Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Pa ty, jam nje gjethe e rene
Nje dimer pa bore, nje pranvere pa lule

Pa ty, une jam si nje ylber pa ngjyre
Nje dite pa diell dhe nje nate pa yje

Une pa ty, jam si oqeni pa vale
Plazhi pa rërë dhe nje zjarr pa flake

Pa ty, jam nje liber pa fjale
Nje njeri pa fytyre dhe nje femije pa emer


K.S
 

MALL​

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
 
Kushtuar Mateos 8-vjecar

Ta moren jeten engjell i vogel
Ju thafte zemra dores vrastare
Me gjakun tend ujiti token
Askush s'te pa, a vuajte a qave

U prehsh ne paqe ti pafajsi
Asaj parajse ndricofsh si yll
Kjo bote e piset nuk ish per ty
Ketu demonet jane me fytyre

Ti le nje ferr gjete qetesine
Ndricofsh si diell ne krahet e Zotit
Nuk qe per ty kjo bote cmendine
Qe cel papritur dyert e mortit

Ketu demonet jane me fytyre
Levizin lirshem packa mekatit
Ta marrin jeten dhe pameshire
Ketu asnjehere si dihet fatit

U prehsh ne paqe ti pafajsi
Ndricofsh si diell ne krahe te Zotit
Ju thafte zemra kush prek femije
Kush hap papritur dyert e mortit

Ngushellimet me te sinqerta familjes!
 
E huazuar:


1111.png
 
Screenshot_1.png
 
Screenshot_20211221-134723_Instagram~2.jpg
 
Cja thoshte bilbili

Cja thoshte bilbili
Permbi Himalaja
Ne zullum te madh
Eshte zhytur dynjaja

Mbi malin e thate
Nje bilbil ja thosh
Sot njeri besnik
Quhet nje kodosh

Permbi Everest
Po ja thote bilbili
Sot njeri i drejte
Eshte vetem servili

Mbi malin me gropa
Ja tha dhe nje here
Sot te jesh i pasur
Je njeri me vlere

Cja thoshte bilbili
Kenges me oi
So te jesh i mire
Bej vec ligesi

Cja thoshte bilbili
Me ze melodioz
Ligji nuk te kap
Nese je mafioz

Cja thoshte bilbili
Zog me ze te but
Sot njeri i ndershem
Eshte nje hajdut

Cja thoshte bilbili
Sa e zuri koka
Ne cfare erresire
Eshte zhytur Toka

Cja thoshte bilbili
E ctja thoje me tej
Te lutem o Zot
Nje zgjidhje na gjej

Cja thoshte bilbili
Me smund te ja thote
Vetem Zoti lart
E shpeton kte bote

No_Sens
 
Screenshot_20211222-190143_Instagram~2.jpg
 
94b5d0b0a09f34fa2d5640703033c36d.jpg



Përqafomë
Që nëse humbas dritën e zemrës, të më japësh nga zemra jote
Që nëse rrënjët më vdiren thellë, të jem në zgripin e humnerës tënde
Që nëse jeta më pakësohet, ta shtoj me ty.

Përqafomë
Që të bëhem barishtë që trazon gjumin e shkëmbit
Që të bëhesh shkëmb i butë nën hijen e barishtes
Që të rrjedhë lumi mes meje e teje, e të vërshojnë lumenjtë
Që të zbres nga malet e mi për t’u takuar me ty
Që të zbuloj sa lart je ngjitur
E të zbulosh sa e mbytur jam
Që kur të çapitem drejt teje, të ngre një urë mes dritës dhe rrënimit

Përqafomë
Që të më kërkosh si një mollë që don ta këputësh
Që të të flak si një mollë pas këputjes
Që të të fal çfarë nuk ke
Që për ty, të bëj një natë dhe një re mbi natën
Që të harrosh që jam një pemë për filizat e tu
Që të harrosh se je filiz i një peme
Që nëse më thyen jeta, të fitoj jetën time me ty

Përqafomë
Mandej, hapja krahët erës
Që të mbetemi dy, sa herë që të rrezikojmë të bëhemi një
Përqafomë dhe më lër të arratisemi jashtë kohës
Të mbetemi dy të dashuruar të pafat.

