Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

I dashur
E di çpo më bën përshtypje nëpër virtual?
Ndonjëherë shumëçka e ndonjëherë asgjë..
Kur ti regjistrohesh në fillim, nëse je i/e re në këto ujëra të " pista" e ke ngrënë, nëse i njeh chatet, je i zoti/zonja t'ia dalësh..
Ndihesh i paragjykuar e në të njëjtën kohë paragjykon...
Ke dy rrugë: ose të durosh mbi kurriz çdo pengesë që has ose duhet të dorëzohesh e t'ja mbathësh në kohë( nëse ndodh kjo e fundit të ka pa zoti, sapo ke shpëtuar nga një Ves)..
Ti i beson dikujt diçka, dhe kjo diçkaja është shpërndarë në një grup individësh ( brënda ose jashtë formatit), je qendër e thashethemeve, e sulmeve, kunjave, intrigave, mllefeve, ironive, intrigave
Dashur pa dashur je pjesë e klaneve, o je lider i një grupi ose je armik i popullit " forumor" nëse nuk i përshtatesh dialogut të masës..
I vetmi avantazh si individ në këtë botë " fantazmash" është krijimi i personazhit tënd. Nëse ti si frymor, arrin të krijosh një personazh pa maska, ke të njëjtën linjë që ditën e parë, oa u viktimizuar, atëhere je i sukseshëm.
Ka dhe nga ata/o , që për të rënë në sy, shesin shpirtin djallit e shpikin lloj lloj historishë, vetëm për një LIKE..
Karakteret që ti i has nëpër forume, nuk të ka ndodhur ti hasësh as në përditshmërinë që e jeton.
Ti mërzitesh se dikush tha diçka për ty, i merr të mirëqena dhe i fut vetes një stres, por harron që në fund të ditës, janë anonimë, nuk të lidh asgjë me asnjë..
Për të mos folur për rastet e rralla, që ti mund të kesh simpati dhe krijon miqësi përtej këtyre gërmave..
Thjesht një trampolinë e cila herë të duket mediokre e herë jetike.
Kam.vënë re që, sa më të gjata orët e frekuentimit aq më keq është..
Nuk ke çfarë jep më nga vetja, nuk ka më asgjë interesante dhe i thua vetes " në djall" nuk do logoj më.
Mu lodhën sytë, me po të njëjtat përgjigje dhe individë..
Për aq kohë sa ti je ekzistues e përdorues aq kohë do ketë histori e për ty..këto gërma do jenë dokumenta të skalitur përjetësisht këtu.
E në momentin që ti pasi je larguar, vendos të rikthehesh sërish, je po me të njëjtat ngjarje dhe individë.

Huh. Bye .
Je shqeto dashuri dhe une te kam shume perzemer, ma kenaq shpirtin me shkrimet tua, te kam thene qe shpesh kur nuk kam gjume, hyj dhe lexoj arkiven me shkrimet tua dhe te disa anetareve qe nuk jane ne forum por qe jane shkrime brilante, keni lene gjurme me shpirtin tuaj te bukur.
Te perqafoj ?❤️?
 
Faleminderit që nuk heziton kurrë së thëni fjalë të larta kundrejt meje
Të.përqaputh??
Je shqeto dashuri dhe une te kam shume perzemer, ma kenaq shpirtin me shkrimet tua, te kam thene qe shpesh kur nuk kam gjume, hyj dhe lexoj arkiven me shkrimet tua dhe te disa anetareve qe nuk jane ne forum por qe jane shkrime brilante, keni lene gjurme me shpirtin tuaj te bukur.
Te perqafoj ?❤️?
 
@Rrelse ti kam lexu shkrimet veretet i ke shum prekse ,por ne fillimet tua ke shkru me shum e tani me koh tu e zbeh
Por vertet do te uroja te mos shkeputesh,jo vetem per ktu por ne pergjithsi shkrimin e ke nje talent te dhen andaj mos e ler pas dore?
 
@Rrelse ti kam lexu shkrimet veretet i ke shum prekse ,por ne fillimet tua ke shkru me shum e tani me koh tu e zbeh
Por vertet do te uroja te mos shkeputesh,jo vetem per ktu por ne pergjithsi shkrimin e ke nje talent te dhen andaj mos e ler pas dore?
Jam stepur sepse i kam.dërguar tek konkursi i letërsisë
Por spo kam nerva.
Nuk e kam me të ulur por kur më kap dalldia?
 
Jam stepur sepse i kam.dërguar tek konkursi i letërsisë
Por spo kam nerva.
Nuk e kam me të ulur por kur më kap dalldia?
Tkuptoj por gjithsesi edhe vet kur i lexon shkrimet tua sidomos ata qe kan shum koh ndoshta dhe vite,te ringjallin ndjenjat e asaj kohe sepse secila koh i ka ato fazat e veta,dhe esht mrekulli ne vete dhe nje grimc e tyre tet bej te ndjesh ato koh?
 
