Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

E dashtun Hatixhe
Jam tu tkallxu qeshtu masi i kam menu shum emna ne menoj qi kjo po tshko ma shumti, e kam menu me tthirr ne Hurme pasi ne femini teme i kam honger shum po spo munem masi qi moti sa her hasha hurma duhej me shku ke veni qenit se smunesha me e majt mo, biles kam arrit ne at far feje sa ne kur shifsha Hurmen, qi e kish shpin ka i rrugic ma nolt duhej me deviju rrug pash zotin direkte ke veni na u bo si fobi qekjo.
Me tregu te drejten kam menu me tthirr ne Shege po shega o dava ku...rrnace qi sja jep asnjonit asnji kokerr e kapish ti Hatixhe cere du me thon
tash ti do mpysesh pse vec emra frutash ne pse stkam gjet ka i frut tjeter, pash zotin Hatixhe qe tri mujsh qi mka thon doktorri me majt djet qeto gjonat pa mish mkan ardh maj t'hunes.

Qe si o puna Hatixhe
un po doja me tkallxu qi Shaqja so ka u duk mo ka katuni perime skisha menu ka iher qi do ja vejsha re mungesen amo po mhajn syt kur sjam tu e pa tu mjel murren, Shaqja ose qysh po i thirrsha un qeto koht te funit xoku ma i mir pi kejtve me pat lajmeru qi per vit te ri do vishin ka dy cuna pi eladha ne me tnjigjume e kom doshim me e martu ne cu anej per ni jet ma tmir.
Shaqja mi Hatixhe ose xoku qysh du un me e qujt sishte plotesisht e bindme se kish nigju ka Dashja qi anej si leshin as me kalu pragun e ders ne suvlakin ja bishin ke shpia, qetu ne katun Hatixhe o kon me nryshe se nqytet so se po ikshim perdit amo ene venin e qenit ku bojshim ato gjojnat personale e kishim 50 hapa larg shpie e ste nigjote njeri ke shpia kur ishe tu ashtu

Hatixhe amon me fal mos tbona xheloze amo hera par qi folim bashk e duhet me u njoft iher per iher e masnej pale ca nodh ja lejm kohes
kam von re Cetin kur o tu mshku ne uatcap qi ma bo ntm ne duket pak ma kull ene un du me u praktiku ka pak me qeto gjona pranej mos u merzit zmr puc puc nigjohena
 
I dashur ditar...

Sa do doja qe jeta t ishte pak me ndryshe
Te ishte e drejt te mos kishte pabarazi e njerzit t ishin te lumtur te mos vuanin t mos kishte luftra t mos kishte varferi do doja qe te gjithe te kishin ate qe donin... ehh un e di pergjigjen kjo jete sesht dhe sdo behet sic duam ne ... shum pak njerez arrijn te bejn ate qe duan te jene me ate qe duan e te jene te lumtur ... por shpresojm qe neser do behet me mire
Jemi njerez dhe shpresa vdes e fundit ...
 
Ditarushi...
Shume ordiner ky kthimi im prap apo jo?
Mos me thuaj jo se e di qe mendon keshtu..dhe jam e bindur qe nuk je i vetmi?
Erdha sepse rrefimet e mija nuk ndjehen askund me mire se sa ne fletet e tua elektronike. Ore ta kam thene qe je i pari per mua ?. Keshtu thone femrat zakonisht per te mos u dukur te perdala perpara meshkujve qe duan... Ama ti je i pari ditar per mua?... Ngjyrat dekorative te zbukurimeve dhe dritat plot shkelqim verbues kane veshur qytetin me nje mantel atmosfere festive. Retë kane zene vend prej ditesh duke i bllokuar rrezeve te diellit çdo hyrje. Une ushqehem po asgje nuk ka shije. Grija dominon ne garderoben ku vishen ditet e mija. Ne sportelin e fatit pyeta nese kishte mbetur ndonje bilete per dite te lumtura. Por pa sukses. Kishin mbaruar. Reklamat ne televizor thone qe jane festat. U enda rrugeve per ta vertetuar kete, por jam aq e mpire saqe edhe nese do të ma injektonin gezimin me shiringe nuk do me bente pershtypje. Kthehem ne shtepi e ne hyrje perballem me fqinjen, nje grua e moshuar nga ato italianet tipike me emrin Maria. "Vishu me trashe, je e re e do ftohesh"- me thote. Me nje italishte me te lodhur se une i pergjigjem "nese do e dije sa ftohte eshte brenda meje ky dimri jashte do te dukej si vere". E pershendes dhe me nje buzeqeshje qe duket sikur sapo jam zgjuar nga nje gjume letargjik hy serish ne shtepi. Ditarush a e ke provuar ndonjehere te jetosh vetem sepse nuk vdes dot?...jam e bindur qe jo. Kete vit te ri nuk kerkoj shume. Pritshmerite e mija cdo vit qe kalon sa vjen e bien. Dua thjeshte jeten dhe shendetin e atyre qe dua me shume ne kete bote. Deshirat e mija i kam varrosur. Me endrrat takohem vetem ne kohen e gjumit. Ndersa atij djaloshit akuamarine te cilin ia kerkova babagjyshit vjet, nese vjen kete vit i thuaj qe une nuk jam Aurora dhe puthja e dashurise se vertete nuk do te mjaftoje per te me zgjuar nga gjumi 100 vjeçar
Gezuar festat ditarush...
P.s Kur Dorina te vije per te te vizituar i thuaj qe Lorena te falenderon qe e ke krijuar kete kënd ku une ulem e flas me ty si me askend tjeter.
Sa me shume paqe?
 
