Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Bledi Ylli

Përjetë i yti.

Nuk u ktheva të t' shikoja
Por u kthyen sytë e mi
Në të kundërt dhe pse shkoja
Zemrën, kisha lëne tek ti!

Me gjithçka që kishte brenda
Ndjenjash, gjaku orendi
Në tokë tjetër shkelte këmba
Zemër-shpirt aty tek ti...

Në botë tjetër përfundova
Unë dhe trupi im i shkretë.
Për së largu e kuptova
Ç' kisha humb' në të vërtet...

Pa ty, humba në kujtime
Do të thotë ''ty s'mund të humb''.
Kur në dorë ke zemrën time
Asnjëherë nuk bëhesh fund...

Ndaj s’u ktheva të t’ shikoja
Sepse sytë u kthyen vet
Në të kundërt ndoshta shkova
Por tek ti mbeta përjetë!
 
Sepse pa ty

Kur nuk shkruaj diçka për ty
Rrëshqet dita pa u ndjerë.
Kur nuk flas për ata sy
Ç'mund të them unë për të tjerë!?

Kur pa ty në mendjen time
Them që ditën e kalova
Pa të patur në kujtime
S'di në isha, a jetova!

Kur i hesht mungesës tende
Pa i thënë, sikur një fjalë.
Nga mëngjesi gjer në mbrëmje
Nuk kuptoj, a isha gjallë!

Se pa ty, pa frymën tënde
Jam mësuar dhe jetoj.
Por kujtimin tënd çdo mbrëmje
E kam jetë, e kam nevojë!

Në zemrën time kur malli endet
E gjaku shtyhet me furi.
Ku trupi shkel e s'di ku gjendet
Pa dyshim që dorë ke Ti!

Kur mos të kem ç’të them për ty
E di dhe, dielli më s'do të lind .
 
Zhurmë malli

Vijnë ca net me zhurmë malli
Që dhe shpirti s'i mban dot.
Sa i ngjan kjo natë, një shalli
Që dy duar shtrëngojnë fortë.

Të ndjej frymën pas në zverk
Mes manisë më humb kontrolli
Përsëri rashë në hendek
Ja dhe sonte kështu ndodhi!

Bëj një hap drejtë humbëtirës
Dy të tjerë më marrin pas
I pamat' deti dëshirës
Kush për shpirtin gjeti masë?

Erdhe sonte si shumë herë
Shpirtit s' le më udhë e skutë
Çdo hap tëndin e kam ndjerë
Dhe kur shkelje ëmbël-butë.

Vijnë ca net me zhurmë malli
Ku imazhin tënd e ndesh
S' mund t' më vdesësh për së gjalli
Ndaj dhe unë të buzëqesh…

E pres gjumin të më marr
Të jesh mirë kudo të jesh!
 
Unë, ti dhe distanca…

Kthehu të lutem nga udha e largët
Eja me erën që sonte bën zhurmë.
Kjo mbrëmje e heshtur, e plogësht, e vakët
Kujtime të tuat më pruri në turmë .

Të lutem, mos luaj me kohën që ikën
Sepse dashuria në dhimbje zë rrënjë.
Në do të më heqësh nga sytë edhe dritën
Qëndro e larguar pa dhënë asnjë shenjë.

Lëshoji ti fjalët ashtu, për së largu
Më thuaj ''të dua'' , qoftë dhe gënjeshtër.
Për mua nuk bëre asgjë, më së paku
Nuk di përse dreqin, të ndjej gjer në eshtër!

Të lutem mos rri kaq kohë e larguar
Eja ti ëmbël, tek unë që të pres.
Nuk ''vdiqa'' se ndoshta nuk ishte e shkruar
Veç ti mund të ''shkruash'', kur unë do të vdes!
 
DRITA MALLI


Ajo zhurma buzës detit...
Një aromë mbushur "natyrë"...
Bashkë me dritat e qytetit...
Më kujtuan një "fytyrë"...

Hapi krahët nostalgjia..
Edhe nis’ të fluturoj..
I rrëmbeu, ndjenjat e mija..
Gjer atje..! Atje i coi…

Të përk’dhela unë sërisht,
Sërisht e ndjeva atë zjarr..
M’u mor fryma, tmerrsisht..
Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..
Me sy mbyllur si gjithnji..
Krahët hapur zemra ime..
Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa të të flisja..
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..
“Të dua”, doja të thërrisja…
Por pa dashur hapa sytë..

E kur do te them ''të dua''...
Mire e di, do të jesh larg...
Ike! Po, por le tek mua..
Një pafund kujtimesh,varg...!

Dhe tani ti vjen me rrallë...
E me rrallë akoma, flet...
Dikur vije mbushur mall...
Tani ''malli'', je ti vete...

