Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Ditarush...u be ca kohe apo jo..
Jo se nuk me merr malli te vij e te plasem furishem mbi komoditetin qe me fal ti per tu shprehur lirshem,por kete periudhe nuk kam pasur shume per te thene.. Ne 7 vite pune nuk jam skuqur e as nxire kurre.. Por sot ndodhi. E mbase ti sdo ta besosh por u skuqa nga nje mashkull. Po po. Pikerisht nga nje i tille. Me nje posture ç'armatosese nuk me la as fragmentin me te vogel te kohes per tu mbrojtur nga veshtrimi i syve te tij, te qendisura nga nje jeshile e ndezur. Maska ime e seriozitetit u shkri nga rrezet qe leshonte buzeqeshja qe ai kishte montuar ne fytyre. Lorena qe mban mend paswordin e wi-fi-s ne shtepi qe eshte sa nje vagon treni per nje moment nuk mbante dot mend se ne sa kopje duhej dokumenti. Faqet i ndjeva te ngrohta , e duke e vene re kete, buzet e tij te prera nga i ftohti u harkuan edhe me shume ne nje buzeqeshje gati-gati diellore. E dehur nga veshtrimi i tij e percolla me një miresjellje larg normales. E gjeta veten ne kembe duke i shtrenguar doren e duke i kujtuar qe per cdo problem mund te kthehej serish. A e di ai valle ditarush qe nje buzeqeshje qe te percjell siguri,nje pale sy jeshil, nje veshtrim shpotites mjafton? Me siguri qe jo. Ajrit nuk iu desh shume te ftohej serish e jeshilja qe akoma reflektonin syte e mi u zbeh pa u vonuar nga dritat e neonit. U ndjeva mire. E ndjeva veten me shume se nje krijese njerezore. Pas kaq shume kohesh, ne nje segment me shume se te shkurter kohor, isha femer.
 
Mirmengjes ditar!
Erdha prap un ? dhe me behet qefi qe ste paskan lene te zesh pluhur.Jane shume te bukur kto mengjese janari,
te acarte po me shume drite,nga nje diell qe ngroh thelle.Me pelqen te dal nga shpia me duar ne xhepa,kufjet ne vesh dhe me ate avullin qe del nga frymemarrja.Te ben te mendosh per te nesermen dhe qellimet qe i ke vene vetes.Nejse ditar,ika se dhe ti ke hallet e tua.Uroj qe kte vit te ti mbushin fletet plot,me kujtime nga me rrezelliteset.
Tung!
 
E shtunë, 11 Janar 2020

Meqenëse hymë në vit të ri, e shoh të arsyeshme të shkruaj edhe unë një fletë të shkurtër ditari. E meqë i kam ditët të ngjashme, besoj se fleta do të vlejë për një kohë të gjatë...

Sot më doli gjumi që në 5:30. Jam mësuar që zgjohem herët, prandaj. Më ishte tharë gurmazi dhe pa bërë asnjë veprim tjetër, u çova dhe hapa frigoriferin, për të pirë ndonjë gjë. Aty gjeta vetëm një birrë, e kështu dita nisi me një birrë, gjë që nuk është e zakontë...

Me birrën në dorë dhe ashtu i përgjumur, u shtriva prapë dhe fillova të shikoja në kompjuter faqet që kishin mbetur hapur nga e djeshmja, para se të më zinte gjumi. Ishin faqe të huaja, si dhe video JuTubi, ku unë lexoj dhe shikoj gjëra interesante...

Më vonë hëngra bukë dhe bëra një kafe. Me kafen në dorë u shtriva prapë, por këtë herë m'u kujtua forumi, që ç'është e vërteta, nuk më ka ngjallur interes këto ditët e fundit. Lexova të rejat, si dhe hyra tek tema e veshjeve, ku si gjithnjë pashë zonjusha me veshje të bukura, e pasi shpërndava disa pëlqime, yje dhe zemra, dola nga interneti...

Zakonisht (dhe logjikisht) fletët e ditarit shkruhen në darkë, para gjumit, kur ke se ç'të tregosh, por unë e theva rregullin dhe shkrova në drekë. Tani kam ndërmend të dal dhe të merrem me diçka që për mua është e rëndësishme, e për të cilën mund të shkruaj në një fletë tjetër, një herë tjetër...
 
I dashur ditar,
Eshte hera e pare qe po te shkruaj.
Dua te tregoj disa gjera, ndoshta me ben mire kur te shprehem. Kohet e fundit u merzita, edhe pse shkoj ne pune, stervitem, bej dhe trajnim, humba motivimin, deshiren per te bere dicka, per shkakun e dikujt, e din ti.

Por dicka e mire me ka ndodhur. Eshte sekret ? do vije koha qe do marresh vesh dhe ti. Do ta shohesh qe s'ka arsye te merzitem. Gjithmon i them vetes, ji pozitiv, gjithcka do rregullohet.