I dashur ditar po deshe shko per mua ne pune cdo dite... se une dua te fik telefonin , internetin, tv, te mbyll dritaret , te ngroh dhomen e ti dedikohem vetes time ....:)
 
Mirmbrema ditar!!
Si ke qene?Une mire shume shyqyr, mbahem.E di cmendoj ndonjehere ditar?Me e lehte eshte te ndertosh ura qe lidhin dy brigje,nga ato qe i rezistojne shiut,bores,viteve,sesa te ngrish ura komunikimi me njerezit.
Sado qe perpiqesh "urte e bute",sic thote populli,te buzeqeshesh,te thuash ndonje batute,te shkrish akullin, nuk mjaftoka.Merr mbrapsh pergjigje te shkurtera,te ftohta,nga ato qe vine vetem per miresjellje,dhe ato ta presin hovin.Nejse ditar,se kushedi sa halle do kesh,dhe te miat ke manget.
Mir u lexofshim mik.
 
Ditarushi...
Shume ordiner ky kthimi im prap apo jo?
Mos me thuaj jo se e di qe mendon keshtu..dhe jam e bindur qe nuk je i vetmi?
Erdha sepse rrefimet e mija nuk ndjehen askund me mire se sa ne fletet e tua elektronike. Ore ta kam thene qe je i pari per mua ?. Keshtu thone femrat zakonisht per te mos u dukur te perdala perpara meshkujve qe duan... Ama ti je i pari ditar per mua?... Ngjyrat dekorative te zbukurimeve dhe dritat plot shkelqim verbues kane veshur qytetin me nje mantel atmosfere festive. Retë kane zene vend prej ditesh duke i bllokuar rrezeve te diellit çdo hyrje. Une ushqehem po asgje nuk ka shije. Grija dominon ne garderoben ku vishen ditet e mija. Ne sportelin e fatit pyeta nese kishte mbetur ndonje bilete per dite te lumtura. Por pa sukses. Kishin mbaruar. Reklamat ne televizor thone qe jane festat. U enda rrugeve per ta vertetuar kete, por jam aq e mpire saqe edhe nese do të ma injektonin gezimin me shiringe nuk do me bente pershtypje. Kthehem ne shtepi e ne hyrje perballem me fqinjen, nje grua e moshuar nga ato italianet tipike me emrin Maria. "Vishu me trashe, je e re e do ftohesh"- me thote. Me nje italishte me te lodhur se une i pergjigjem "nese do e dije sa ftohte eshte brenda meje ky dimri jashte do te dukej si vere". E pershendes dhe me nje buzeqeshje qe duket sikur sapo jam zgjuar nga nje gjume letargjik hy serish ne shtepi. Ditarush a e ke provuar ndonjehere te jetosh vetem sepse nuk vdes dot?...jam e bindur qe jo. Kete vit te ri nuk kerkoj shume. Pritshmerite e mija cdo vit qe kalon sa vjen e bien. Dua thjeshte jeten dhe shendetin e atyre qe dua me shume ne kete bote. Deshirat e mija i kam varrosur. Me endrrat takohem vetem ne kohen e gjumit. Ndersa atij djaloshit akuamarine te cilin ia kerkova babagjyshit vjet, nese vjen kete vit i thuaj qe une nuk jam Aurora dhe puthja e dashurise se vertete nuk do te mjaftoje per te me zgjuar nga gjumi 100 vjeçar
Gezuar festat ditarush...
P.s Kur Dorina te vije per te te vizituar i thuaj qe Lorena te falenderon qe e ke krijuar kete kënd ku une ulem e flas me ty si me askend tjeter.
Sa me shume paqe?
Ne te tilla biseda te paqta
une gjej e shoh nje fuqi tenden. :)
Mendoj se je ne radhen e penave te arrira te forumit. :)
Urime!
 
