Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Recetë gatimesh nga të gjithë.

Ëmbëlsira më e bukur për Vitin e Ri: Bredhi-ëmbëlsirë i gatshëm për pesë minuta!

Përbërësit:
– 1 paketim brumë të dendur,
– Krem çokollate,
– Të verdhët e vezës (për lyerje),
– Sheqer pluhur

Përgatitja:

Shtrijeni brumin e dendur dhe lyeni me kremin e çokollatës, sipër shtresës së kremit qitni edhe një brumë të shtrirë.
Nga anash priteni brumin me kremin e çokollatës në formë të bredhit, ndërkaq tepricën largojeni.
Bredhin tuaj nga brumi priteni anash në formë “resash”, kur t’i pritni mbështillni në spirale, siç do t’i shihni në video më poshtë.
Bredhin e përgatitur lyeni me të verdhët e vezëve dhe futeni në furrë që të piqet rreth 2 minuta në 180 gradë.
Ëmbëlsirës qitni sipër sheqerin pluhur.

77616

Ju bëftë mirë!
 
Gjellë me perime​

coban_kavurma-60adca39-9068-4578-919a-29bf07b0d0e9.jpg

Përbërësit
  • 1 kg mish
  • Qepë të vogla
  • 6 copa hudhër
  • 1 spec i gjelbërt
  • 1 spec i kuq
  • 3 domate
  • 2 lugë vaj vegjetal
  • Kripë
  • Biber i zi
Hapat
Në një tenxhere e vendosim mishin dhe rreth 10-15 minuta e fërgojmë me pak vaj vegjetal.
Qepën e qërojmë, domatet i premë në copa të vogla së bashku me hudhrën, specat, erëzat dhe 1 gotë ujë të vakët.
Gjellën e ziejmë rreth 25 minuta në zjarr të ulët dhe pas zierjës së nevojshme e ndajmë nëpër pjata.

Ju bëftë mirë!
 
Krelan...du me dit e bejn kosovaret me djath nese din plz ma drg...?
Se shof e ne YouTube. Po pertoj ahahah
 
Lazanje me patëllxhanë​

36064642_187305968622662_2283042174595497984_n.jpg

Përbërësit
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungullesh
  • 6 lugë mocarellë
  • Vaj vegjetal
  • Kripë
  • Biber i zi
  • 1,5 gotë sos domatesh
Hapat
Patëllxhanat dhe kungulleshat preni në fleta të holla, lyeni me vaj vegjetl, kripë dhe biber të zi.
Pastaj i vendosni në skarë ose në tigan të ngrohtë për pjekje.
Në një tepsi e derdhni pak sos të domateve, pastaj i rëndisni patëllxhanat, mocarelën, kungulleshat, sosin e domateve, dhe në mënyrë të njejtë i rendisim të gjitha patëllxhanët.
Patëllxhanave përmbi ia vendosni nga një copë djathë ose kaçkavall, i vendosim përsëri në furrë për pjekje rreth 5-6 minuta.

Ju bëftë mirë!
 
@DuQe kjo eshte ?

Krelanë me miell misri
images.jpeg

Përbërësit:

2 vezë
1 gotë vaj(2dl)
1 gotë kos
1 gotë miell misri
1 gotë miell
1 pluhur për pjekurina
pak kripë
1 lugë margarin

Përgatitja:
Rrahim vezët me mikser,pastaj i shtojmë vajin,kosin si dhe miellin e misrit.Ne fund shtojmë miellin me pluhur për pjekurina.
Qesim ne tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 200*C rreth 15-20 minuta.
Kur të pjeket e lyejmë me një lugë margarin.Sipas dëshirës brumit mund të i shtoni edhe djath.
 
@DuQe kjo eshte ?

Krelanë me miell misri
View attachment 81404

Përbërësit:

2 vezë
1 gotë vaj(2dl)
1 gotë kos
1 gotë miell misri
1 gotë miell
1 pluhur për pjekurina
pak kripë
1 lugë margarin

Përgatitja:
Rrahim vezët me mikser,pastaj i shtojmë vajin,kosin si dhe miellin e misrit.Ne fund shtojmë miellin me pluhur për pjekurina.
Qesim ne tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 200*C rreth 15-20 minuta.
Kur të pjeket e lyejmë me një lugë margarin.Sipas dëshirës brumit mund të i shtoni edhe djath.
Do e bej neserr....
Oj ti je dashuriiii flmmmm shummm tduuuu fortttt??????
Loqk
 
