Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

...eshte e çuditshme ditar,moti ka filluar te më përkëdhelë. Nje tjeter e diele qe qielli qan. Pa e ditur se çfare dua nga jeta, e ulur ne nje Bar me heshtjen perballë meje qe me flet, meditoj per të vertetat qe ajo me thotë. Heshtja s'ma perton kurre ditarush. Se njeh meshiren ndaj meje. As une nuk i shmangem dot. Heshtja ma perzien lengun e frutave me doza realiteti. E pi ate leng e pastaj ai me mban zgjuar. Sme lejon qe ne qetesi te enderroj. Bej gezuar me vetmine dhe melankolinë, e mbaroj lengun e dal shetitores. Ne horizont, nje rreze rebele e diellit, e cila me ardhjen e pasdites arriti te deportonte shtresat e reve , shtrihet mbi detin e puthen plot pasion, derisa ajo ngadale shkrihet e zhytet në të. Edhe rresira shtrihet gjere e gjate mbi gjithçka. Sonte i mungojne yjet, qe gjithmone si xixa i zbukurojne petkun e erret e ne netet e Janarit shkeqejne me fort. Ngadale i drejtohem shtepise duke listuar ne mendje gjithçka qe do ndodhe e çdo fjale qe do me thone. Qe nga kritikat e mamit " Te thashe mos e vish ate pallto aq te gjate per te ecur, ja si e ke bere,zhul" e deri tek ftesa e babit per nje loje. S'jam e bindur nese sonte eshte radha e shah-ut apo domino-ve. Nejse. Ika ditarush. Te perqafoj.
 
Eshte e çuditshme ditarush.
Njerezit e reklamojne veten maksimalisht si "mendjehapur" por nderkohe tuneli i tyre nuk ka drite. Flasin per ndjeshmeri e ndjesi sikur po pijne kafen e mengjesit. Dhe ska rendesi sa sheqer i hedhin kafes sepse zeherri brenda tyre e ben temth gjithçka qe konsumojne. Njerez qe kryefjale te dites dhe jetes se tyre kane fjalet "tha", "beri" , "thane" , "degjova". E ke vene re sa i mbroj femrat ditarush? Se kam per detyre, por si kuptoj ato qe jane bere "si parja qe nuk shkon". Me vjen keq per to, por as nuk dua e as nuk bej dot asgje per ti ndihmuar. Jam ne pushim te drekes dhe ne vend qe të ha ushqimin po ha veten perbrenda. I gerryej muret e trurit sikur diçka dua te nxjerr ne pah. Por ai qesh e me perbuzje me thote "femer budallaqe,ca kerkon nga mua, fajin e ka zemra, si gjithmone. Asaj kerkoj llogari, ate mundohu të bindesh nese ta mban".
Ndonjehere edhe vetja na tradheton. Pale pastaj per njerezit ne realitet. Per ata ne virtualitet nuk po flas fare. Ka njerez ditarush qe kane alergji nga buzeqeshja. U shtohet frustracioni kur e shohin ne fytyren e te tjereve. Vete jo se nuk u pelqen te buzeqeshin, por thjeshte nuk kane se me çfare sepse u ka humbur fytyra. I kaloi afati perdorimit. Nuk e mbajne mend identitetin e tyre. Edhe globin ne miniature po tu falesh nuk plotesohen dot.
Dreka ime po me therret ditarush. Te perqafoj miku im, i vetem i vertete.
Deri heren tjeter?
 
Keto ditet e fundit ditar, forumi esht bere shum bored, njerez te merzitur te lenduar te shkaterruar nga jeta,nga zhgenjimet! Dua shum tju jap zemer e motiv por fatkeqesisht keto kohe me ka munguar motivi per vete!
Jetojme me shprese se e nesermja do ndryshoje, gjerat do rregullohen...ajo fije shprese e cila te frikeson se mund te keputet .
Asgje sesht e perjetshme ne ket bote prandaj ne duhet ti mbledhim ajken kesaj bote, dashe padashje duhet ta bejme...e tille esht jeta here te lumturon e here te hedh pertoke! Ne sjeme e skemi asgje ,kemi vetem kujtimet dhe shpresen,e ku fillon shpresa? Pikerisht aty se pas cdo te keqje fshihet nje e mire e madhe dhe cdo sprove esht per te miren tone,per te na bere me te forte!
 
