Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Eh ditar,
Sa njerez hyjne e dalin ne jeten tone, i presim mire e i percjellim shume pak nga ça meritojne. Mgjt ajo qe me intereson vertet eshte familja dhe shendeti, ne fund prindi do mendoje prape per ty motra vllai prape do te mendojne, te tjeret kane te gjithe shpite e tyre. ?
 
Me pelqejn shkrimet e tua tek kjo tem. ??
Po çdo të lexosh?.
Skutat e shpirtit të një vajze?
Që edhe kur nuk ka motiv e gjen arsyen të ecë para?
Që edhe kur është e trishtuar , fshihet fort pas buzëqeshjes?
Që dhe kur ka nevojë për një dorë që ta përkëdhelë, bën sikur si mungon?
Që dhe kur ngelet trokë, nguron të vrapojë për të kërkuar ndihmë?
Që dhe kur sëmuret, ia fsheh familjes?
Që dhe kur e ngacmojnë seksualisht në rrugë, nuk i lyp askujt ndihmë?
Që edhe kur ka shumë punë, nuk ankohet kurrë?
Që edhe kur prishet ndonjë elektroshtëpiake, duhet ta zëvendësojë edhe pse ska mjaftueshëm para?
Që edhe kur kalon para vitrinave, e joshin rrobat firmato, por shtrëngon dhëmbët dhe bindën veten që është investim i shkuar dëm?
Që kur sheh fustanet e nusërisë, ëndërron ta veshë një ditë , e më pas kujtohet që s'ka kush e përcjellën?
Që i pëlqen të " parazitojë" si gjithë rinia, por kujtohet se duhet të shkojë dhe te puna tjetër?
Do të lexosh dhe më??
 
Une po lexoj nje femer te jashtzakonshme!
Nje njeri luftarake dhe te fort.
Nje femer qe gjendet !
???
 
Por që nuk mjafton..
Të falënderoj?
 
Po çdo të lexosh?.
Skutat e shpirtit të një vajze?
Që edhe kur nuk ka motiv e gjen arsyen të ecë para?
Që edhe kur është e trishtuar , fshihet fort pas buzëqeshjes?
Që dhe kur ka nevojë për një dorë që ta përkëdhelë, bën sikur si mungon?
Që dhe kur ngelet trokë, nguron të vrapojë për të kërkuar ndihmë?
Që dhe kur sëmuret, ia fsheh familjes?
Që dhe kur e ngacmojnë seksualisht në rrugë, nuk i lyp askujt ndihmë?
Që edhe kur ka shumë punë, nuk ankohet kurrë?
Që edhe kur prishet ndonjë elektroshtëpiake, duhet ta zëvendësojë edhe pse ska mjaftueshëm para?
Që edhe kur kalon para vitrinave, e joshin rrobat firmato, por shtrëngon dhëmbët dhe bindën veten që është investim i shkuar dëm?
Që kur sheh fustanet e nusërisë, ëndërron ta veshë një ditë , e më pas kujtohet që s'ka kush e përcjellën?
Që i pëlqen të " parazitojë" si gjithë rinia, por kujtohet se duhet të shkojë dhe te puna tjetër?
Do të lexosh dhe më??
Një femër ideale,që lum kush ka fatin t'a ketë afër ?
 
Unë jam me fat që të kam mbështetje..
Që vrapoj drejt teje pa frikë
Që.ma mbushën zemrën me ato voicet çdo mëngjes.
Je bekim?
 
E dashur vetja ime , sa here shikoj që optimizmi që ke nuk është mjaftuëshëm të të bind sa e fortë je , marr penën e forcës dhe filloj të shkruaj . Mos ndalo .. ec përpara me kokën lart si è ke bërë gjithmonë, mos hiq dorë nga qëllimet e tua , le të thonë që ti nuk mundesh , le të qeshin nën buzë me ironi , ti vazhdooo ec dhe lëri ata të mbyten ne botën e tyre të ndyrë .
E di që je e komplikuar , që je kokëfortë , impulsive , inatcore , që nuk je perfekte , po vallë kush është perfekt përvec Zotit ? Si thone ....

