Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Bledi Ylli

Mos harro...

Mos harro: "Jeta është një labirint ku endesh
Mos u ngut, sepse s'i dihet ku të nxjerr.
Ka pasur raste, në atë vend ku gjendesh
Mund të kthehesh e të kthehesh dhjetra herë!

Mos harro:''Jeta është si loja mos u nxeh''
Kush e ka lujatur nuk ka nevojë për shpjegim.
Ka pasur raste, ku pranë suksesit je
Një zarë i keq të shpje gjithë lojën në fillim!

Sepse zari është punë fati miqtë e mi
Dhe vetë fati mund të thuash, është zarë.
Kështu në jetë mund të kërkohet strategji
Po kurrsesi s'duhet ta marrësh si një garë...

Bledi Ylli
 
Ti dhe shpirti

Do të dua edhe pas vdekjes
Pas asaj bojës sime t' hirtë.
Hyre shumë thellë brenda meje,
aq shumë, saqë m'u bëre shpirt!

Pjesë në trup nuk le pa m'prekur
Gjersa arrite në piedestal.
E di, akoma s' më ke vdekur
Do t'më vdesësh, dal'ngadalë.

Më preke duart, teksa unë rrija.
Përk'dhelje ëmbël nuk them se jo
Mirëpo sa herë doja të t'shtyja
Ti më thoje, ''më afro''!

Duke plotësuar dëshirën tënde
Duke të mbartur në krahët e mi.
N'ato shtrëngime, në buz'mbrëmje
Ish' hapur shpirti. Hyre ti...

Shumë kanë hyrë aty e dashur
E me pas, ikën me erën.
Kurse ti, dije ç 'kërkoje.
Ndaj nga brenda mbylle derën.

Gjersa prej kohësh aty endesh
Edhe mendon të rrish, aty.
Pas vdekjes sime e gjallë do gjendesh
Ti dhe shpirti im, të dy!
***********************************************
Bledi Ylli
 
MOMENT

I humbur në një libër, je duke lexuar
Kërkon, jetën tënde ndër flet duke shfletuar.

Krahason një shkronjë, me një fjalë të urtë
Thua: Eksiztoj në një jetë të ngurtë!...

Nëpër sa pengesa, thua, kam kaluar
Sa kujdes kam patur për të mos gabuar.

Sa fjalë të këqija, thua, s'kam përdorur
Për të evituar ç'ka tashmë ka ndodhur!

Muret e kësaj shtëpie, ku tani jeton
Udhëtimin e kësaj jete, çfarë ke berë tregon.

Pra, ja jeta jote, e shndërruar në mur
Për çfarë u mundove, për të qenë një gur?...

Tashmë hapat hedh, në rrugën e njohur,
Plotë njerëz ajo, për ty të panjohur...

Fytyra të ndryshme që flasin njësoj,
Askush s ‘ka kuptuar, që jeta është lojë!

Zbavitëse, e bukur, e rreptë, intrigante,
Shumëngjyrëshe, mahnitëse, herë dhe gjigante.

Udhëkryqe, rrugë-qorre, që duhen kaluar
Dikë ke mbi kokë, nga ty më i ’’zgjuar’’.

S’të pyeti njeri, kur lojën fillove
Të hodhën aty, ti rrugën vazhdove…

U kape mbas fatit, ai të lëshoi
Ç’është fati vërtetë , asnjë s'e kuptoi…

Tashmë rrugën ndjek, por lojën e humbe
Rrëshqiti në det, shaminë ti i tunde!

Jeton si i vdekur në shpirt i rrënuar
Nuk mund të fitosh, kur kurrë s’ke luftuar!

Bledi Ylli
 
Rikthim

Në fund të frikës ka thonjë t'përgjakur
Në grop të heshtjes ka veç err'sirë
Nga dielli djegur, nga koha plakur
Kur sheh më keq thua "jam mirë"!

Më pas vijon, rrëmben inati
E tëmthat ziejnë si llavë nën tokë
Kjo "kokë" thua, kaq e pati?!
A mendtë më shkuan në tjetër "kokë"!

Më vjen inat që mund të hesht
Që mund të qaj më vjen inat
Mërzia, makthet vihen rresht
E dhimbja ngjitet kat më kat!

Më vjen inat që rri e shlodhem
E pres nga dielli të më ngroh.
Bomba të bjerë këtu ku ndodhem
E unë të bëj sikur s'e shoh!