Ditari im mbremja qe kalova sishte e mire jam ngritur ne mengjes me dhimbje te paduruara me nje ndjesi qe doja te qaja.. as vet spo e kuptoja gjithashtu gjith diten
Dhimbje ?? me pak fjale ditar nje dite jo e mire sot.?
 
Ah Ditar ....
Si je sot ? Ke deshire te me lexosh ? Te kam munguar? Kam shume gjera te te them . Aq shume sa me jane mbledhur ne gryke , nuk shprehem dot . A eshte mire ti mbaj perbrenda? Dua te qaj , te shfryhem . Mbreme qava ditar , po po u lehtesova , qava aq shume sa dhe gjumi shtegtoi , iku larg , me la vetem . Isha e vetme ne erresiren time boshe. Ahhh ditar , sa shume vuajtje . E di cfare ? Sot u ushqeva , pas kaq shume kohesh u kujdesa per veten . Hapa garderoben dhe vesha dicka me ngjyre . Vesha ate te verdhen , me thonin qe rrezaton si nje diell . E di ? U ndjeva mire , ishte e bukur ... Ahhh ditar, po ai ? Ai ishte aty , me shikonte tek buzeqeshja , me shikonte te lumtur . Me tha qe i intereson lumturia ime . Nuk i besova , i buzeqesha dhe ika . Ehhh si ikaa , me koken para, dhe shpirtin ja lashe atij . Kjo ishte e sotmja. U bere merak per mua se nuk te shkuajta , por prisja qe çelte nje lule . Nuk vija dot duarbosh . Rishkruhemi neser ditar.!! Shpresoj te mos mungoj ?
 
Mirmbrema mik!
Si ke qene?Humbe fare dhe ti,u beme per mall ?
Sot ka qene dite e gjate ditar.Filloi ne 8 kur hapa syte,dhe realisht tani u ula te pushoj.Nejse se ti e di qe ste marr shume kohe.Erdha vetem te te them nje shprehje,nuk e di a e ke degjuar: "Nuk ka gjera te pamundura, ka vetem njerez qe nuk i bejne dot te mundura".
Naten e mire ditar,shihemi....
 
Ku je mo?
U lodha ditar. E di qe nuk ma ke borxh te degjosh hallet e mija, po tashme e kemi konsoliduar marredhenien tone. Ishte nje dite shume e gjate, por nuk mbaj mend asgje. Me duket sikur sapo kam dale nga kinemaja, pas nje filmi me ngjarje intensive. Ne koke me gershetohen imazhe sa te ngjashme, aq edhe te ndryshme nga njeri tjetri. Ne fillim qaj, pastaj qesh me lot, pastaj uzurpohem nga nervat dhe minutin tjeter jam e trishtuar. Kepucet me jane bere nji me kemben. Vetem pasi ime më ma vuri ne dukje, i hoqa. Nuk ndjej asgje. Veshet me gumezhine akoma nga tingujt e zerit te atij zoterise qe ma tha 1 milion here se kontrata e dhurimit eshte e pavlefshme dhe se ai nuk e njeh ate noteren, njefare Majlinda. Syte e mi kane tere diten qe numerojne vetem 3 ore gjume. Whatsapi ka gjithe diten qe nuk pushon, aq sa tani me duket jo si zile po si hungerimë. Varojne mesazhet nga "ça do hame neser per dreke" deri tek "i kujt eshte qeni ne profil". Keto dite po mundohem te ndermjetesoj turin me zemren. Ai i dergon mesazhe. Ajo ne pamundesi per tu pergjigjur nga dhimbja ja lë seen.
Lloje e soje hallesh ditarush. Besoj do flasim serish.
 
Keto dite e fundit ditar,
Spo gjej asnje zgjidhje
Teksa po te shkruaj ty jam ulur ne dhome e po qaj.. po heq sadopak nga dhimbja qe kam
Ditar akoma spo gjej pergjigje
Mendohem me vete
Cdo lajm qe me vjen me keq se tjetri
Spo zgjatem me shume se fjalet e shkronjat sme dalin?
Ja pra ditar tani e kuptoj qe ne jete jemi te gjithe mysafir ??
Do te kthehem serish tek ti ditar
Shpresoj heren tjeter me lajme te mira ?‍♂️?
 