Je plot me difekte po je gjithashtu njeriu më i ndjeshëm që kam njohur , je ajo që fal shpirtin njërzve që do , ndonjëherë sillesh sikur të jesh pa ndenja por kjo është mënyra jote për tu mbrojtur nga ata që të lënduan . ...
Dashuron marrëzisht , deri në palcë , kurrë përgjysëm , për ty dashuria o egziston e plotë o hic fare .. lufton për njeriun që do duke humbur edhe veten herë pas here vetëm e vetëm të falësh buzëqeshje ..
Ti di të buzëqeshësh si askush tjetër , edhe kur bota po të shëmbet përpara syve , ti di të buzëqeshësh dhe të përkedhelesh si një femijë kur të thonë një fjalë të ëmbël sepse ty të mjafton pak për të qënë e lumtur …
Ti di të buzëqeshësh edhe kur je duke gëlltitur lotët , edhe kur kujtimet të copëtojnë zëmrën , edhe kur rri në heshtje duke kërkuar brënda vetes përgjigjet e disa pyetjeve që ske për ti marr kurrë ti përsëri buzëqesh sepse e di që ti nuk je e gabuar po kush hoqi dorë nga ty është ,
Ti di të buzëqeshësh bukur vetja ime mos harro askush nuk meriton të ta rrëmbej atë .. kujtohu askush ..
Pavarësisht gjithckaje mos ndalo së ëndërruari , të marrësh në dorë frenat e jetës tënde dhe mos lejo të vendosin për ty , ke ecur gjithmonë vetem , dhe ja ke dal .. Femrat si ty ja dalin gjithmonë , skan nevojë për askënd sepse shpirti i tyre kan masën xxl dhe forcën e një luaneshe …

E dashur vetja ime ti je unike sepse je dhe do jesh perjetë vetvetja , dhe kjo është një arritje e madhe në këtë botë me maska ..

E dashur vetja ime ti je e mrekullueshme … Mos harrooo
 
Mirmengjes ditar!
Shoh dhe me behet qefi qe ste kane lene te zesh pluhur. Si je?
Une mire. Perplasur sa andej kendej po prape ne kembe,njeriu e gjeka forcen. Se ku se di.
Dite me diell sot,por une u mbeshtolla mire, paskam ftohte. Gjithmone me jane dukur te merzitshme kto te henat,kjo e sotmja pa filluar mire po me duket me e merzitshme se zakonisht. Nejse ditar,po te pershendes se sot sjam shoqeri e mire. Shpresoj te shihemi prape. Tung ?‍♂️
 
Gëzuar ti femër që sot prite shumë...
Gëzuar ti femër që sot ishe më.e brishtë se kurrë më parë..
Gëzuar ti femër që në sytë e tu pati trishtim..
Gëzuar ti femër që shikoje me zili dyqanet me arushë e lule e të tjerat që të kalonin pranë me duart plot..
Gëzuar ti femër që sot punon në fasoneri, zyrë, bankë, banak, sanitare, etj..
Gëzuar ti femër që sot ke humbur, burrin, fëmijën, të afërmin e je në kaplim nga dhimbja .
Gëzuar ti femër që sot je e shtruar në spital e lëngon nga dhimbja...
Gëzuar ti femër që po sjell mes ulërimash një fëmijë në jetë..
Gëzuar ti femër që sot partneri yt e festoi me ty e mbasdite me tjetrën..
Gëzuar ti femër që sot je dhunuar dhe ke frikë të shpëtosh nga preha e tij..
Gëzuar ti femër që sot more e fëmijët e festove me ta, nuk u tregove egoiste... Gëzuar ti femër që sot mund të të kenë shkarkuar nga puna , ty që mund të të kenë dhënë duart, ty që mund të të kenë tradhëtuar, ty që të dhanë një sms lamtumire...
Gëzuar ti femër që i bën ditet e tua të bukura duke mos pritur asgjë nga asnjë..
Gëzuar ju të gjitha që sot i patët zemrat e krahët plot.
Meritoni të dashuroheni në të gjitha format.
Gëzuar të dashuruar..