Role me speca të pjekur​

PeynirliBiberKızartması.jpg

Përbërësit
10 speca të pjekur
400 gr mish i bluar
100 gr përshutë
1 kokë qepë
1 lugë biber i kuq
100 gr kaçkavall
3 vezë
2 decilitra shtalpë për zierje
40 gr djathë parmezan
2 decilitra qumësht
0,5 decilitra vaj
Rigon
Mëlmesa

Hapat
Përshuta, qepa dhe kaçkavalli priten në katrorka, specat e pjekur qërohen, u heqen farat dhe priten përgjysmë për së gjati
Në pak vaj kaurdisen qepa dhe përshuta, shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe
Nga fundi i kaurdisjës shtohen biber i kuq, rigoni, mëlmesa të përziera sipas shijës
Vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet tërësisht, mbushja e përgatitur lihet të ftohet, pastaj shtohet kaçkavalli dhe përzihet
Në secilën gjysmë të specit vendoset nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe speci bëhet role, roletë priten përgjysmë, me qëllim që të fitohn dy role të vogla
Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet dhe në të renditen vertikalisht roletë e specave të mbushur
Në enë të veçantë tunden vezët, shtalpa për zierje, parmezani dhe qumështi, kjo përzierje derdhet mbi specat e mbushjës
Ushqimi piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në 200 gradë celsius

Ju bëftë mirë!
 
Buke e thekur pak voj pak domote i cope djath dhie kry pun ❤️
 
Revani Vlonjate​

Revani Vlonjate - Marina - KuzhinaIme.al

PËRBËRËSIT​

2 gota ujë
4 gota niseshte
1 gotë vaj ulliri dhe gjalp (gjysëm-gjysëm)
1 gotë arra
1-2 lugë mjaltë
1 vezë,
2 gota uji me sheqer.

PËRGATITJA​

1
Në një enë të thellë hedhim ujin dhe niseshtenë dhe e tresim mirë të mos ketë kokriza.
2
Pas kësaj vemë në zjarr një tenxhere të thellë (materiali ideal i tenxheres është bakri, nëse jo përdorni një tenxhere që nuk ngjit të tipit tefal) shtojmë vajin e gjalpin dhe pasi është ngrohur pak hedhim sheqerin dhe e trazojmë me lugë druri derisa të shkrijë sheqeri e të karamelizohet tërësisht e të ketë marë ngjyrën karakteristike të karamelës.
3
Shtojmë arrat (ose bajame, lajthi, kikirikë) hedhim me kujdes të mos digjemi niseshtenë e tretur në ujë dhe me lugë druri trazojmë masën e përftuar me lëvizje të lugës nga jashtë brenda të paktën për 15-20 minuta.
4
Në këtë fazë ose e shërbeni sië është (hasude) duke e hedhur në një formë që të ftohet ose e shtroni në një tepsi, shtoni sipër vezën të cilën e kemi rrahur me 2 lugë mjaltë dhe e fusim në furrë të ngrohtë në 160 gradë C për 35 minuta.
5
Pasi është pjekur e lemë të ftohet dhe e servirim sipas dëshirës vetëm ose të shoqëruar me akullore, fruta të freskëta apo kremra të ndryshëm.
 
E qaj kete ma ka mesuar gjyshja?
 
Krelan...du me dit e bejn kosovaret me djath nese din plz ma drg...?
Se shof e ne YouTube. Po pertoj ahahah
O duqeeee Si e do me duqa a pa duqa se jam dy lloj krelane me sakt tri?
 
Si tdush ?
Ume po te them pa duqa kte e pelqej me shum,, dmth mill mirrin kripen me uj te ncehte sa qe sta duron dora pi lug te drujt I perzien mire brumin?e.me pas pasi te ftohet pak i hap se di sa peta do dalin sa ben varet,kuleqet behen te vegjel i lyene Me vaj e me pas i ve nje mbi nje,,i shtryn me akllagi mos harro ti hedhesh mill mos ngjite ei ve ne tepsi edhe e pjek,,
Pasi te jet gati e pjekur ve me nje tigan gjalp e shkrim edhe pastaj i shkrethton kote pete me lug apo me dor qe secila pete te ndahet nga tjt,,edhe ju hedh gjalpin,,servohet sipas deshires,kos.djath,gjiz ,krip speci, gjera traducionale
 
Sic behet flija zmr apo jo
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.