Ditar,gjumi im esht bere copash,me keq se vete jeta ime!
Mbreme fola me nje mik,me ate qe i besoj me shume se vetes !
E kritikova qe kishte humbur keto kohe me tha ma moren shpirtin ne pune,ishte akoma ne pune 24 ore!
Me tha je bere serioze nuk flet si dikur qe me beje me qesh,je mbyllur ne vetvete se di ca ke!
Asgje skam i thashe esht vete jeta e merzitshme ,por ti mos humb me...miqte si ty i duhen shume nje shoqerie!
Me kujtoi kohen kur isha e vogel qe me thoshte gjithmone goc mamaje,me stimulonte te beja gjerat e veshtira qe nuk ishin te lehta per tu arritur.
Ne fund te bisedes i thash: si gjithmone ja arrin te me besh te qesh me ze:)ja pse te kam kaq shum xhan dhe te besoj verberisht!

Miq te tille jan te rralle ,lum kush i ka!
 
Marr leter dhe lapsin per te shkruar.As vete nuk e di se cfare te shkruaj…perpiqem…perpiqem shume vetem e vetem te mos shkruaj per ty...,por nuk mundem,eshte kaq e veshtire…E di pse?!?!?!sepse kudo ku jam me cilindo..ne mendimet e mia je vetem ti…ti dhe vetem ti…nuk di cfare te bej…ti dorezohem vetes time…ti dorezohem dashurise qe ndjej per ty..t ndaloj se mohuari qe me ka marr shume malli per te folur me ty,per te pare syte e tuqe me bejne te humbas ne oqeanin e mistereve dhe t fluturoj ne Qiellin e menimeve te mia UNE NUK MUNDEM ME!Nuk dua! Kujtoj ne cdo gje qe bej…TY…se di as vete pse?VALLE PSE?!?!?!?!Sa inat e kam marr veten qe e lashe te me merrte para rryma…mua qe gjithmone me ka pelqyer t jem ndryshe,te lundroj kunder rrymes…E di cfare?Me ler t tregoj dicka…Nje dite u zgjova dhe I thashe vetes:”SOT sdo mendosh per ate…SOT do jesh e lumtur ,do mendosh sesi t jetosh cdo cast cdo sekonde t jetes tende,pa ate..” dhe e di cfare?! Ne kulmin e lumturise time u ndjeva BOSH,sepse edhe pse kisha 1000 arsye per t qene e lumtur…ti nuk ishe aty per te me buzeqeshur ,apo per t folur me mua…ti mungoje…A arrin valle te me kuptosh mua?Arrin valle te kuptosh rendesine qe ke ne jeten time?TI!!!TI qe me ke bere te kuptoj se cdo t thote te lendohesh nga dashuria nga ndjenjat e sinqerta…TI qe me bere t bie ne kurthet dhe te mos dal prej labirinteve te dashurise…Arrin valle te me kuptosh?! TI qe je “qendra “e universit tim…DIELL……………..!!!................... :[
 
Ditar:
Të gjithë kemi ditët tona me shi...
E këto ditë janë kaq të zymta si kjo e sotmja ku shiu kërcet kaq shumë në veshët e mi...
Mijëra çadra më kalojnë para syve, ngjyrat e tyre e kanë humbur dinamikën , mbizotëron grija...
Sa e urrej këtë ngjyrën, as në sirtarët e mi nuk e preferoj por kjo jetë ta vishka me zor.
E kam kombinuar grinë e kësaj jete ashtu sikurse grinë e kësaj dite...
Ndalova një çast dhe këputa këtë lule , një shkrepje e çastit...
E verdha, ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë, më e hareshmja, më energjikja.
Kjo ngjyrë të nxit lumturinë, vetëbesimin e madje dhe urtësinë..
Sa kombinim të bukur ë?
Dhe jeta e tillë është, herë shumëngjyrëshe e herë gri..

