Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkruani diçka të bukur..!!

• Integriteti nuk ka nevojë për rregulla (Albert Camus)
 
Ik pirdhu:D!!!
 
Inati s'esht tu m'lan
Ti emrin zan e mos me mujt me t nxane
Ti mram ku je kan se 1 dhurat dojsha me ta dhan ???


@Zana
 
LoooL lum ai te cilit/es qe ju drejtu ajo shprehje ????
Tashi ti do me dit e cfare toni zeri kishte a si o puna???
 
Jemi qenie te neveritshme.
Qajme per nje trup te vdekur.
E qeshim me shpirtrat e vdekur.
:(:mad::(
 
Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

Ismail Kadare
 
Jeto sikur do vdesësh nesër, mëso sikur të duhet të jetosh gjithmonë! Gandhi
 
Kur te shikoni veten ne pasqyre perpiqun ta vleresoni imazhin tuaj,e jo ti beni kritika vetes.
 
Janë këto momentet, çastet si ky i sotmi, ku une ndihem vërtetë si Shtatori.
Momentet ku nuk mund të përballosh realitetin e vdekur , momentet ku rrëmbyeshem kalon orët, ecën, shkel gjethet e rëna, momentet kur largohesh nëpër ëndrra, valëvitesh tek notat muzikore, shkruan pa fund (shpeshherë dhe pa sens), dhe ecën pa destinacion, momente ku të vjen ndoresh për kotësi.
Momentet, ku ne zemër mbizotëron një ambient vjeshtak, e përmallues, në të cilat ke tmerrësisht nevojë për dikë dhe njëkohësisht dëshiron të qëndrosh vetëm.
Momente, ku pret me padurim të trokasë në portë, të të vijë një telefonatë, një sms, qoftë edhe një " plaç"...
Momentet, ku gjatë endjes së shpirtit, sheh në çdo cep foto-kujtime, video te shkurtra, sms, të shkëputura nga ditët më të bukura...
Dhe sërish, ngjan se gjithçka rrjedh në normalitet, dhe gjethet unë pa mëshire i shkel, sepse me pelqen zhurma që krijohet, ajo zhurmë më kujton se sërish jam vetem...me vjeshtën në shpirt..

Qetësisht ecin ditet e kësaj fillim vjeshte ashtu siç eci une ne kete muaj, e vetme, e heshtur dhe njëkohësisht si një shi i rrëmbyeshëm, si nje stuhi në.qiell të hapur.
Si dikush që do të bëjë atë që ndjen, ashtu si vjeshta, që.nuk pyet në ke ftohtë, në ke çader, ne ke mall...
...Si nje qënie që adhuron të ulet në një qoshe dhe pret që ti të trokasësh e të lëvizësh sërisht menteshat e shpirtit..

Vjeshta erdhi, ndërsa ti jo, humbe nëpër stinë...po numëroj gjethe më gjethe mungesën tënde e të kërkoj në çdo pikë shiu..
( by me)
 
Vjeshta erdhi, ndërsa ti jo, humbe nëpër stinë...po numëroj gjethe më gjethe mungesën tënde e të kërkoj në çdo pikë shiu..

@Dorina te vodha ket copez bukurie qe me preku me shm nga te gjitha strofat e shkruara , goditi ne shenje a thua se e ke shkruar edhe per mua , a thua se me lexove mendjen e zemren... ????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.