Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Letra

Po e shkruaj një cop letër,
Me varg malli po e mbush,
Në çdo fjalë një lot i derdhur,
Po ti nis të prekin buzë.

Po e shkruaj një copë letër,
Zarfin hape mbushur plotë mall,
Lotin mbaje mos e derdh,
Se prek zemrën mbi fjalë ka qarë.

Po,ta nisa një copë letër!
Adres malli, mos harro!
Unë e pres të vij një tjetër,
Zarfin tënd tek unë dërgo!

Po, ta nisa një copë letër,
Nëse e grise hidhe mbi det,
Do të vij tek unë patjetër,
Ai mall që po më tret!

Majlinda Pajaj.
 
Në Krahët E Tua Dua Të Vdes
Më Lër Një Puthje Të Ta Falë
Sa Her Të Zgjohesh Ç'do Mëngjes
Për Puthjen Time Do Ndjesh Mallë.

Mallin Dotë S'ke Për Ta Shuar
Zjarrë Në Shpirtë Si Vullkanë
Zëmra Mbeti E Lënduar
Kërkonë Sytë Që U Thanë.

Tashmë Lotët Kan Kuptimë
Dhe Pse Syve U Rrin Fshehur
Ndoshta Ndjeve Pikëllimë
Shpirtë E Zemër I Ka Dehur.

Zjarrin Që Ky Mallë Ka Ndezur
A's Të Qetë S'më La Të Vuajë
Do Të Ngrihem Gjallë A Vdekur
Zjarrin Përmbi Buzë Ta Shuajë.

"Donald Hoxha"
 
Qesh dhe jeto !,,,,,

Diellit , nuk mund ti thuash mos lind
E dites mos ago ,
Shpirtit, s'mund ti thuash mos qesh
E jetes mos jeto

Dites qe shkoi ,pse ike mos i thuaj dhe, erresires se nates friken mos ja ke

Sikur nje yll i vetem ne qiell po te jete
Shpirtin ta ndrin
E diellin ti pret

E pra kjo dite keshtu nisi ,ku shpirti shume po qesh ,,,,,pasi te gjithe, musafir jemi ne kete jete ,ndaj shijo diten sikur e fundit te jet,,,,,
 
PAK DASHURI ..!!

Pak dashuri !
Ndryshon rrjedhen e kesaj bote ,
Që po zhytet në errësire ..
Dashuria e ndryshon boten
Duke e nxjerrë nga ferri ku ka hyre ..

Nuk dua tym e mjegulla në qiell ,
Duke e errësuar ç'do dite të tonen
Dua paqen të ja kthejm botes
Duke falë pak dashuri ..!

Të mos derdhet gjake njeriu ,
Që kete bote t'a mbuloj terri
Dua njeriu t'a gëzoje
Ashtu si zoti do të donte ..

Dashuria sheron shpirtera ,
Sheron plage e sheron jete ..
Eshte thesari më i çmushem
Që nuk shitet e as nuk falet .."dhurohet "

Ajo vjen nga shpirti si margaritar
Që ka vleren e gjithe botes ..
Ajo bashkon kufije e bashkon popuj
E bën universin që te qesh ..!

I bashkon zotat i bën në një ,
Dhe njerzia nuk ka perqarje ..
Bota nuk do jetë në dilem
Nëse do ishte e barabarte .


Autore LEME GJETA AHMEDI
MAQEDONIA
 
Ti je ujèvara qè dua.

Syri yt, ujèvarè qè rrjedh,
faqja jote , hènè e plotè,
buza jote , trendafil çel,
gusha jote, erè borzilok.

Detin na bèri ziliqar,
ujèvara nè syrin tènd,
shkumoi dallgè edhe valè,
nga bukuria jote u çmend.

Ç'pate vajzè bukuroshe,
hènès, nurin pse ja more,
Yjet pse i le nèpèr qoshe,
dole pèrmbi ta e vezullove.

Ç'pate me mua mavrin,
pa mè thuaj moj lanete,
ç'pate qè ma shkele syn,
mè bère tè flas me vehte.

Ç'pati buza jote, ç'pati,
kur u çel si burbuqe,
ç'pate me mua tè ngratin,
shtatè pashè nè dhè mè fute.

Ç'pate , ç'pate moj e uruar,
lozonjare e nazemadhe ,
me gushe e faqe lèmuar,
mè bère tè flas çapraze.

Nèma syrin e bukur mua,
,dy herè , jo ,mos u mendo,
ti je ujèvara qè unè dua,.
unè jam deti qè ti e do.
 
Zemra mund të punojë pa dorën
Por dora pa zemrën s’punon dot
Gjallesat e tjera nuk kanë duar
Por asnjëra pa zemër s’gjallon në botë
Me dorën në zemër të gjithë përshëndeti
Që zemrës sate të mos i hysh në hak
Mendja kërkon kohë për t’i njohur njerëzit
Por për njohje zemrës i duhet shumë pak
Mendja bën pyetjet dhe vetë përgjigjet
Por s’i ndihmon zemrës kur nga jeta digjet
Atyre që zemrën një herë ta kanë gjuajtur
Mos ua jep dorën se s’kanë për të ta ruajtur. ~

Fatmir Muja
 
Shumë jetë ka
Në gjethet e thara
Siç ka shumë ndjenja
Në zemrat e vrara
S'mund të thahen gjethet
Nëse nuk jetojnë
S'mund të vriten zemrat
Nëse s'dashurojnë
Nga Pema e Jetës
Bjer si gjeth i tharë
Më mirë të jesh i dashur
Se sa i pavrarë.

