Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Ditar i dashur...
Ne kte rruge kam humbur e kam fituar shume njerez...
 
“Ia tregova te kaluaren time, te tashmen dhe te ardhmen time. Ia peshperita frikat e mia, dhe ia bertita endrrat. Ia mesova gjithe pikat e mia te dobeta.
...dhe iku.”
Ch.Bukowski
 
Tema u pastrua, mundohuni ta respektoni temen, jo chit-chat ne cdo teme, mu ftoh kafja deri sa i rehatova postimet :p
 
"Është e lehtë t'i zhveshësh rrobat dhe të bësh dashuri. Njerëzit gjithmonë e bëjnë këtë. Por, t’ia hapësh shpirtin dikujt, t’ia zbulosh shpirtin, mendimet, frikat, ardhmërinë, shpresat dhe ëndrrat... Kjo do të thotë të jesh lakuriq deri në palcë."

??????? ????????
 
Pasi ke vuajtur shume dhe lumturia kupton se është fundi një vuajtje të gjatë.
Hynë në guackën tënde dhe gjen veten të vetmuar.
Por, mësohesh me veten, fillon të ushqesh zemrën me buzeqeshje të gëzueshme dhe thua këtu jam.
Dashuron jetën, vetminë, gjithçka që tashmë kupton se të jep rëndësinë e duhur, qetësinë dhe të bën të lumtur.
 
Heshta e se di pse heshta,e nga heshtja ne nje tjeter heshtje rashe,heshta e ndonese sdoja te heshtja,sa e heshtur qenka heshtja thashe......
 
DASHUR
Kudo që të shkel, plasem tek ty, si ato.dallandyshet që përplasin fort flatrat për të treguar diçka e keqe po ndodh..
Jam kaq e vogël përballë kësaj jete sa vetëm në errësirë kam hijen e madhe..
Jam kaq e pafuqishme, kaq e përhumbur, saqë struk kokën për mos t'i parë gjërat në sy.
Udhëton mijëra kilometra, i bie rreth e qark për personat e shtrenjtë e kur gjërat shkojnë ters, fillon e i bën vetëgjyqësi vehtes.
E shkreta vehte, sa më dhimbset, medaljet i merr tjetërkush , ndërsa akuzat unë.
Kam mbetur peng i vehtes, bëj për të tjerët, jetës e vehtes time po i mohoj gjithçka.
Ditar, të më ndjesh, ti tek ty vij pa dorashka, andaj rilexohemi sërish,sërish e sërish...
 
❣️Ne mundemi, sepse miresia eshte ilaci Zotit per njerezit me zemer e shpirt te bukur, qe duan me shume se vetja?
Te perqafoj??
 
I dashur
E di çpo më bën përshtypje nëpër virtual?
Ndonjëherë shumëçka e ndonjëherë asgjë..
Kur ti regjistrohesh në fillim, nëse je i/e re në këto ujëra të " pista" e ke ngrënë, nëse i njeh chatet, je i zoti/zonja t'ia dalësh..
Ndihesh i paragjykuar e në të njëjtën kohë paragjykon...
Ke dy rrugë: ose të durosh mbi kurriz çdo pengesë që has ose duhet të dorëzohesh e t'ja mbathësh në kohë( nëse ndodh kjo e fundit të ka pa zoti, sapo ke shpëtuar nga një Ves)..
Ti i beson dikujt diçka, dhe kjo diçkaja është shpërndarë në një grup individësh ( brënda ose jashtë formatit), je qendër e thashethemeve, e sulmeve, kunjave, intrigave, mllefeve, ironive, intrigave
Dashur pa dashur je pjesë e klaneve, o je lider i një grupi ose je armik i popullit " forumor" nëse nuk i përshtatesh dialogut të masës..
I vetmi avantazh si individ në këtë botë " fantazmash" është krijimi i personazhit tënd. Nëse ti si frymor, arrin të krijosh një personazh pa maska, ke të njëjtën linjë që ditën e parë, oa u viktimizuar, atëhere je i sukseshëm.
Ka dhe nga ata/o , që për të rënë në sy, shesin shpirtin djallit e shpikin lloj lloj historishë, vetëm për një LIKE..
Karakteret që ti i has nëpër forume, nuk të ka ndodhur ti hasësh as në përditshmërinë që e jeton.
Ti mërzitesh se dikush tha diçka për ty, i merr të mirëqena dhe i fut vetes një stres, por harron që në fund të ditës, janë anonimë, nuk të lidh asgjë me asnjë..
Për të mos folur për rastet e rralla, që ti mund të kesh simpati dhe krijon miqësi përtej këtyre gërmave..
Thjesht një trampolinë e cila herë të duket mediokre e herë jetike.
Kam.vënë re që, sa më të gjata orët e frekuentimit aq më keq është..
Nuk ke çfarë jep më nga vetja, nuk ka më asgjë interesante dhe i thua vetes " në djall" nuk do logoj më.
Mu lodhën sytë, me po të njëjtat përgjigje dhe individë..
Për aq kohë sa ti je ekzistues e përdorues aq kohë do ketë histori e për ty..këto gërma do jenë dokumenta të skalitur përjetësisht këtu.
E në momentin që ti pasi je larguar, vendos të rikthehesh sërish, je po me të njëjtat ngjarje dhe individë.

