Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

"Ishte femra më e mirë që kam mundur ta takoj.
E takova në një bisedë shoqërire.
Vetëm ajo dintë të më donte zemrën time të kalbur, ku veç vdekjen mbante brenda"

Charles Bukowski
 
-Cili është përkufizimi i burracakut?
-Një njeri që mendohet mirë para se të ndeshet me një luan duke qenë i paarmatosur.
-Po trimin, si e përkufizoni?
-Një njeri që nuk e di se çfarë është luani!
-Çdo njeri e di se çfarë është luani?
-Çdo njeri supozon se e di!
-Por, ka dhe tjerë që flasin në emër të luanit, e këta nuk janë as më pak dhe as me shumë se një hiç"

Charles Bukowski
 
"Nëse njerëzit mendojnë se jam egocentrik dhe i pakënaqur, ndoshta kanë të drejtë - por edhe unë kam disa mendime të mia për ata.
Hipokritët janë plehra, të cilët kur nuk e arrijnë një femër duan ta shkatërrojnë atë.
Si është e mundur, kur unë u jap vetëm shpirtin dhe ato dinë ta mbajnë... A mundem ti vras?
E pra një hipokrit e bën kur nuk arrinë qëllimet e veta... I vret"

Charles Bukowski
 
“Më kuptoni mua!
Unë nuk jam si bota e rrëndomtë. Unë i kam çmenduritë e mia.
Unë jetoj në një dimension tjetër dhe nuk kam kohë për gjëra që nuk kanë shpirt!”

Charles Bukowski
 
"Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët.
Njerëz të tillë ta shëmtojnë bisedën"

Charles Bukowski
 
"...asnjëherë mos i harro njerëzit që të ishin pranë në vështirësi.
Kur them pranë, përveç fizikisht mendoj edhe për emocionalisht, me dashuri dhe me më të rëndësishmen, bashkëndjesinë, empatinë.
Të tjerët frymojnë për qëllimet e tyre dhe ti mos u bëj djall"

Charles Bukowski
 
"...i shihja tek flisnin, pyesnin, pergjigjeshin dhe qëndroja në një cep duke i vëzhguar dhe qeshur me injorancën e tyre.
Por duke pyetur dhe veten, po unë ç' dua në mesin e këtyre injorantëve, që s' dinë gjë tjetër vetëm të shesin mendtë që nuk kanë"

Charles Bukowski
 
Bukowski në të shumtën e rasteve injorohet nga ana e kritikëve letrar dhe akademia amerikane e letërsisë!
Menyra e te shkruarit Bukowskit eshte shumë e thjeshte ,ndoshta prandaj kane gjetur veten shumê njerez, se nuk u eshte dashur të vrasin mendjen shumë, se cfarë ka dashur të thote autori, sepse tek e fundit ashtu ndjehen, por edhe sepse janë gjërat e thjeshta, ato që janë më të bukurat ?
 
" Nëse do të çmëndësh një femër që të pëlqen dhe ndjenjat i' a shpreh vetem privatisht!
Lavdëro buzët dhe sytë e një tjetre në publik dhe i' a ke arritur"

Charles Bukowski
 
"Shoh nje burre, nje burre tjeter, edhe nje tjeter.
Bej shaka, nuk ka kaq shume burra ne ditet e sotme"

Charles Bukowski
 
IMG_20201114_212901.jpg

"Kam parë ç'farë ju ndodh njerëzve që dashurojnë.
Falin dashurinë!
Dhe pastaj nuk ju ngelet më asgjë"

Charles Bukowski
 
IMG_20201114_213136.jpg

Të sundosh mendjen e një femre është ves i një intelektuali!
Të gjithë tjerët kënaqen me trupin

Charles Bukowski



Në fakt, shumica preferojnë "sipërfaqen" ...mendja e femrës i ngjan gjithmone atij ujit të turbullt që të bën të ngurrosh të hysh sepse nuk ia njeh thellesinë...
Ndryshe nga trupi , i cili gëzon atë vetinë magnetiko-magjepsëse që dhe të duash të bësh mbrapsht nuk mundesh...
Së fundmi dua të shtoj që: as intelektualët besoj nuk munden të sundojnë mendjen e një femre!
Sepse sipas Einstein... që të jesh intelektual... Intelegjent duhet mbi gjithcka tjeter të jesh burre!
 
Kam parë njerëz që largoheshin nga unë pa asnjë arsye!
Dhe persona që qëndruan dhe pse u'a dhashë gjitha arsyet për të ikur!

Charles BukowskiIMG_20201114_213856.jpg
 
Le të vijne me ty ata që dëshirojnë të të shoqërojnë...
Nuk është e thënë të të shoqërojnë deri në fund të rrugës.
Të gjithë kanë një rrugë të cilën mund ta bëjnë, mjaft që ti të dish tu rezervosh vend pranë vetes.
As ti nuk je destinacion i detyruar për dikë, as dikush për ty.
Merr me vete ata që duan të vijnë me ty.
Mbase së bashku mund t'i shtoni diçka kësaj jete.
Mos e sforco veten, mbaje dikë në jetën tënde për aq kohë sa të bën të lumtur.
Jeta është e bukur dhe komode për aq kohë sa jetohet me njerëz të kuptueshëm.
Dhe mos harro: mund të kuptohen ata njerëz që ndajnë të njëjtën ndjenjë, jo që flasin të njëjtën gjuhë.

Charles Bukowski
 
GJENIU I TURMËS

Ka mjaft tradhëti, urrejtje, dhunë, marrëzi
te njeriu mesatar sa për ta ngopur një ushtri në çdo kohë

më të mirët në vrasje janë ata që predikojnë kundër vrasjes
më të mirët në urrejtje janë ata që predikojnë dashuri
më të mirët në luftë përfundimisht janë ata që predikojnë paqe

kush predikon Zotin ka nevojën e tij
kush predikon paqen ndjen mungesën e saj
kush predikon paqe nuk ka dashurin

hap sytë nga predikuesit
hap sytë nga të diturit
hap sytë nga ata që gjithmonë lexojnë libra
hap sytë nga ata që ose e përbuzin varfërinë
ose janë krenarë për të
hap sytë nga ata që të mbulojnë me lëvdata
se i duan të shumfishuara më pas
hap sytë nga ata që të çensurojnë pa e hapur gojën
sepse kanë frikë nga ajo që se dinë
hap sytë nga ata që kërkojnë gjithnjë po ato turma
sepse vetëm janë një hiç

hap sytë nga burri mesatar dhe gruaja mesatare
kujdes nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare
rreh te mesatarja

por në urrejtjen e tyre fshihet gjeniu
ka mjaft gjenialitet për të vrarë ty
për të vrarë këdo
pa e dashur vetminë
pa e kuptuar vetminë
ata do të përpiqen të shkatërrojnë gjithçka
që nuk është si ata e mendojnë
që vetë nuk bëjnë dot art
që nuk do ta kuptojnë më artin
do ta quajnë dështimin e tyre
vetëm si dështim të botës
të aftë për të dështuar me të vërtetë
do besojnë se dashuria juaj është e cunguar
dhe pastaj do t' ju urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer

si diamant shndritës
si thikë
si mal
si tigër
si helmatim

arti i tyre më i hollë...

Charles Bukowski
 
IMG_20201114_215253.jpg

"Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë ta donim njëri-tjetrin por jo. Jemi të terrorizuar nga rivaliteti ndaj njëri-tjetrit"

Charles Bukowski
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.