Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Dashuri
Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë.
 

Mohimi i nje dashurie​

Nje dite nje djale i dashuruar..
Vraponte pas nje vajze qe e donte..
Mundohej qe ta ndalte..
Por ajo nuk ndalonte..
Mbas shume perjekjesh..
E ndali diku ne nje cep..
Thuamé lamtumire i tha..
Dhe pastaj mé ste ndjek..
Thuame qe kjo dashuri u shua..
E une do te iki larg..
Edhe pse fort te dua..
Nuk do te ndjek mé nga pas..
Per nje moment vajza nuk foli..
Dhe syte ju mbushen me lot..
Pastaj nga vetja djalin e largoi..
Dhe i tha smund te te dua dot..
Menjehere nisi rrugen vajza e vetmuar..
Pa djalin e mjere qe fort i tha te dua..
Kur ajo shkoi ne shtepi..
I ra telefoni..
Dhe nje ze i trishtuar..
Vdiq aksidentalisht foli..
Ma shpjego kush vdiq te lutem..
Se nuk po te kuptoj dot..
Djali qe shume te deshti..
Sa ishte ne ket bote..
Tani vajza e shkrete..
Ecen rrugeve te saja..
Dhe malli ja djeg zemren prush..
Shpesh here e kthen koken dhe shikon prapa..
Por djali nuk eshte mé dhe ate se ndjek askush..
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Ky jam une

jam i ashper dhe i prere
njekohesish dhe i vendosur
keshtu kam qen un perhere
edhe kur me kan prangosur
jam i forte ne karakter
di te fal e te bej mire
me thika shum here me kan there
e shum here per toke jam shtrire
kam ecur neper shkretira
ne debore edhe ne shi
ju kam plotesu te tjereve deshira
po per vete te shijoj sdi
jam rritur me zor me hall
por asnjehere sjam dorezu
cdo situate i kam bere balle
e cdo gje e kam provu
se di dhe sa do te zgjase
se di dhe sa do jetoj
eci perpara dhe nuk shoh pas
ky jam un e nuk ndryshoj..
 
KAM NË ZEMRËN TIME…

Kam në zemrën time që është pa perde,
Dy frona fildishi, tryezë të kristaltë,
Aty janë ulur, secila më vete,
Dashuria jot’e rremë, e imja e llagartë.
Kam në zemrën time, në zemrën e ndritur,
Emrin tënd, e shtrenjtë në të artën kuti;
Merrni çelsin, asnjë dorë e paditur
Nuk duhet t’a hapë tani dhe përsëri.
Kërko zemrën time, zemrën që s’e pranon
Por që banor i saj, je ti dhe vetëm ti,
Dhe do të shikosh e dashur që mbretëron
Në një vend ku mbret nuk është asnjë njeri!


Theophile Gautier,
 

Mosnjohja të le të pazgjuar edhe kur mos të kesh fjetur.​


1616188028527.png

Syve u shfaqet e thepisur maja e malit nga largësia
Po kur këmbët ta kenë shkelur majen, ndryshon e gjithë pamësia
Ashtu si nga larg, as nga afër nuk shfaqet vërtetësia
Shqisat janë për të kërkuar, zemra është për të gjetur
Dashuria shpaloset kur vetëm të kesh mbetur
Mosnjohja të le të pazgjuar edhe kur mos të kesh fjetur. ~ Fatmir Muja
 
Prej largesise ku ndodhesh, ti ke per te mesuar
Te me degjosh me zemer me fort sesa me vesh.
Per t`ardhur gjer tek une, qe rri duke veshtruar,
Ti ne vetvete ura dhe rruge do te gjesh.


Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
E pyje e fusha e male na kane ndare ne mes.
Porse njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
Kur ti te hedhesh syte drejt bregut ku te pres.

Jules Supervielle
 
Ç'mu ndez malli për babanë,
Fëmijërisë ju ktheva larg,
Kur më thoshte, lodhur jam,
Dhe një kafe hak e kam.
Se kafeja shijon tjetër,
Kur nga dora e gocës vjen,
se e thotë traditë e vjetër,
Baba, shpirt tek bija gjen.
Më kënaqe bijë, thosh'
Ty të lumshin ato duar,
Rri e kthehem pas në moshë,
S'lodhem, duke të kujtuar.
Shplodhe babën me një kafe,
Çmoje, sa e ke në jetë,
Vetëm koha s'është "harraqe",
Vitet fluturojnë shumë shpejt.

