Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Natyrisht!
Nuk mund të jesh më shumë se dështak
Kur diçka vlen shumë dhe ti e vlerëson pak
Çdo gjë në ekzistencë ka ndëshkimin e vet
I ndëshkuar mbetet ai që di, por s’flet
I poshtëruar mbetet ai qe flet, por s’di
E më i dështuari, i dituri pa urtësi
Si ushqim pa shije në ekzistencë mbahet
Si i sharë jeton, edhe kur nuk shahet
Kurrë mos e bëj veten një ushqim të tillë
Tjetrit i bën keq, veç kur vetë s’je mirë
S’ka gjendje më të mjerë në botën e dijes

Të duhesh për shkak të urisë, e jo për shkak të shijes.

~ Fatmir Muja
 
Dita nis me buzeqeshjen tende
Ndaj mos ja moho kurre vetes
Shikoje qiellin dhe kur mbushur me re
Dielli ti buzeqesh zemres??
 
Më dëgjo!
E di që nga njerëzit je lënduar, je shkelur, je fyer, je këputur
E di që nuk të kanë ruajtur, edhe atëherë kur të kanë puthur
Edhe atëherë kur u je dashur, e di që të kanë përbuzur
Mjerë për atë që mund të flasë për ligësitë e tij, pa u skuqur
Por ama edhe ti dije një të vërtetë të vockël që jo të gjithë e kuptojnë
Sjelljet e njerëzve nga dhimbjet e tyre burojnë, e jo nga qëllimi që ty të të lëndojnë
Ndonjëherë nuk është ndershmëri, një gjë që thuhet me dy fjalë, ta thuash me tri
E pakta që bëhet me zemër vlen më shumë se e shumta që bëhet pa dashuri
Unë do të bëhem dhé i Tokës që ti të rritesh në Dritën e Qiellit
Do të bëhem ujë që hyn në rrënjët e tua dhe udhëton brenda kërcellit
S’do të flas mirë për ty edhe pse thua se me këto fjalë po ta shtoj jetën
Se po e lavdërove atë që të lavdëron, i bie ta lavdërosh veten
S’do të flas keq për ty edhe pse me ty mund të thahem

Çdo fund është i bukur nëse nga ti nuk ndahem.


~ Fatmir Muja

320813265_880683222971687_241697214440158811_n.jpg
 
Sot ishte ftohte dhe pse dit me diell
Dhe deti kalter, shkumonte dallge
Zeri i heshtur, behej jehone
Per c'ka shpirti ndjente mall.
 
Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net
Dh’e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret
Prej skëterrës se pa matë më del bot’ e ëndërruar,
vetëm ti, o im-e dashur net-për-net më rri larguar
Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund
çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,
Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate
T’i përshkohet për-së-thelli bukuris’ së qenies sate.
T’i përshkohet mes-për-mesi dlirësis’ së shpirit tënd,
Ta merr pamjen e fytyrës, bëhet shkronjëz e kuvend.
Ai del prej shkretëtire ment’ e mi të m’i stolisë
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisë,
Ndrin i kthjellët e i pastër si pasqyrëz’ e një kroj
Pa nëm fytyrën tënde ta vështroj… nuk ta vështroj…
O! fytyr’ e vjershëruar që më mbush me dëshërime!
Q’i fal gaz përjetësie dashuris’ së zemrës sime!
Që më bën kur ment’ e mia regëtijnë varg e varg
Të të ndjej aq fare pranë, të më jesh aq shumë larg...

Lasgush Poradeci
 
Duke ikur nga ti, te ti erdha
Duke u ndarë nga ti, me ty u takova
Kohëzgjatja e ndarjes s'ka asnjë vlerë

Koha s'e bën ashkun, nga Ashku bëhet koha
 
Sa fjale jane fshehur ne zemren time
Fjale te pathena mbushur plot mall
Atje ku puthet toka me qiellin
Dua ti hedh por eshte larg

Por shikimin e lë, atje ne horizont
Me lutjet e mia, mbushur miresi
Perendimet djegin, kur dita shkon
Ashtu sikur shpirtin, nje dashuri.
 
NUK KA FAJI

Nuk ka te drejte
Kush flet me shume ,
As kur te thote tjetri
Bej sic te them une.

Se fjalet e nxituara
Te thena me bollek
Populli e thote
Jane fukarallek .

Sote shume njerez
Fjalen se peshojne
Me fjalet e tyre
Njerezit i helmojne .

Thone e c'nuk thone
Per njerezit e mire ,
Sa edhe driten ,
Ua bejne erresire .

Dhe me uji floriri
Te jesh i lare ,
Njeriu i keq do ta gjej
Nje shkak per te share .

Ne shpirtin e tyre
Ziline e kane ,
Sepse populli thote ,
I shari te shane .

Sepse dhe e shemtuara
Shane pasqyren ,
Se gjoja te shemtuar
Ja nxierr fytyren .

Ndaj ne kete bote
Kaq te djallezuar ,
Nuk ka faji Netedy.com
Se je i deformuar .