Fatmir Muja
 
PËR TAHIR SINANIN HERO

Nuk ishte rënia jote heshtje prej gjeniu
As gjaku, as, jeta, as lufta që u bë
Por ishte një sfidë që fliste vetevetiu
Se vije nga Tropoja - Lirinë kishe zë !

Nuk është vepra jote që ta harrojmë
Kur te flasim per të, të pyesim tradhtarët
Por është bërë kushtrim që doli jehonë
Si ta çlirojmë vendin të nderojmë të parët!

Nuk është rënia jote vdekje e rëndomtë
Ajo ua ka shtuar shpresat- bukurinë dhe këngëve
Se ishe ti ai që udhëhiqje betetë,
Ashtu siç u flasin Viganët - fitoreve!

Prandaj nëpër rima del zë kushtrimi
Prandaj rrjedh nga shpirti një vullkan
Se edhe në qetësi vdekjeje jehon trimi
Bëhet tmerr i armiqëve në Vatan! 'feneri'
 
Shiu i dashuris

Ndonjëherë kur bie shi
Të kujtoj megjithëse s'dua
Është absurde mirë e di
Por ky shi, të sjell tek mua.

Ndonjëherë, poshtë shtëpis tënde
Unë kaloj, megjthëse s'dua
Përse valle, kaq shumë vëmendje
Mos ndoshta prap unë ty të dua !?

Ndonjëherë shkoje tek lokali
Ku të dy shkonim përherë
Dhe gjithmonë ta marri djalli
Porosis dy gota verë !

Ndonjëherë me shokët jam
Duke pirë, duke kënduar
Prap përballë unë ty të kam
S'di c'të bëj për të t'larguar.

Përse vall të mbaj me vete
Kur kjo peshë më ka rënduar
Shumë larg të lash, por ti më gjete
Ku të t’braktis për të shpëtuar!
 
Kristal nga ISMAIL KADARE

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë, dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka
Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë, notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallë prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
 
Të Huaj Jemi nga ISMAIL KADARE

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.
 
Mos i thuaj...

I thuaj atij se nuk e dua më
I thuaj se tashmë e kam harruar
Edhe pse mbrëm qava për të
Ti thuaj se dhimbjen e kam kaluar.

Thuaj se ishte thjesht një gabim
Gabim që më la dhimbje të pamatë
Thuaj që sonte nuk ndjej trishtim
Edhe pse nata duket kaq gjatë...

I thuaj se sot jetoj lumturinë
Atë që kurrë ai s'ma dha mua
Gënjeje, se larg tij gjeta dashurinë
Por mos i thuaj kurrë se akoma e dua

Liza Berisha
 
Shumë kam qarë netëve t'vona
Në një qosh e strukur, n'vetmi
E vetmja që dëgjohej jehona
...e zërit, e lotëve të mi.

Shpesh dhe frymë s'merrja dot
Në at' dhomë të ftohtë, errësirë
Ku dhimbja shpirtin kafshonte
Njëlloj si te ish' egërsirë.

Ndër lotë kam mallkuar fatin
Veten shumë herë kam mallkuar
Gjithçka në djall dërgoja
Por ty... jo kurrë s'kam guxuar.

Shumë netë lotë pata n'sy
Kur shpesh se doja as jetën
Kam qarë shumë netë për ty
Por sonte po qaj për veten...

Liza Berisha
 
Brènda zemrès .

Brènda zemrès time,
èshtè dhe zemra jote,
nuk e njohin vetmin,
janè mè tè mirat shoqe.

Brenda zemrès tènde,
èshtè dhe zemra ime,
bashkè gjejnè èndje,
pèrjetojnè endèrrime.

Brenda tè dy zemrave ,
shkrihet veç njè dashuri,
labirint pershkuar nè vena,
nè dhoma zemre gjen qetèsi.

Njè zemèr nè dy zemra,
a ka mè tè bukur miqèsi?
aty s'ka vend pèr rrena,
ka vènd , veç pèr dashuri.

Dy zemra nè njè zemèr
aty ku ka veç dashuri,
a ka vènd pèr gjè tjetèr?
veç : lumturi nè pèrjetèsi!
FB_IMG_1668525729266.jpg
 
Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
kur marrin ne trup nje gervishje.
As nga ata qe heshtin te futur ne tuta,
kur i peshtyjne me tallje e skemitje.

Une jam gjithmone mes luftes mizore,
dhe them:sikur dhe lufte te mos kete,
per dhimbjen njerezore.
Do ndizja lufte me rete.

- Agolli -
 
Dy pika shiu sec ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall…
 
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

- Kadare -
 
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

- Kadare -
Kardareja paska qen nuk mu kujtua??‍♀️
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.