Alma Papamihali
 
I dërgova djalit
Që kam në kurbet
Bakllavanë e pjekur
Mbushur me sherbet
Dhe gjelin e detit
E bëra kallkan
Se do çaj dete
Edhe oqean
Dhe dy tre pagure
Me verë e raki
Se i kemi bio
I bëjmë në shtëpi
Dhe për vaj ulliri
Nëna nuk harron
Tyja ta kam nisur
Plot një gallon
Dhe djathë edhe gjizë
Dhe dy vazo gjalp
Kaq të nisi nëna
Se do të nis prap
Tre kile ullinj
Se vet i gatova
Janë në fund të çantës
Për pak desh harrova
Ndërsa për fasulet
Mbusha një cakule
Ca i ke të bardha
Ca i ke me lule
Të më falç o bir
S'kisha shumë leka
Të bleva cigare
Pes a gjasht steka
Nga duhani plakut
Mbusha rreth një kile
Është duhan i fortë
Nuk e bën me hile
Edhe kafe turke
Të ka nisur nëna
Që të pish me gruan
Kur kthehesh nga puna
Desha të të nisja
Dhe ca gogozhare
Po i harroj nëna
Atje në dritare
Nuk harrova bir
Kam vënë dhe trahana
Të gatuajë nusja
Haje për saba
Tridhjet kokrra vez
Të freskta safi
Kaq të nisi nëna
Vetëm për fëmi
Për të çuar çantën
Taksi faturuam
Po te autobuzi
Desh u ofenduam
Se unë edhe plaku
Nuk kishim takat
Te çonim valixhen
Që ta hidhnim lart
Po shyqyr shoferi
Djal me takat
E mori valixhen
Dhe e hodhi lart
Pa vënë ndonjë gjë
Mund të kem harruar
Falëm biri nënës
Se jam e moshuar

Andrea Vangjeli,
 
Nuk dua te fle
(Jean Cocteau)

Nuk dua te fle kur fytyra jote rri
Te qafa ime pernate
Se mendoj per vdekjen qe vjen me shpejtesi
E sjell gjumin e gjate.

Une do vdes, ti do rrosh, kjo gje gjumin ma nxjerr
Ç’gje tjeter me tremb sonte?
Te mos degjoj nje dite se si ti fryme merr
Si rreh kjo zemra jote.

Si, ky zog i druajtur qe nga endrra tulatet
Do ta linte ne gjeme
Çerdhen ku trupi yne me dy koke zgjatet
E sos me kater kembe?

Nje gezim kaq i madh me rreh ne agullim
Kurre mos mbarofte
Dhe engjelli mbrojtes qe ne rruge me prin
Fatin ma lehtesofte!

Pupel i lehte jam nen kete koke qe ngjan
Si pjese e trupit tim
Qe ndonese kendoi gjeli, mbyllur syte i mban
S’degjon e s’pipetin.

Nen kete koke qe ne bote te tjera bredherin
Ku ka tjeter ligj jete
Qe ne gjumin e saj rrenje te thella shtrin
Larg meje, afer meje...

Ah do doja me gushen perbri fytyres sate
Permes gojes plot vesk
Te degjoj nga gjiri yt kete faske delikate
Te fryje gjer te vdes.
 
Lutja e Nenes!
Në periferi të fshatit, në një izbë, krejt e vetmuar
një nënë plakë para ikonës, po lutet e gjunjëzuar.
Lutet për djalin e vetëm, vajti kohë që s’ i ka shkruar,
pse lufton në dhe të huaj, atdheun për të shpëtuar.

Lutet nëna e mjeruar dhe fshin lotët që e verbojnë,
atëherë syri i mjegulluar sajon pamje që e tmerrojnë.

E çon në një fushë beteje, lufta ende s’ ka filluar,
sheh djalin e saj hero, të vrarë, me lavdi mbuluar.

Përmbi gjoks njollat e gjakut përshkënditje e flakëruar,
dhe flamurin e armikut, dorë e ngrirë e mban shtrënguar.

Ngazëllimi drithërues i ngrin gjakun plot trishtim,
kokë e saj e zbardhëlluar mbi pëllëmbët gjen strehim.

I mbulon vetullat, ballin, floku i rrallë që ndrin nën zjarr,
por tashmë, lotët që rrjedhin ngjajnë porsi margaritarë.
 