Tkuptoj por gjithsesi edhe vet kur i lexon shkrimet tua sidomos ata qe kan shum koh ndoshta dhe vite,te ringjallin ndjenjat e asaj kohe sepse secila koh i ka ato fazat e veta,dhe esht mrekulli ne vete dhe nje grimc e tyre tet bej te ndjesh ato koh?
Çdo gjë e ndjerë është në shkrime..
Ndjesitë nuk vdesin kurrë për faza të caktuara e për njerez që kemi në jetët tona?
 
A të kujtohem, unë... ty ndonjeherë
Kur vija të takoja, në shpirtin tënd
Apo mos vall, m'i fshive gjurmët
Cdo dit të jetës, mos më mbaje mënd

Trotuaret e shpirtit, vall a të kane dritë?!
Se une ti gjeta, mbytur në erresirë
A tê mungoj vall, kur tek ty vjen nata
Dhe askush nuk të thotë, natën e mirë

Sa kuptim i dhashë, unë jetës tënde
Sa gjurmë lash, në ditët e tua
Nuk bëhet kështu, me dikë që të do
Por prap të fal, se me shpirt të dua

Të shoh ne kujtime dhe me veten qaj
Përbrenda, që t'mos më shohë njeri
Se bota të shkel, me këmbët e saj
Kur ndjen mall, për një dashuri

Sa herë i pashë, syt e tu pa jet
Gjithcka ne to, ishte e shuar
Dhe zemra ime, s' të prishte punë
Kur bente drit, shpirtit tend te erresuar

Sa fjalë nuk thashë, e sa doja ti thoja
Por frika, më bëri të hesht
Se ndodh që njerëz, si ty të tallen
Kur nuk dinë, cdo të thotë ndjenjë

Tashme u bë kohë, nuk të kam parë
E nuk e di, se ç' ndjej për ty
Por sa herë ulem, përballë detit
Malli më bëhet, lot në sy

Gjersa vjen mbrëmja, e ndizen yjet
Dhe unë digjem, prej mallit ne vetmi
E në mos paç mall, si unë në zemër
Mos harro, timen dashuri?
 
IMG_20220528_135748.jpg
Kur shkruaj jane ndjenjat e mia, askush tjeter...
Ajo qe jetoj jam une, e gjitha...
E forte, e guximshme dhe me shpirt te bukur, ku miresine dhe dashurine nuk e humba kurre, per asgje dhe asnje arsye edhe ne hidherim e trishtim kur i deshirova vdekjen vetes, miresia nuk u kthye as ne urrejtje dhe as ne helm per askend!
E dua veten, sepse nuk ja kam nevojen ASKUJT... por dhe pse kur shihem ne pasqyre, i buzeqesh ???
 
E di...
Shpirti èshtè kopshti ku mbillen stinèt e jetès.
Por gjèrat e mia shiu i pèrbalti dhe unè mes vetètimash u mundova tè gjej pranverèn e humbur, pa prekur rrufetë
Dègjoja zèra tek mè thèrrisnin pèrtej boshësisë.
Dègjoja fjalè tè qanin nè heshtje, psherètima tè digjeshin flakè meteorêsh nè qiellin e dimèruar, shuar në zgavrën e ndonje peme degëthyer.
Por unè ndoqa rrahjet e zemrès nèpèr atè furtunè tè padukshme.
Si troku i njè kali fituar lirinè, rrahjet e zemrès ndjeva tè ndjenin tè njèjtin mall.
Aty pashè gjurmèt e mia, pashè filizat e njomè tè tharè nga dimri, qe dilnin rishtaz tè shihnin pranverèn porsi dhe unè.
Kètu jam thashè!
Ne stinèn e pranverès dhe u ula kèmbekryq me veten, duke pritur diellin tè lindè?
 
Gjithkush te mohon në ketë jete, por nena kurrë. Është një suvenir që veçantinë dhe vlerën e tij e njeh vetëm i madhi Zot që e krijoi. Është mëkat se kur i kemi pranë nenat tona kurrë nuk ja shprehim atë respekt dhe përulje që kemi ndaj tyre.Vetëm kur largohemi pak shpirti na qan për to. Moj nene ! Ti që me dhe jetën. Ti që me dhe forme. Ti që mohove jetën tende dhe na e dedikove neve. Qe kur te gjithë na përqeshin, ti na qan. Kur te gjithë na qajnë, ti na buzëqesh. Ti që mallkuar qofsha që nuk di ta ngrej në piedestalin me te larte vlerën që ke. Por vetëm e shëmtoj sot duke shkruar me këto fjale te varfra. Ti moj nene që jastëk ke merakun për ne. Ti që jorgan ke dashurinë që te japim. Ti që vishesh me respektin dhe sjelljen që në krijojmë në shoqëri. Ti që frymën dhe zemrën tende e ndave me në. Ti moj nene që te kemi inkubatorin e paqes. Ti moj rrofsh përjetë. Mos pafte syri yt asgjë veç dritës se bekuar. Mos ndjeftë zemra jote asgjë veç lumturi. Mos prekte këmba jote asgjë veç re te buta., edhe 100 nyje shpirti...
 