I dashur ditar
Shpesh herë të shkruaj nga këndi i kuzhinës e këtë se bëj nga pasioni që kam për të gatuar por sepse humbas pakëz mendjen
A e ke idenë se si ndihesh kur dikush të pengon dëshirat? Besoj po, sepse ti mbase nuk ke fare dëshirë të mbushim faqet e tua me gërmat tona por jemi ne dominantë mbi ty. Kështu dhe unë ndihem, shpesh herë kam dëshira dhe jo vetëm që smi respektojnë mendimet por dhe më ndalojnë duke më vënë përpara zgjedhjeve, ose mua ose atë gjë, ose unë ose fare, ose unë ose atë gjë..
Shpesh herë kam ulur kokën e kam.zgjedhur të ndjek dëshirat e tjerëve për tu treguar që ata vlejnë më shumë se ëndrrat e mia.
Se kanë vlersuar , e kanë marrë për dobësi, aq dobësi saqë e bëjnë dhe në formë urdhëri.
Ngadalë njëherë , po unë? Çmë mbetet mua kur ti, ti, ti apo ti tjetri më shihni si pronën tuaj? Po nëse unë stë ndjek një herë çfarë ndodh? Të humbas? Po. Po nëse një herë tmë ndjekësh ti mua, një herë të vetme? A thua bëhet nami për gjërat më minimale?
Dhe sot u mbyll biseda'thatë' ...tashmë jam përballë zgjedhjes, ose të vazhdoj ti nënshtrohem urdhërit dominant UNË ose do më ngecin në fyt si sonte kafshatat..

Ah, meqe ra fjala, këto kam gatuar, por se di në do i ha ose jo.View attachment 44964

Natën ditar.
 
Ditari cit: Mkan mbaru fletet ju lutem blini nje tjeter se un boll durova hallet qe keni.
 
Nuk do te mesoj kurre ditar!
I them vetes shpesh here qe "Mos".
Mos e bej kete, mos e thuaj ate. Permbahu Lorene.
Se pasojat gjithmone do trokasin ne deren tende. Jo per gje po jane mesuar qe une i pres gjithmone me temena. Mundohem ti zgjidh e ti rregulloj sa me mire. Parimi se "gjithkush fal e dhuron ate qe ka ne zemer" me motivon çdo dite. Gjithkush, me vepra e me shume fjale flet per veten. Ndonjehere me duket sikur po mbush detin me uje. Ose ndoshta problemi qendron tek fakti qe mua me frymezojne gjera qe i sheh pak kush ose askush. Se di te them.
Ajo qe di eshte se jam e lodhur. E di qe te kam premtuar se do vij te flas per gjera te lumtura. Por skam ca bej. Ndoshta shfrytezoj faktin qe ti ditarush nuk me thua kurre jo, dhe e gjen kohen per te humbur me nje naive perjetesisht te pandreqshme si puna ime. Le te hedhin valle. Une u gjeta sheshin. Domosdo qe pershesh do behet.
Te perqafoj ditar.
 
I dashur ditar
Jemi në muajin më të bukur, atë të dashurisë ndaj dhe unë nuk kish asesi si të mungoja në një nga faqet e tua, erdha të të ngjyros me dashuri...

Kur je e mërzitur, mos e bëj të madhe..është pjesa jote e lumtur që po pushon...
Me këtë thënie e ngushëlloj veten sa herë mërzitem e më mërzitën ti.
Dashuria ime për ty nuk zbehet kurrë, as kur grindemi, as kur më përze, as kur më mbyllën të gjitha dyert, as kur ngre mure,..
Jemi gjendur në shumë.situata bashkë , që nga ato të trishtat e deri tek më komiket, marrdhënia jonë është " Tom&Jerry" e kjo e bën unike..

Ti dashuron kaq ëmbël, kaq bukur, kaq fort, e unë.jam si ajo kitara akustike ku ti i përplasën kaq bukur tingujt kapur paksa telat me mollëzat e gishtërinjve të shpirtit tim..