Huh. Bye .
 
Last edited:
Ditar i dashur, qenke trashur
Kur ishe dje ne shkolle, ishe me i holle

5/21/2022
8:16 PM
 
Eshte gjithmon kenqesi te te lexosh ty ketu ☺️☺️☺️
 
I dashur ditar
Kur hyra ketu isht dicka e re dhe xhdo gje e merja shum seriozisht,me koh mesova kuptova shum gjera sepse bota ime isht shum e qete ne aspektin e shereve ofendimeve kunjave debateve ,por dhe ato humore qeshje me lot duke lexu dhe ca antar duke i pas vertet perzemer, her her duke shfry ne shkronja merzin lodhjen mllefin,po dhe ndonje perjetim real ndonje ender fantazi imagjinat etj shum me leht i hedh ktu se ti flasesh me dikend, kur don te jesh vetem por te leshosh nje ze te fort e mos te degjohesh,me dukej se disi e beja ktu, her her behet si nje cep ku ik nga relaiteti, por e pyes veten athu valle realitet jone tash eshte ber virtual,sepse shom koh po na hajn kto rjetet,e pyes veten shpesh a thu kto rjete na e manipulojn te menduarit dhe te ndjerit, flas bej debat me veten shum sepse her them ashtu jan njerziz ne ket koh pastaj them pse lejojm te behemi kaq te mvarur ne boten e mediave, i kena varferu kontaktet sociale reale.
Kaq shum gjera shohim e lexojm dhe gati asgje ne fund smbajm mend sepse e kena ngarku trurin teper,e nese ne realitet flet aq gjat me nje shoqe a mike nuk e haron dot jo gjithcka qe perjeton me trup nuk e haron dhe e pasuron trurin dhe ndjenjat kurse ne rjete me duket se varferojm shpirtin
Dhe kshtu mbetem duke lundru ne mendimet e meditimet e mia rreth jetes?
 
e nese ne realitet flet aq gjat me nje shoqe a mike nuk e haron dot

Ketu eshte i tere problemi, se mikut/mikes nje dite i shkon nerva, apo nje moment kur ti me se paku e pret, te paragjykon, te fajeson, bart fjalet, te shpif, te xhelozon etj, andaj edhe hesht e mbyll gojen.
 
Normal jan ne jete dhe ato gjera
Un e krahasoj me at te flasesh ketu harohen gjerat kurse ne real nuk harohen as sheret sic i ceke ti ,jan ndjesi komplet tjera
 
Nuk harrohen as ketu. Me thuaj dicka qe ke harruar ti nga forumi?
Cdo gje mbetet ne memorien tende, varesisht sa i ke kushtuar kohe, vemendje.
Edhe ne jeten reale ke shume takime, njofton shume njerez, ben debate e diskutime te shumta, ato biseda nuk i lexon por i perjeton ne realitet, e megjithate vjen nje kohe nuk te kujtohen. Njelloj edhe me forum apo rrjet social.
Mbaje ne mend, ndjenjen dhe kujtimin ta jap zemra dhe truri, aq sa i kushton ti rendesi nje gjeje.
 
A ben mos me fol ti per trurin tem lol hahaha
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.