Sepse xhelozia
Permban shume marifete ,
Ajo ka vrar njerez
Ka shuar dhe shtete .
 
Screenshot_2023-01-23-18-51-16-657-edit_com.instagram.android.jpg
 
Edith Piaf
Ti je më i bukur, se dashuritë e mia të mëdha
dhe unë, ti e sheh, unë jam aq e vogël;
ti je i bukur gjatë gjithë kohës,
bukuria yte rritet dhe unë përfitoj nga ky rast ... ♪
 
O ti që këndon një këngë rritmi!
E s'tkurresh kurrë nga e vërteta,
Më jep një tingull të mbledh shpirtin,
E të më gëzojë më shumë jeta !
Se kam ca vite, kam marrë ca lajme,
Më ndrydhin trupin e më rrëgjuan,
Më heshtën këngët edhe nuk kam...
As frymë më ...Për të kënduar !
Prandaj ...të dëgjoj e dashuruar
Për kohë të bukura e të zjarrta
Ku veç me këngë kam përjetuar
Vitet e shpirtit, ndjenjat e arta !
Anila Toto
 
Mos me fol me per dashurine.
Gjer dje etur flisja dhe une me u bind
Ndersa sot as flas e as degjoj
Te lutem mos me fol më per dashurin.
 
Last edited:
IMG_20230126_213252.jpgPoezi eshte edhe kur te perqafon shpirti e te puthin fjalet.
Poezi eshte dhe malli qe ndjejme.
Poezi eshte dhe lutja e perendimeve te zjarrit
Ku ngushellimin e pritjeve te kota gjejmë...
 
a ardhë kohë e shtirë, dashni
Kohë e acarit, për mua e për ty
Sot, besohet në çdo gjë
Përveç në dashuri
Sot, parim është bërë
besimi në tradhëti

Unë e ti kem mu ba të fortë
Acarin kem me kalu
Në lulet e Pranveres
Fuqishem duke besu

Dashni, mjafton për ne të dy
që unë të kam ty
E ti mua me ki

326253617_6020555444633499_3214397644604349309_n.jpg
 
Erdhëm duar bosh,ashtu do ikim

Erdhëm në këtë botë të gjithë njësoj
Të gjithë lindëm pa rroba... lakuriq
Zoti të barabart një nënë na dha
Dhe një baba secilit... sigurisht

Dikush u ngop me qumësht gjiri
Dikujt u rrit me qumësht kutie
Disa u rritën me qull orizi
Asnjë nuk bëri grev urie

Pastaj rrugës ndryshuam shpirt e oreks
U kënaqëm me pak,disa mbetën të pangopur
U bëmë të dhimbsur në zemër e dashuri
Disa koprac ,për të zhvatur nuk kishin të sosur

Erdhë vetëm në këtë botë pa "këmisha fati"
Ashtu do ikim nji e nga nji
Ndaj mos mendoni për "fat lugati"
Këtu mbi tokë s'do mbetet asnji

Lum kush botën e shijoj me miq
E zemrën kurdoher e pati plotë
Lum kush la emrin e mirë për fëmi
E turp mos t'u vij kur të na kujtojnë

Ëndërroj shpesh,moj nënë

Në krahët e ty të isha dhe njëherë
E veten të ndieja të vogël fëmi
Mbi flokë dora jote, baluket të më kreh
Në sy buzëqeshja ime... lule të çel për ty

Të rrija strukur si fëmi motak
Mbledhur në krahët e dashurisë tënde
Për gjum më vije në djepen rrumullak
E ninulla më këndoje me fjalë zemre.
 
SHPIRTRAVE NETEVE TE KRISHTLINDJEVE,

Ti erdhe papritur si engjell ne oden time,
sic vijne ne pranvere zogjte shtegetare,
si dallendyshet qe ndertojne folete,
nen strehen e vjeter te shtepise sime.
Ashtu thurre folezen ne zemren time,
kendoje sonata, rubaira si kanarine,
c’ishte ajo kohe behar,stine ngrohtesie?!
gjithe naten,vallezonim valse kenaqesie.
Diten zhdukeshe ne qiell me vetmine,
naten trokisje ne odat e zemres sime,
harroje gjithcka,vetem puthje e ledhatime,
humbisnin te dy,ne boten pa dhimbje.
Nje nate,pa erdhur e ftohta,fluturove,ike,
s’me the asnje fjale,folezen boshatise,
me le ”mantelin” e dashurise,si postale,
qendisur me lot, me zjarmi vajzerie.
Andaj dhe qyqyja qe jeton pa fole,
kur kendon ,vajton kenge dashurie,
me folene boshe,ka mbetur jetime,
edhe poetet,sikur profetet shkruajne,
per odat boshe, lirika dashurie,
shpirterave,neteve te Krishtlindjeve.
 
Perendi madheshtore lindur e rilindur agimeve
që me largon peshën e errësirës nga jeta
në sinjal të pritjes endesh ledhatimeve
që të flet mirësia si era ndër gërsheta!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.