Ti më çon në anën tjetër të botës, më bën të ëndërroj e më.pas më shëtitën nga dhoma në dhomë të mëndjes e më bën duke mos jetuar në të njëjtin vend , nuk je monoton e as përsëritës, krijon një koreografi çdo ditë ndryshe dhe i bën shpirtrat tanë të vallëzojnë, më bën të qesh e në ato pak raste kur qaj janë lot gëzimi,.më faturon buzëqeshje pafund, dhe prezencën tënde 24/7 falas.
Të të them që sjetoj dot pa ty, do të gënjeja, pasi jetoj, ti nuk je ajri im e nuk kam nevojë për ty që të marr ajër, nuk e di a po shpjegohem mirë por ti më len pa frymë.
Ti je dielli im, orët përbëhen minuta e pjesën tjetër e kam lumturi...gllënka ime magjike je, ti je ai që më mban gjallë, më jep jetë...
ashtu sikurse më vjen ëmbël vjen dhe furishëm, plot stuhi, trazon çdo të bukur mes nesh, shkatërron e kur i ftohti vjen nga shpirti nuk ka pallto qe te ngroh...dhe kur arratisem nga ty të gjej në vendin ku jam arratisur prej teje. e kur ti je bardh e zi, unë jam e gjithë ngjyra jote sepse në fund sdua të mësohem : të jesh e fortë, të jesh vetëm...të jesh e fortë e vetëm.

45325
 
View attachment 45325
E pac jeten gjithmone te mbushur me dashuri , jo vetem ne muajin shkurt , ?sepse e meriton dor ???????
 
Te lumt dora moj vajze ?
 
1 Shkurt 2020

Sot po shkruaj sepse është data 1 Shkurt. U bënë ditë që thashë se ky vit do të jetë ndryshe, por ndryshimi do të fillonte pas 31 Janarit, domethënë sot.

Këtë vit kam vendosur të bëj diçka të cilën e lashë pas dore vitin që kaloi. E meta ime më e madhe është që i lë gjërat me sot e me nesër, e disa ose i bëj me shumë vonesë, ose nuk i bëj fare.
Por tani jam shumë i vendosur dhe optimist.

Në të vërtetë, edhe sot jam me vonesë, sepse nëse kisha kisha vendosur që ndryshimi të fillonte sot, duhet të fillonte që në mëngjes, jo tani në darkë që mbaron dita. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë.

Kam dëshirë që pas disa kohësh ta citoj këtë faqe ditari e të them se e arrita atë që kisha dëshirë.

Të shohim...
 
I dashur ditar
Jemi në muajin më të bukur, atë të dashurisë ndaj dhe unë nuk kish asesi si të mungoja në një nga faqet e tua, erdha të të ngjyros me dashuri...

Kur je e mërzitur, mos e bëj të madhe..është pjesa jote e lumtur që po pushon...
Me këtë thënie e ngushëlloj veten sa herë mërzitem e më mërzitën ti.
Dashuria ime për ty nuk zbehet kurrë, as kur grindemi, as kur më përze, as kur më mbyllën të gjitha dyert, as kur ngre mure,..
Jemi gjendur në shumë.situata bashkë , që nga ato të trishtat e deri tek më komiket, marrdhënia jonë është " Tom&Jerry" e kjo e bën unike..

Ti dashuron kaq ëmbël, kaq bukur, kaq fort, e unë.jam si ajo kitara akustike ku ti i përplasën kaq bukur tingujt kapur paksa telat me mollëzat e gishtërinjve të shpirtit tim..

Ti më çon në anën tjetër të botës, më bën të ëndërroj e më.pas më shëtitën nga dhoma në dhomë të mëndjes e më bën duke mos jetuar në të njëjtin vend , nuk je monoton e as përsëritës, krijon një koreografi çdo ditë ndryshe dhe i bën shpirtrat tanë të vallëzojnë, më bën të qesh e në ato pak raste kur qaj janë lot gëzimi,.më faturon buzëqeshje pafund, dhe prezencën tënde 24/7 falas.
Të të them që sjetoj dot pa ty, do të gënjeja, pasi jetoj, ti nuk je ajri im e nuk kam nevojë për ty që të marr ajër, nuk e di a po shpjegohem mirë por ti më len pa frymë.
Ti je dielli im, orët përbëhen minuta e pjesën tjetër e kam lumturi...gllënka ime magjike je, ti je ai që më mban gjallë, më jep jetë...
ashtu sikurse më vjen ëmbël vjen dhe furishëm, plot stuhi, trazon çdo të bukur mes nesh, shkatërron e kur i ftohti vjen nga shpirti nuk ka pallto qe te ngroh...dhe kur arratisem nga ty të gjej në vendin ku jam arratisur prej teje. e kur ti je bardh e zi, unë jam e gjithë ngjyra jote sepse në fund sdua të mësohem : të jesh e fortë, të jesh vetëm...të jesh e fortë e vetëm.

