtin, shpirtit si t'ia ndaj!

Të kujtohet ? Sigurtë që po
Kur të thash ''çdo gjë mbaron''
Ti këmbëngulje thoje, jo
Por ja, koha e tregon!

Koha bën çdo gjë të tretet
Djegë kujtimet i bën hi
Ndonjëherë në zemër mbeten
Ato që quajmë plagë në gji!

Plagë, por nuk të lënë të vdesësh
Vetëm shpirti dhunshëm dhemb,
Disi kështu, mëson të presësh
Ulur..., shtrirë a dhe më këmbë!
 
Buzëqesh sërish

Të të shkruaj, rri mendohem
Shkronjat ranë në letargji.
Shfryj, çmendem, ulem, çohem
Gjë s' të shkrova përsëri!

Formoj numrat, qetë e shtruar
Telefonin shtrëngoj fortë
Kur pash emrin tënd të shkruar
Përsëri s' të mora dot!

Gjithë ky mall që rri i mbledhur
Si një lëmsh gulçon në fyt.
Lotë nuk kam më për të derdhur
Më janë tharë shpirti dhe sytë!

Dhe pse fjalët më janë zhdukur
E pse malli dhimbjen ndjell
Është kujtimi yt i bukur
Që sërish buzëqeshjen sjell….

Sonte malli ngjan me yje
Edhe shpirti im me qiell!
 
Sigurisht që do të vdesësh
Mos ngulmo n'atë që iku.
Duar-lidhur s'ke ç'të presësh
Mos të t' udhëheq paniku!

Pa dyshim që je i fortë
Sepse gjaku ka fuqi .
Kur panikun s'e mundë dot
Dihet, do të mundë ai!

Nuk ka fund kur shkon për poshtë
Pusi i frikës nuk ka fund.
Kur panikun dot s'e mposhtë
Dihet që nuk shkon kurrkund!

Unë e di nuk është e thjeshtë
Po çfarë është e thjeshtë në jetë?
Kur panikut tënd i hesht
I jep jetën tënde vetë!

Dili kundër rrjedhës së lumit
Detin mbaje në pëllëmbë
Nëse s'i shpëton dot plumbit
Hape gjoksin, vdis në këmbë!

Sigurisht të gjithë do të vdesim
Sa je gjallë mos i mbyll sytë.
Frikës sonë udhën t'i presim
Mos t'na bëhet lëmsh në fyt!
 
Atje ku duhet.

Më lanë të "vdes", (më lanë, të mi-të)
E unë jam gjallë në sajë të tyre
Shtrëngova dhëmbët e nuk dhash shpirt
..., që t'i pështyj tani, fytyre !
I mbylla sytë dhe i besova
S'është faji im... Ja, ky jam unë
Gjithçka që kisha e dhurova
Shpirtin dhash... Ç'të jap më shumë?
Keni parë sy që ëmbël qeshin
Me fjalë të bukura të lyejnë e lajnë
Sa të gjejnë rastin grushtin të ngjeshin
Edhe pas shpine qeshin e shajnë!
Të merret fryma, të erren sytë
Kërcejnë dhe tëmthat me mërzinë
Padrejtësia ngadalë të mbyt
Dhe shpirti vete në "amin"...
Mëso diçka nga një poet
Që shumë e shumë e panë" të gjorë "
Çdo gjë do shkojë në vend të vetë
..., në një të caktuar orë!
Më lanë të vdes, por s'u dorëzova
U tërbova, po, aq sa nuk thuhet
E kur të gjitha në djall i çova
Çdo gjë shkoi atje ku duhet !
 
Nuk mund të dua përsëri

U përballëm pas shumë kohësh
Ti dhe unë, si atëherë
Ti nuk munde të më njohësh
Unë të njoha, menjëherë ...

Dorën dhamë si dy të huaj
Kokën ulur, fjalët prerë
Por, diçka nisi të luaj
Në stomak, si atëherë ...

Flutura trupin e përshkuan
Toka tundej poshtë ndër këmbë
Ç'dreqin donin që ngacmuan
Atë plagë që aq shumë dhemb!

Por s'i lash të fluturonin
I ndalova, qëllimisht
Mos më pyesni si munda
Nuk përshkruhet, natyrisht ...

Ti më the ''sa kam ndryshuar''
Ikin vitet the, si era
The, që nuk më ke harruar
E të tjera, e të tjera!

Dhëmbët fort, shumë fort shtrëngoja
Ti kërkoje nga unë fjalë
Por unë vetëm të dëgjoja
E së fundmi thash, ''më fal''

Më duhet të ik, thash nxituar
Sytë s'i ngrita që përdhe
S'isha gati për të zgjuar
Atë ç'ka në shpirt më fle!

S'mund t'harroj as unë vërtet
E ti nga unë, s'i ndaje sytë
Të desha njëherë në këtë jetë
Nuk mund 'të dua' për herë të dytë!
 
Trotuari i nostalgjisë

Pëshpërin sonte vetmia
Bashkë me gjethet hiqet zvarr
Trotuar, pllaka me vija
Heshtje, gjethe, trotuar...

Rrugë e gjatë e monotone
Hapa malli të pafund
Zemra do ''destinacione''.
Kurse ti, nuk nxjerrë ''gjëkund''!

Shkel mbi pllakat vija-vija.
Duke ditur se ç'më pret.
Në fund të tij ndodhet shtëpia
Unë k'të rrugë e bëj kaq vjet'.

Kaq vjet që shkel pllakat me vija
E humb në 'to si një i marrë.
Dua të t'them, që nostalgjia
Më merr sa shkel, k'të trotuar!

Dua të them që nuk të dua.
Në këtë rrugë, ç'pësoj s'e di.
Për çdo natë ecën me mua
Nga këtu gjer në shtëpi.

Dua të them që më mungon
Ç'të të them e ç'të kuptosh.
Herë, pranë vetes më afron
Pa harruar t'më largosh!

Destinacionin e di zemra.
Rrugët janë veç t'i përshkosh!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.