Më vjen inat që u hap udhët
Kalojnë marrëzira, qindra-mijëra
Dhe unë i shoh! Ndjehem i mugët
Kam telefon që bën çudira!

Më ngelën sytë nëpër ikona
që i kaloj e gjë s'mbaj mend.
Më thuaj: Kjo botë a është e jona?
Mos unë jetoj në tjetër vend?

Çfarë t'i bëj syve? Më marrin ëmbël
E më shtegtojnë në vende hije.
Sikur ta dish që je në ëndërr
Larg realitetit ( sikur ta dije)!

Ndashta jam rritur, e ndoshta plakur
Ndaj s'kam ç'i bëj lëmshit në fyt.
Ky "det" nuk erdhi për të na lagur
U rrit niveli e po na mbyt!

Për ty s'e di se sa je gati
Unë do të vij për herë të dytë!

©️Bledi Ylli
 
Udhë e mbarë.....

Kush besimin tim e humbi
Më vjen keq aq sa nuk thuhet
Botës jo, nuk I vjen fundi
Disa bëjnë atë që duhet !

Disa bëjnë atë që duhet
Zgjohen-flenë me djersë të ballit.
Dhe besimi sikur shuhet
Në k’të botë me sytë e djallit !

Në k’të botë me sytë e djallit
Gjithë nga ty kënaqur mbetën
Ti me shpatë në mes të hallit
U dhe shpirtin, zemrën, jetën !

U dhe shpirtin, zemrën, jetën
Pa kërkuar për të marr.
Kur mësove të vërtetën
U zhgënjeve ... Edhe çfarë ?

Të zhgënjyhen ? Edhe çfarë
Ndjehesh keq, aq sa nuk thuhet ?
Të kuptoj, ndjehesh shpirt-vrarë
Me besimin, jo nuk luhet ! ...

Le të kenë "udhën e mbarë"
Ti ke bërë atë që duhet !
_________________________________

[ Bledi Ylli ]
 
Ne dhe bota

Kërko të ecësh këmbëzbathur
Të kuptosh se ç'është natyrë.
Mos ëndërro të jesh i pasur
Por jeto..., me një fytyrë.

T'kesh dy duar dhe një zemër
Dhe dy këmbë të shkosh gjëkund.
Mbaji fort, emër, mbiemër
Dinjitetin mos e humb...

Thonë që njerëzit shkatërojnë botën
E unë qesh gjer në çmend'i.
Ç'mund t'i bëj njeriu botës
Veçse t'vras veten e ti'!...

Kjo botë ishte pa njeriun
Dhe do të jetë pa 'të sigurt
S'ka rëndësi në është e djegur
Në është ujë apo e ngurt!

Kërko të ecësh këmbëzbathur
Edhe vdekjen mos e prit.
Në këtë botë quhesh i ardhur
E kush vjen, ikën një ditë!

Bledi Ylli
 
Shpirti i bukur

Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!

Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi...
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!

E ndonjëherë shkoj nga e keqja.
I shkruaj shtrigave që bëjnë magji.
Që të urrej, të t'heq nga vetja,
të bëj si 'to, por s’bëhesh Ti!

Ndërkohë që shpirtin e shëmtoja.
U bë m' i bukur, çuditërisht.
E kur e bukura kërkon të bukur.
S'mund të largoj ty, natyrisht!
..................
@Bledi Ylli
 
'Flutura në zemrën time''

Më duket bota më e bukur,
Kur prezencen tënde ndjej',
Ç'të të bëj që je një flutur,
Herë të humb' e herë të gjej!

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,
E bëra fushë me lule plotë,
Kurthe ngrita për ty flutur,
Por ç’e do, s’të kapa dot!

U pajtova me dëshiren,
E të lash te jesh ashtu,
I’u nënshtrova reaitetit,
Ti atje e unë këtu!

Vjen ngadalë në zemrën time,
Edhe ulesh pa u ndjerë,
Ndonjëherë, je muza ime,
Dhe mërzia, ndonjëherë!

Disi kështu kalon dhe koha,
Rend dhe jeta disi kështu,
Qysh at’herë që ty të njoha,
Ti atje e unë këtu!

Thonë që shpresa vdes e fundit,
E unë them, '' pas saj do t’vdes'',
Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,
Unë ty prap se prap, të pres!

Më duket bota më e bukur,
Ndaj preferoj të rri me ty,
Ç’të të bëj që je një flutur,
''Herë këtu e herë aty''!

Bledi Ylli
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.