Ajo zhurma buzës detit..
Ajo aromë që hap mushkritë..
Mij’ra, dritat e qytetit..
E unë shihja vec nje dritë…
 
Sonte në mbrëmje,kalo e më merr,
Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,
Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,
Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes!

E dashura ime, kalo, më rrëmbe
Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,
Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’
Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!

Si ditë apo natë, njësoj është për mua,
Dhe sensi i kohës ka ngelur “atje”,
Përvec trupit tim,c’do gjë e kam hua,
Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!
 
@Luledielli ke zë fantastik
Poezive u kë dhënë jetë dhe ngjyra
Vazhdo silli në këtë formë se është gjëja më e bukur në forum..
Lë shenjë dhe gjurmë
Faleminderit që na i servire me zërin tënd melodioz❤
 
Nënë e Bab

Atëherë kur shpirti digjet
Shkon e fshihet hënës mbas
Mua kush do t' më përgjigjet
Nënë e bab' kur të thërras?

Disa dhimbje s' dinë të reshtin
Thonjë të ngulur në mushkri
Zakonisht të gjitha heshtin
Kur ndjen dhimbje një njeri!

Them se do të gjej buzëqeshje
Le të qajë shpirti( s' ka gjë)
Unë do t' ju thërras në heshtje
Ju përgjigjmuni pa zë!
 
Na rrëmben shumë herë errësira
Dhe me mëndjen ku nuk shkuam ...
Kërkojmë udhët më të mira
Për të gjetur ku gabuam

Gjepura ! Udhën e duhur
Kurrë s'e morëm ...E menduam!
 
Të dua

Të dua më ëmbël se vetë ëmbëlsia
Të dua me frikën (një ditë do t’humbas).
Të dua pa pyetur se ç’është dashuria.
…,të dua pa masë.

Të hapësh sytë i përqafuar
Të thuash jetoj dhe unë jetoj.
Të marrësh frymë në buzë-bashkuar
Të duash kurr' të mos mbarojë!

Të dua aq shumë sa fjalët teprojnë
Të dua çuditshëm aq shumë sa ndjej frikë.
Të dua si puthjet që puthje kërkojnë!
...,të dua dhe pikë!
 
Rikthim

Në fund të frikës ka thonjë t'përgjakur
Në grop të heshtjes ka veç err'sirë
Nga dielli djegur, nga koha plakur
Kur sheh më keq thua "jam mirë"!

Më pas vijon, rrëmben inati
E tëmthat ziejnë si llavë nën tokë
Kjo "kokë" thua, kaq e pati?!
A mendtë më shkuan në tjetër "kokë"!

Më vjen inat që mund të hesht
Që mund të qaj më vjen inat
Mërzia, makthet vihen rresht
E dhimbja ngjitet kat më kat!

Më vjen inat që rri e shlodhem
E pres nga dielli të më ngroh.
Bomba të bjerë këtu ku ndodhem
E unë të bëj sikur s'e shoh!

Më vjen inat që u hap udhët
Kalojnë marrëzira, qindra-mijëra
Dhe unë i shoh! Ndjehem i mugët
Kam telefon që bën çudira!

Më ngelën sytë nëpër ikona
që i kaloj e gjë s'mbaj mend.
Më thuaj: Kjo botë a është e jona?
Mos unë jetoj në tjetër vend?

Çfarë t'i bëj syve? Më marrin ëmbël
E më shtegtojnë në vende hije.
Sikur ta dish që je në ëndërr
Larg realitetit ( sikur ta dije)!

Ndashta jam rritur, e ndoshta plakur
Ndaj s'kam ç'i bëj lëmshit në fyt.
Ky "det" nuk erdhi për të na lagur
U rrit niveli e po na mbyt!

Për ty s'e di se sa je gati
Unë do të vij për herë të dytë!
 
“Flutura në zemrën time”

Më duket bota më e bukur
Kur prezencën tënde ndjej.
Ç'të të bëj që je një flutur,
Herë të humb e herë të gjej!

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën
E bëra fushë me lule plotë.
Kurthe ngrita për ty flutur
Por ç’e do, s’të kapa dot!

U pajtova me dëshirën
E të lash të jesh ashtu.
I’u nënshtrova reaitetit
Ti atje e unë këtu.

Vjen ngadalë në zemrën time
Edhe ulesh pa u ndjerë.
Ndonjëherë, je muza ime
Dhe mërzia, ndonjëherë!

Disi kështu kalon dhe koha
Rend dhe jeta disi kështu
Qysh at’herë që ty të njoha.
Ti atje e unë këtu!

Thonë që shpresa vdes e fundit,
E unë them, “ pas saj do t’vdes”
Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,
Unë ty prap se prap, të pres!

Më duket bota më e bukur,
Ndaj preferoj të rri me ty.
Ç’të të bëj që je një flutur,
“Herë këtu e herë aty”!

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.