Oh sa shumë.shi që po bie
Oh sa shumëë...
Unë po loz tani me pellgjet e shiut
Por ti, ti mos loz me lotët e mi..

43293
22.12.2019
11.33 am
 
Last edited:
43366
Ah,sikur ta kisha prane.
Ai te flinte gjumë,e unë ta ledhatoja ngadalë.
Ta puthja e fort ta shtrëngoja,
rrahjet e zemrës me padurim t'ia dëgjoja.
E nëse do isht dita e fundit e jetës time,
po ku ka vdekje më të ëmbel se me puthje e përqafime..????
 
Unë jam ai që jam.
Unë nuk kam një fytyrë të bukur, por as trup mahnitës. Nuk ngjaj fare me asnje aktor, por dukem si vetvetja. Kam shenja në trup sepse kam një histori. Disa njerëz më duan dhe disa më urrejnë, por kurrë nuk më intereson kjo gjë. Jam mirë, nganjëherë jo mirë. Kam bërë shumë gabime dhe jam inatosur shumë, kryesisht me veten time. Të gjithë i kam falur, ndërsa veten time kurrë nuk e fala. Thjesht i jap vetes një mundësi të dytë edhe pse unë nuk besoj te shansi i dytë. Ndonjëherë them gjëra të bukura, por më të shumtën e rasteve flas pa llogjik. Por unë jam gjithmonë vetvetja. Nuk shtirem kurrë se jam dikush tjetër. Unë jam ai që jam. Mund të më duash, ose jo. Mund të më pranosh, ose jo. Por unë kurrë nuk do të ndryshoj. Dhe nëse zgjedh të dua dikë, dije se do ta bëj me gjithë shpirt, se unë jam ky që jam...
 
Mirembrema ditarush...
Erdha prap une...por skam cte bej...ku te shkoj tjeter...askush nuk me degjon si ty...
Te gjithe vrapojne me hapa kercitës duke ndjekur rrymen dhe ndoshta shumekush prej tyre akoma se ka kuptuar qe rryma tashme i ka marre me vete e duan ose nuk duan me pahir do i nenshtrohen vullnetit te saj te pameshirshem. Te them te drejten i mirekuptoj...ndonjehere edhe mua me vjen te leshohem. E ne vend qe ta mbaj peshen mbi kurriz thjeshte te zvarritem pas saj e ta le te me perplase ku te doje. E perseri kujtohem per kohen qe kam investuar duke ndertuar mure me blloqe durimi e per spirancen e shpreses qe me shtrengon shputat e kembes. Nuk hidhem. Mbahem sa mundem edhe pse duart me therin nga dhimbja. Ditarush e di sa e trishtueshme eshte qe ta lagesh me lot rrugen ne te cilen dikur kendoje?...Sa do te doja qe te ngrihesha edhe une nga hiri si Feniksi... Sa do doja qe besimi im të çelte edhe njehere si nje lule rebele ne acarin e Janarit....
Uroj qe nje dite te kem motiv te vij e te te tregoj gjera te bukura... E deri atehere durom o ditarush...te pakten ti nuk merzitesh kurre...
 
Sot ishte një i ftohtë acar
Ngrica kishte zbardhur e mbështjellë gjithçka përreth, e vetmja gjë e ngrohtë ishin llambat e dekoruara të Dhjetorit nëpër rrugica ....
Kisha lënë vetëm sytë jashtë pasi isha e mbeshtjellur gjer në dhëmbë, e pashë një rresht të bukur parkimi makinash të zbardhura nga ngrica..
U afrova drejt tyre ngadalë e fillova të vizatoja ❤ si e marrë...
Çdo makinë ish zbukuruar nga gishtat e mi , madje mes makinash nuk mungonte as fjala më e bukur në botë " të.dua" ?

Sa të bukur e bëra atë rrugicë, i dhashë ngjyra dashurie dhe unë, buzëqesha dhe u largova si një fëmijë i lumtur, a thua se ç' kisha bërë...

Atje, tutje larg, në një rrugicë tjetër, pashë një vogëlushe që po bënte të njëjtën gjë si unë, veçse ajo shkruante ' babi"...
U përlota, vajzat janë princeshat e baballarëve, e baballarët dashuria e parë e tyre..
Në çdo zemër që pikturoj ( ta dedikoj ty babi), ti je dashuria ime e parë dhe e fundit, dhimbja i ndryshon njerëzit por dashuria për ty sdo më shuhet kurrë i dashur..

