Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

"Njeriu është viktimë e një ambienti që nuk do t'ia dijë fare për shpirtin e tij."

Charles Bukowski
 
"Njerëzit presin gjithë jetën e tyre. Presin të jetojnë, presin të vdesin. Presin në rend për të blerë letër higjienike. Presin në rend për para, dhe nëse nuk kanë para presin në rreshta më të gjatë. Pret të shkosh për të fjetur, dhe pastaj pret që të zgjohesh. Pret të martohesh, pastaj pret që të ndahesh. Pret që të bjer shi, pastaj pret që të ndalet. Pret të hash pastaj pret që të hash përsëri. Pret në ordinancë psikiatrike me një turmë psikopatësh dhe e pyet veten mos je edhe ti njëri prej tyre."

Charles Bukowski
 
68075
"Unë përfaqësoj pijanecin, të degjeneruarin, reliktin njerëzor..."

Charles Bukowski
 
- Na ishin endrrat,
Na ishte realiteti....,
Pastaj na ishte ajo qe i bente te takoheshin.

Bukowski.
 
  • Yll
Reactions: .
tumblr_nnk9a8hp6l1t6dgnoo1_640.jpg
 
"Ka një dritë dikund!
Ndoshta nuk është shumë e ndritshme, por e mposht errësirën"

Charles Bukowski68485
 
68487
"Dukej sikur ishim rritur shumë shpejt dhe të qenit fëmijë na kishte lodhur.
Nuk kishte më respekt.
Ishim si tigra të zgjebosur."

Charles Bukowski
 
68488
"Dashuria është ajo çfarë ndodh njëherë në dhjetë vjet."

Charles Bukowski

Kush pret dhe 10 vjet tjera nga sot?
 
Dhe unë të mendoj po s'të kërkoj.

“S'rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s'të kërkoj.
Madje s'të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di”.

“Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç'ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t'shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?”.

“Do t'më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s'kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at'herë rrimë e presim më kot”.

"Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj, po s'të kërkoj”.

Charles Bukowski

Përshtatur në shqip nga
Thoma K Jance
68628
 
Last edited:
"Si edhe çdokush që mund t'ju thotë, nuk jam njeri i mirë. Nuk e di fjalën e duhur. Gjithmonë i admiroja hajdutët, joligjorët, bijtë e kurvave. Nuk i dua djemtë e rruar, me kollare dhe punë të mirë. I dua të shkretët, njerëzit me dhëmbë të thyer, me shpirt të thyer dhe me fatin e thyer. Ata më interesojnë. Janë të mbushur me surpriza dhe eksplozivitet. I dua edhe femrat e mbetura, kurvat e dehura që shajnë dhe me makiazh të prishur. Më interesojnë perverzët, dhe jo shenjtorët. Mund të relaksohem me rrugaçët, sepse edhe vet jam rrugaç. Nuk i dua ligjet, moralet, religjionet, rregullat. Nuk dua të më kufizoj shoqëria."

Charles Bukowski
 
"Dhe kur duket se bota me shpejtësi të frikshme fillon të mbyllet mbi ty, gota e verës bëhet shok i arsyeshëm.
Ndonjëherë më mirë të mbytesh në një gotë, se sa në shoqërinë e hipokritëve apo shpirtrave të përdalë pa dinjitet"

Charles Bukowski
 
"Një ditë dola në rrugë, dhe si zakonisht, nisa të endem. Isha e lumtur dhe e lirë.
Dielli ishte tamam ashtu si duhej të ishte.
Mrekulli.
Në ajër mbretëronte qetësi që ma vidhte zemrën tërësisht"

Charles Bukowski
 
“Dashnorët e vërtetë nuk bien kurrë në dashuri”

Charles Bukowski

Por vdesin si puna jote, nje endacak dhe pijanec i ndyre nën hijen e lëmoshës...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.