Me fal ditar, duhet te largohem. Do te shihemi perseri. Pacim ?
 
Ditar
Nuk kam.asgjë të veçantë për të të rrëfyer, s' më pëlqen të më zërë pluhuri ndaj erdha tek ty...
Janë ditë të zakonshme e madje madje si vetë stina do thoja, herë mjergull, herë shi, herë gri, herë dendshëm me re...


Ka ditë " lozënjare" si vetë hëna që luan me silutetat tona..
Ka ditë pasionante, të bukura, të zbehta, të trishta, të brishta, të çmendura dhe ditë që dua ti zhduk nga memoria..

Por në këto ditë ndihem si labirinth...
Ka disa dyer që nuk duhet ti kalojmë, jo sepse na mungon kurajo, po sepse i kemi hapur me kohë dhe e dimë mjaft mirë se nuk na çojnë askund...

Është 13 Janar, pres ditë më me emocione, gjer atëherë, uroj të mos më plurosesh...
 
E hënë, 13 Janar 2020
Jam vetëm në kuzhinë dhe ndërkohë që trazoj një caj për vete, një ndjenjë mërzie më pllakos.
Më duket çudi se si njerëzit kanë ekstremet e tyre, një ditë janë të qetë, një ditë transformohen dhe shfaqin anën e tyre të errët.
Ndoshta ndikoi një lajm jo i këndshëm për mua, më paskan fotografuar me dikë dhe kjo foto qarkullon nëpër faqe forumesh, qenka bërë objekt talleje për disa, ah... për çfarë?
Nuk e di...sinqerisht çfarë fituat me këtë? Në jetë jam fjalëpak, më së shumti dëgjoj dhe lexoj, ndaj dhe kësaj here nuk do bëj përjashtim, do hesht dhe do lexoj.
 
I dashur ditar.
Po sa surpriza qe na paska kjo jeta ???.
E nisa javen mbare sot.
Ashtu sic nisa javen,uroj ta nis cdo dite te vitit ??.
Nuk po bertas se kam frik se magjia zhduket.
Kte vit do te te jap vetem lajme te mira :):)
 
I dashur ditare ,
Dikur njerzit te vlersonin shume , bisedat me ty i ruanin si syt e ballit , madje merziteshin nese dikush i shfletonte.
Por sot ndodh e kunderta!
Njerzit kan harruar te shkruajne ne faqet tua dhe po shkruajne cdo gje ne faqet e internetit dhe merziten nese nuk ju jep nje “like”. Lol
 
Ditar,kisha deshire dhe une te ngjyrosja disa flete te tuat sonte ama e di qe neser do pendohem kur ta lexoj serish...prandaj po terhiqem! E rendesishme esht qe i kam ruajtur ne ditarin e zemres sime ?
 
Mirmbrema ditar!!
Mire jam flm,ti mire?E kisha degjuar shpesh qe te besh ndryshime duhet pune,perpjekje me veten.Dhe me verte per "te kthyer pllaken" u dashka guxim, por kur ta perdorin respektin si leter higjenike ja vlen barra qerane.
Mir u lexofshim mik!
 
Ditari im ska mbarim? jeta ime nje Film?
Zgjohem e nuk fle kurre, jam si ? i Lire. Rrugave Rrugave e rrugave✌️
 
Ditar
Si je? Unë mirë
Po eci e po të.zhgarravis..
I uroj mirëseardhjen çamarokes @Pinki
Është rrëmujaxhie e thekur por dhe të na lërë në vesh të shurdhër s' ka kuptim...
Unë s' para të shkruaj për mungesë antarësh se është normale " të marrit" pak kohë larg çdo gjëje...
Thjesht dua ti thuash asaj se unë.e kam.shumë xhan dhe i uroj vit të mbarë në këtë 2020..
Ditar, më fal, duhet të jem.e vëmendshme tani sepse më pengojnë kufjet në.vesh e kaçurrelat që më bllokojnë sytë..


Të përqafoj pinki?
 
Ditar
Si je? Unë mirë
Po eci e po të.zhgarravis..
I uroj mirëseardhjen çamarokes @Pinki
Është rrëmujaxhie e thekur por dhe të na lërë në vesh të shurdhër s' ka kuptim...
Unë s' para të shkruaj për mungesë antarësh se është normale " të marrit" pak kohë larg çdo gjëje...
Thjesht dua ti thuash asaj se unë.e kam.shumë xhan dhe i uroj vit të mbarë në këtë 2020..
Ditar, më fal, duhet të jem.e vëmendshme tani sepse më pengojnë kufjet në.vesh e kaçurrelat që më bllokojnë sytë..