Ne ecim paralel bashkë, unë eci në tokë e ti ecën në qiell, e sa herë ngre sytë lart, ti je dielli im. .
E për ta përmbyllur Dario C ka thënë:
“... S’ka gjë më të bukur në botë se një femër e heshtur...”.
Unë vërtet hesht përballë çdo feste, ama të kam kyçur thellë në zemrën time heroi im.

Mirupafshim ditar
U takofshim veç për të mira.
Dorina!
 
I dashur ditar, nuk para shkruaj shpesh por ja po e bej. Me vijne ne mendime shume gjera sikur kjo bote te ishte me e bukur me e embel dhe plot dashuri, sikur te gjith te ishin te lumtur, me gezonte ajo dite femijerie kur lozja me femijet tek lagjia ime ishte e mbushur me guricka dhe luanim zbathur, nuk ishim te varfer por ne pasur ne shpirt, mbaj mend kur sa here teta tek shpia petball na bertiste se benim shume zhurme ne oren e drekes haha, e pastaj vinte dhe me dege hiskell per te na larguar. Oh nene sa te djeg sidomos kur te rrihte me ate degen e hiskellit haha. Kam kalur nje femijeri aq te pasur qe sot ngelen vetem ne shpirt dhe ne zemer nje memorie qe as fortunat e jetes nuk do ti fshijne sepse ato qe i ke perjetuar me zemer dhe me shpirt te shfaqen dhe ne ditet e fundit te jetes...
 
I dashur ditar
Në ditën e dytë të 2020-tës po të shkruaj nga këndi i kuzhinës ....
Ma kanë tërhequr veshin shumë disa nga të afërmit e mi, duke më thënë zgjate pak kokën këtej të të puthim se ngele sipër tenxhereve?..
Ndonjëherë punoj e lodhem aq fooort e as gjë s' nxjerr në.dritëë...por këtë herë ma bëri zoti PLOT, u mbusha në lumturi?
Prezenca e disave më ka shoqëruar këto orë.
Uroj të mos më mbarojnë shpejt këto çaste...
Upsss, sapo dëgjova emrin nga matanë ?do kthehem sërisht ditar..
 
Huh
Po përplasem tek ty ditar me gjithë agoninë time...
Unë e di që duhet të vij tek.ty vetëm në ditët e mia PO por dua të zbras këto emocione që po më mbysin..

Je i vetmi që më.lexon, mirëkupton e smë " bërtet" dhe as më paragjykon, je e vetmja skutë e shpirtit tim ku shfryhem për çdo të bukur apo të venitur..

Sot u ndamë.sërish me nënën, për të miliontën herë( por jo të fundit)...
Ishte nga ato ndarjet therëse, pikëlluese, ajo qau shume, kështu qan kur vjen nga malli e po kështu qau kur iki nga deshperimi.

Kur ndahemi ajo qan me lotë të nxeta, ndërsa unë nuk qaj.
Mezi e mbaj veten duke e"genjyer" mos qaj nënë as unë s'po qaj. Mezi permbahem deri sa arrij në sendiljen e makinës dhe përplasem me forcë, dhe pastaj qaj me ngashërim.

Unë dhe ti s' e kemi shijuar njëra-tjetrën se kështu fati ynë deshi, thonë që fatin si ta kërkosh e gjen por jo, unë s' kërkova që të na ndanin nga njëra-tjetra...

Midis miliona falenderimesh të gjata që kam për ty......
Une do te them vetem nje te vockël. Të falenderoj pa fund që.më.ke mësuar si të kem respekt për veten dhe të jem.bujare e të dua njerëzit pa kushte..
Të të them kam mall është pak.
Dhe ti nuk e di e mira ime, se dëshira ime fluturon shpesh për të të pare ty zemër

Hey ma, më mori malli që tani, për aromën, përqafimin, zërin, prehërin, ty, kafenë, ah kafenë, të.çan hundët aroma e filxhanit kur e bën ti?

View attachment 43866


Unë do ulem sërisht në të njëjtën tavolinë por do s'do jetë njësoj pa ty..
Lashë një pjesëz të shpirtit në përqafimin tonë..

Të përulem e shtrenjta ime..
Më mungon , më mungon, më mungon...:(
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.