View attachment 45325
Nese do te isha mashkull do te te dashuroja ne çdo qelize tende.
 
"Mos ma prishni festen e merzise"
Me keto vargje e nisa te sotmen ditë.
Te them te drejten ditarush edhe nese une nuk do i kerkoja, perseri askush nuk do ta merrte mundimin ta trazonte merzine qe me ka ngerthyer mua deri ne placë. Eshte nje trishtim konstant qe me mban peng buzeqeshjen, qe me vret deshiren per gjithçka, qe i heq shijen çdo momenti dhe hidheron gezimin e shpirtit. Lumturia ime eshte pa shenja jete. Dashuria me ka vendosur ne listen e zeze ditar. As vete se di perse. Dikur une e vendosja perpara vetes, ndersa ajo sot me urren. Dashuria urren ashtu si asfalti konsumon lëndinat me bare e lule.
Ne stacionin e zhgenjimit me pret krahe hapur dhimbja ,qe ka vrare pa meshire shpresen. Gjendem e ulur ne trotuarin e harreses, ku me veshtrim te fikur ndjek silueten e kalimtareve indiferente. Vetmia e ben ajrin te ftohte nderkohe qe ngul rrenje ne çdo dimension te zemres sime. Koha kalon pa bere zhurme. Ne pasqyre shoh imazhin e dikujt te huaj. Shpresoj qe ti do me njohesh gjithmone ditar. Nese dikush me kerkon, i thuaj qe po pres driten e dites se re.
 
Hello Ditar

ohhh sa shume kam dashur te them e sa shume dua ....... por cdo llaf do ishte lendim per mua .
I dashur Ditar ti ke qene ne mendjen time dhe aty je e sdua te hapesh asnjehere por desha te falenderoj per cdo Lot e cdo qeshje, per cdo dhimbje e cdo gezim, per cdo deshtim e per cdo sukses, per cdo moment vetmije dhe per cdo moment hareje.
I dashur ditar fletet e tua pasken qene pafund e ne mendjen time, po palosesh cdo dite me pershtypje per njerezit, dashuri te heshtura, dhimbje pa fjale ne mos guximin te lendoj njerezit qe kam perreth.
I dashur Ditar
desha ti thuash zotit faleminderit per cdo dite te bukur qe me dhuro..
Naten ditari i im!
 
I dashur ditar!
Sot nuk ishte nje nga ditet e mia me te mira! E kuptoj qe nuk eshte faji yte, por ti mos u merzit. Ndoshta neser do te jete nje dite e mire per te dy ne. Po ti them ty keto se e di qe ti je ruajtes i mire i sekreti. I dashur ditar: te kujtohet ajo dite kur me shhtypi te dashuren makina? Ehh sa te merzitur ishim te dy. Sot mbushen plot 3 vite nga ajo dite! Flm qe te kan mbetur akoma flete ne ditar, mjaft per sot naten e mire.???
 
Ahh ditar.
Jam prap une, jam ajo qe te premtova qe do vija te “nesermen” e dites se fundit qe biseduam. Te premtova qe do vi me nje arsye te bukur. Ditar ate arsye une nuk e gjeta. E kerkova per shume dite por ishte e pamundur . As sot nuk e kam nje arsye te lumtur . Thjeshte erdha te mos e bej nje mungese kaq te madhe . Ehhh , sot data 1 shkurt dhe une as qe e dija , tani e kuptova qe jemi ne nje muaj te ri, ne nje muaj qe nuk eshte per mua . Ne kete muaj ai ka ditelindjen ditar , eshte dhe dita e te dashuruarve . A behet te mos e jetoj fare kete muaj ? A behet te zhdukem kete muaj? A eshte e mundur te fle dhe te zgjohem ne Mars ? Ne muajin e luleve , ndoshta atye gjej veten. Ahhh ditar sa dite te veshtira do kem kete muaj. Jam e sigurte qe nuk do te rishkruhemi. Po fle dhe do zgjohem ne Mars ditar.
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.