Të përqafoj pinki?
Mi qendis kto germat kaq bukur sa me le pa fjale dhe me ben te ndihem paksa fajtore qe ju kam lene pa rremuje ???. Si shume te tjere edhe un kisha pak nevoje te largohesha nga cdo gje qe ti perkushtohesha familjes dhe vetes ?. Jeta paska shume sprova te veshtira por jo te pa perballueshme , u largova shume shpejt nga forumi dhe nga cdo rrjet social i mundshem qe perdorja per tju perkushtu asaj qe mka fal jeten ? . Nuk e mendova dy here lash telefonin menjane dhe bera gjerat qe me te vertet i kisha lene shume pas dore ? por aj jem bek ??? ndoshta jo shume aktive sa c kam qene , por do jem serisht pjes e juaja per tju ngacmu e per tju bo corap temat ??me falni por shof qe paska nevoje per cik rremuj se paskeni fillu t gjith tu nejt urt ?????
Rrelse bukur shume flm per fjalet dhe per aro pak minuta qe shpenzove duke shkruar dicka edhe per mua ?
Si shume te tjere ktu qe tashme i njoh edhe ty te kam shume xhan madje shume shume fare ?????? te uroj qe viti 2020 te jete viti i plotesimit te enderrave te tuja edhe hajt ishalla me i burr t mire ???te ham llokume se mka mar malli ??
Te puc fort @Dorina ???
 
Po shkruaj dhe un ca fjal
I dashur ditar
Ky muaj nuk ka qen aspak i leht per mua
Do doja qe gjerat te ishin ndryshe po ne jete
Do prekim gjithcka pak nga pak ...ulur duke shkruar ne ditar rri e shpresoj per me te miren..
 
Hmmm ....?
Gjithmone e kisha nje ditar kur isha e vogel , shkruaja cdo gje .... sa nostalgji ?
Tani qe u rrita , kur shtrihem i mendoj gjithe gjerat qe ndodhen diten , dhe duke shpresuar qe te nesermen te ndodhin akoma me pozitive ?
Teme e bukur kjo. Ditari Im!! ?
 
Rushi rushi ditarushi?
Sa here vij tek ty me duket sikur me kritikon e me thua "u vonove serish Lor?".. Ama kam qene me e zene se sa duhet. Mungesa e gjate e qendrimi larg ka pasojat e veta. E keto reflektohen edhe tek faqet e tua, ku mungojne germat e mija. Po une sa here humb, e gjej veten pikerisht ketu? Ndonjehere vetmia eshte lumturi ditar. Te pakten une jam e lumtur qe askush nuk ndjen ftohte duke qendruar prane meje. Te gjithe kane hapur nje faqe te re ne 2020 e po shkruajne nje histori ndryshe. Me gezon fakti qe une nuk jam më personazh ne ndonje prej tyre. Lorena e gjeti rrugen per ne shtepi. Dhomen e mbaj ne erresire qe mos ta shoh sa e trishtuar eshte ajo. Shpesh mendoj qe as dhoma ime nuk e meriton pranine e Lorenes. Eshte e dizenjuar kaq bukur, por une jam e dizenjuar per te qene vetem. Keto dite me ka vizituar edhe gripi. Nuk harron kurre te me pershendese ne cdo mes Janari. Me duket se eshte divorcuar me temperaturen, se kete Janar erdhi vetem me rrufën dhe teshtimat qe hedhin valle njera pas tjetres.
Rrenja e zeze e flokeve te mija ka shtrire tentakulat gati deri ne gjysmen e tyre, ndersa fijet bjonde dukshem kane humbur terren e besoj qe per disa jave do dorezohen plotesisht.
Po po ditarush, jam ne shtepi.?
 
E premte, 17 Janar 2020

Këto ditët e fundit në forum, më bënë përshtypje disa pëlqime të marra për disa postime të bëra para shumë kohësh...
Kur poston diçka dhe merr një pëlqim të menjëhershëm, nuk të bën aq përshtypje sa një pëlqim i vonuar...

Pëlqimi i vonuar tregon dy gjëra: ose ajo që ke shkruar ti është kuptuar me vonesë, e në këtë rast tregon vëmendje/analizë/seriozitet, ose mendimi i atij/asaj që ka pasur ndaj teje, ka ndryshuar.

Po sido që të jenë, pëlqimet e vonuara më duken diçka pozitive.
 
E premte, 17 Janar 2020

Këto ditët e fundit në forum, më bënë përshtypje disa pëlqime të marra për disa postime të bëra para shumë kohësh...
Kur poston diçka dhe merr një pëlqim të menjëhershëm, nuk të bën aq përshtypje sa një pëlqim i vonuar...

Pëlqimi i vonuar tregon dy gjëra: ose ajo që ke shkruar ti është kuptuar me vonesë, e në këtë rast tregon vëmendje/analizë/seriozitet, ose mendimi i atij/asaj që ka pasur ndaj teje, ka ndryshuar.

Po sido që të jenë, pëlqimet e vonuara më duken diçka pozitive.
Ose ka fillu me tpa me sy tjeter :p
 
.
 
Last edited:

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.