Rrelse?
 
Je shqeto dashuriiiii ?
 
Ditar, te kujtohet kur ishim nje familje e bukur e lumtur, e mban mend sa miresi kish mes nesh, e mban mend qe ishim te gjithe bashke te qeshur duke diskutuar arritjet tona, duke falenderuar njeri tjetrin per mbeshtetjen qe kishim marre dhe dhene. Kur kujtonim femijerine, adoleshencen dhe rrugetimin, historite e bukura te familjes, punen e palodhshme te prinderve dhe kohen qe merreshin me ne qe te mesonim, deshiren e tyre per te na pare tek ngjisnim shkallet e jetes pa u penguar. Po sot o ditar, po sot, me thuaj a ke fuqi qe te na kthesh perseri ne ate kohe, a ke fuqi qe te na fotografosh perseri buzeqeshjen, momentet. Ditar a ke fuqi ti japesh jete?
Do shpresoj ne mrekulli, nje shprese e fikur po une dua ta mbaj ndezur deri ne fund.
Me perqafo ditar!
 
Pak me vone , se jam i zene tani?
 
Kur do e kuptojmë që lumturia nuk varet as nga të tjerët si individë e as nga sendet?
Kur do e kuptojmë që ajo gjendet brënda nesh, qoftë e tek gjërat e vogla e më të parëndësishme...
Kur do e kuptojmë që jemi kaq të varur nga telefoni saqë plotësimi duket sikur na vjen nga një " emoji", sms, telefonatë..dhe e përjetojmë në mënyrë drastike: " unfollow", block, dhe seen...
Kur dreqin do zhduken këto lloj hallesh që më përpara nuk ishin ekzistenciale tek ne?!
Lumturia gjendet jashtë kësaj bote , vorbulle të turbullt , jashtë 5G, 6G, 7G e mln K.
 
Shume e vertete e dashur!
Kohet e fundit pak hyj ne telefon.
Pergjigjem ne pune nepermjet email- it dhe ndjehem sikur kam keputur ndonje hallke nga nje zinxhir helmues, e po lirohem te eci e lire.
Dal dhe telefoni ne cante silence gjithmone dhe as me intereson.
Eshte nje ndjenje e bukur lirie qe ja uroj gjithkujt.
Te perqafoj ?? dhe te fala sunflower, e përgëzoj per vendimin e saj ❣️
Qofshi gjithmonë mire miqesisht dhe kudo ne jetet tuaja??
 
I dashur ditar .

Me fal qe ste kam perqafuar si dikur kur isha e vogel . Atehere te doja shume . Vija tek ti e shkruaja ato fjale qe nuk mundja tia thoja askujt . Nuk e dija cfare eshte dhimbja e shpirtit nga e cila rrjedhin lotet padashje e shkronjat humbasin ...
Sot ne rrugen per te shkuar atje ku prehet Ai qe me donte me teper se askush ne bote , vura re nje peme kajsie plot lule te bardha .
Me gezoi por ..njekohesisht me kujtoi se eshte pranvera e trete qe Babit nuk mundem tia fal perqafimin e vajzes se vogel ... por thjesht shkova e putha e ledhatova foton e tij qe me buzeqeshte i heshtur ne pllakat e ftohta ...
...
E perhumbur ne kujtime me syte tek lulet e bardha ...degjova zilen e telefonit ...e hap ..e degjoj zerin e djalit ...Mam ..erdha nga shkolla ...

Me fal Ditar ...duhet te vrapoj drejt atij qe jetes time i jep force...

Te dua shume ?A60D635F-BB9A-47F2-99C0-23280F690243.jpeg
 
Te dua shume ?View attachment 139919
Sa e dobët ndihem.dhe unë pa babin ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.