Jeta dhe shpirti kane plage te cilat nuk andrrohen me lot te rreckosur dhe qe kullojne vetmi, por me buzeqeshje.
Ndaj i buzeqesh jetes me shume se dje dhe me pak se neser, e s' me behet vone per asgje.
Kjo do te thote force, kur ti rrezohesh e askend nuk ke ti japesh doren, apo askush nuk e zgjat doren qe te ndihmoje te ngrihesh, por ashtu me gjurin ne stomak nga renia dhe me dhimbjen qe e ndjen gjer ne palce, nuk lejon gjurin te preke token, vec ngrihesh me e forte se kurre,me guxim dhe mencuri, per te treguar vetes, se gjithmonë mundesh... gjithmonë mundesh elhamdulilah ??
 
Asht bukur veten me dasht, me harxhu kohen per mendimet tua, buzeqeshjen tande, frymen tande, trupin tand dhe te besosh e vleresosh veten ashtu sikur e sheh veten para pasqyres dhe ti gezohesh e lumturohesh me gjith shpirt asaj qe sheh??
View attachment 431877b87b1794ce5c526148e8969a69.mp4
View attachment cb3c16d42cc522198568d52058bbffb9.mp4Qe sa mbaj mend veten, gjithmone e kam kerku qiellin, e kam pa ne cdo stine, ne cdo kohe, cdo moment, e Zotit i jam lut me gjithe zemer dhe e falenderoj per gjithcka, sepse e di qe eshte ne zemren time dhe di gjithcka elhamdulilah ?❤️
 
Nëse frikën nuk e bën forcë në kohën e duhur, ajo ta vjedh, buzeqeshjen, lotin, gëzimin, lumturinë, zemrën, shpirtin, jetën!
Të bëhet lëkurë e dytë, e të mbyll në kafazin e saj të zhylosur.
Duke të lënë hapsirë për të parë veç nga brenda gjithçka të frigon, e lutesh mos të të prekë...
Nuk e dija se kam aq shume forcë, sa ta prek lumturinë, si nje lule në kopshtin e zemrës vec për vete, është bukur të duash, besosh, e vlerësosh veten dhe kur e arrin, kupton se të jesh e lumtur nuk ke nevojë askend elhamdulilah ??
 
Hola ditar jam kiddo vogelushja forumit e ndjeja qe sot kisha nevoje patjeter per ti hapur dikujt ate qe ndjej.Edhe vogelushet ndonjeher fillojn te kerkojn per ndjenjen e dashuris dhe ta provojn ate,dhe une mendova se e gjeta.Ai qe me thoshte se srri dot pa folur me ty nje sek ku eshte vall?! ai qe thoshte shof te ardhmen me ty,ku humbi?! ai qe thoshte kurre sdo te le vetem,ku u zhduk?!Eh pra dhe une rash pre e dashuris ditar.Cdreqin doja une isha mire me boten time ndonse isha vetem por ishte e bukur dhe e qet per mua.Eh ditar...
 
Kam qenë vajza e llastuar e babit..
Bëja naze për thelën e mishit..
E dua pa kocka, pa dhjamë, të pa zier, të kuq, me fije, të pjekur..
Në majë të hundës ia sillja, i shkreti vraponte pas nazeve tona, se asnjëri nuk ishte në një mëndje..
Dikush kërkonte mish qengji e brinjë e dikush tjeter tul e viçi..
Për të mos e lënë mamin mënjanë, torturohej për festa, ama, zërin nuk ja dëgjoje.
Nënë e Babë, që sakrifikuan trupin e vet, duke i mohuar vetes, qejfet, udhëtimet, veshjet e shtrenja, stolitë e gjithçka, që mua , motres e vëllait të mos na mungonte as një kothere buk, qofte edhe thatë...
I kishim xhepat bosh por shpirtrat plot..
Ndërsa sot, në këtë kurban bajrami, i kam xhepat plot por shpirtin bosh.
Më nungoni që të gjithë..e ti bab..
e ngushëlloj veten me faktin që ke vajtur para në parajsë për të na bërë shtëpinë gati....

18: 12 pm.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.