Sa keq

Me ndjenja jemi se jemi njerez,
deshirojme te ndjehemi mire,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqesite e tjetrit ,
ndjejme lumturine …

Nese o njeri nuk bene dot mire,
se paku, perpiqu te mos besh keq,
gjeju prane tjetrit, ne diten e lige,
se ndofta neser, nevoje ti do kesh…
Sa keq, nese kete se ke mesuar,
dhe me keq nese e di e s’reflekton,
jam i sigurt keqas ke me e pesuar,
jeta eshte nje rrote qe pozicion ndron…
 
Të dua shumë, e di
dhe rruga drejt të pamundurës është e gjatë…, je ti
mbretëresha e femrave
ku askush nuk mund të zërë vendin tënd, e di.

Por e di gjithashtu se koha
e dashurisë ka mbaruar
dhe fjalët e mrekullueshme kanë vdekur
e di, janë harruar.

Mbretëreshës së femrave
çfarë mund t’i them më saktë
kur rruga drejt të pamundurës
e di, është e gjatë.

Të dua shumë…, të dua… se jetojmë të dënuar
jetojmë të hapërdarë, diku të dëbuar
mes nesh furtunë, mjegull
breshër, borë, zjarr të harbuar.

E di se mbërritja tek sytë e tu është iluzion
të mbërrij tek ty duhem vetëflijuar
kjo më bën të lumtur të gris veten
në copa për hirin tënd, dashuria ime e çmuar.

E nëse mund të zgjedh… nëse mund të zgjedh…
të ripërsërisja dashurinë tënde për herë të dytë
që me petale trëndafili këmishën tënde të zbukuroja
ty, që prej pikave të shiut të të mbroja.

Të dua shumë…, të dua…
dhe e di se rruga drejt të pamundurës është kuturu
të dua shumë dhe e di se udhëtoj
drejt oqeanit të syve të tu.

Dhe mendjen time lë pas dhe vrapoj
ende vrapoj pas simes marrëzi.
O grua, o femër, o bukuri
që mban mes duarsh zemrën time, je ti.

Të lutem, për hir të Zotit tënd
mos më braktis.
E ç’duhet të jem unë pa ty
mos më lër të dalldis.

Dhe refuzoj prej zjarrit të dashurisë të dorëzohem
por a mundet të dorëzohet nga dashuria i sëmuri?
A pyet në shpëton i gjallë prej dashurisë,
a pyet në del i vdekur si guri?


Nizar Kabbani
 

DY​


Dy,
fillimi i gjithçkaje,
Dy,
përbejnë një të plotë,
Dy,
arrijnë ku një s´mundet,
Dy,
pinë dhe nga një gotë.
Dy,
krijojnë një histori,
Dy,
përbëjnë nje ekstrem,
Dy,
zgjidhin një fjalëkryq,
Dy,
shndërrohen në problem.

Alma Papamihali
 
Kisha vdekur...Nuk e dija- Nga Agim Doçi

Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonse para jsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u friksoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!
 
Poeti i pa shkoll :
Titulli --> dashuria
Nuk di ku ta nis nuk di ku te filloj se diten qe kjo zemer ty dashuroj nuk di si ta pershkoj
Ajo dit ishte magjike pwr ne te dy sa ne dashuri u endem te dy
Koha iku si flori por fitorja ime ishe ti
Koha nuk u ndal per ne por lulzoi sikur ne
Ne nuk po ecnim me kohen por koha po ecte me ne
Shum na deshen si cift shum na urren per dashurin
Intriga sulme scena pa fund xhelozirash kundrejt nesh erdhen por qe humben
Se ne dy ishim dashuri pa kushte
E dashurum njeri tj edhe difektet e njeri tj
Dashuruam me zemer dho jo siperfaqesore
Nje dashuri e till nuk vjen shpesh
Nje zemer e paster pa sekrete nuk falet leht
Se ajo quhet DASHURIA E VERTET ..
 
Te pres ??
O vajze fisnike dhe e embel
O driteqe vetetine ne qelqe
Ti je shembulli miresise
Ne kete bote shume te keqe

Po shpirti im se njeh pendesen
Do vij te puth puthjet e mia
Te dy bashke te mesojme
C'eshte vertet dashuria

Ne nje dhome ne erresire
Nuk ra zjarr s'plasi dyfek
Per ironi aty u dogj
Nje krevat dhe nje dyshek
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.