Xhumana Hadad
 
AHHH NËNË

Sa e sa lule,
Me ngjyra, ngjyra kishte sheshi sot,
Mendoja të zgjidhja lule
E seç më iku mendja doja t’i mbushja duart plot e përplot.

Doja të merrja lulet e bardha, sikur kur isha fëmijë,
Aty më kishte mbetur mendja,
Tek lulja me trëndafila të bardhë,
Që Nëna e mbante në shtëpi.

Seç më iku mendja tek lulja e bardhë,
E ti merrja e ti nuhasje deri tek oborri i shtëpisë
Ashtu si dikur,
Në kohën e fëmijërisë

Për dreq, m’u kthye mendja, lulet e bardha nuk i mora sot
Në oborr e shtëpisë, nëna nuk është më,
Lulja me trëndafila të bardhë u tha,
Ahhh koha, fëmijërinë e dikurshme ma paska marrë.
- Poezi nga Imer Raçi
 
IMG_20220129_143402.jpg
 
Më kujto kur të kem ikur,
Të kem ikur në pafundësinë e dheut të heshtur;
Atëherë kur për dore nuk më mban dot më,
as nuk shkoj për t’u kthyer, po ik të qëndroj.
Kujtom kur s’kishte ditë pa më treguar
Planet e së ardhmes sonë:
Veç kujtom; kupton
Atëherë do jetë vonë për këshilla a për lutje.
Prapë nëse të duhet të më harrosh për pak
dhe prapë të më kujtosh, mos u dëshpëro:
Se nëse errësira dhe kalbëzimi
Lanë gjurmë në mendimet që dikur i pata,
Më mirë me kohë të më harrosh dhe buzëqeshu.
| Christina Rossetti |
 
Screenshot_20220207-183041_Instagram~2.jpg
 
Poezi nga miku im


Dy tri pika nostalgji​



IMG_20220216_160113.jpg

Lexova dy tre rrjeshta e shikova me mall

Trazova plagën e vjetër, u bë sikur e gjallë

Asgjë s’paska ndryshuar më ngjalli nostalgji

Më mirë të jetoj i vetëm se të kthehem në “robëri”

II


Ku mbet ajo dashuri a kthehet ndonjëherë ?

Ajo dashuri e vjetër si një shishe verë

Dua t’pi nga ajo pak të dehem me një gotë

lg.php

T’a marrë kitarën në dorë të derdh ca pika lot

T’i them kitarës s’bashku t’vuajmë edhe sot!

III

Kitara flet me shpirtin, sikur kanë një mall( të dyja ndjejnë një mall)

Për një dashuri e një kohë që më nuk është e gjallë

Mesnata kaloi, mbetem unë e nostalgjia

Kitarën rëndojnë telat e ndryshkur

E mua më mbyt vetmia!

Labinot Sadiku
 

O MOJ SHQYPNI​


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

- Poezi nga Pashko Vasa
 
ღஐღ
TRISHTIM HËNOR

Të mirat gra, që kur doni një burrë,
Fisnikërisht, e ktheni atë në baba.
Ndodhë që dhe u godasin me gurë,
Ju godasin, burrat që keni në krah.

Të mirat gra që zbrisni yjet poshtë,
T'i ndizni në shtrat kur jepni veten.
Ndodhë t'ju tundin në dorë si gotë,
E pastaj ju flakin, sa shuajnë etjen.

Të mirat gra, që vraponi me ngutë,
Kur pritja ju drithërohet në mjekër.
Ndodhë që u përdhosin:prostitutë,
Prisje mua në portë, apo një tjetër!?

Të mirat gra që lini pas dhe mëritë,
E prapë jepeni duke mbytur inatin.
Ndodhë që dhe në shtrat zënë pritë,
Pasi zgërlaqen, me plumb u vrasin.

Të mira nëna, mos harroni, së pari,
Kur të shihni djalin që u burrërua.
T'i thoni se do ngriheni nga varri,
Që ta pështyni, nëse vret një grua.

| Sokrat Habilaj |
 
Mace moj pis pis pis
cka surrati qe leviz
?
Si vazhdon kjo se di?
 
Ku ka ecje, ka dhe ngecje
Se vetë ecja mudëson ngecjen
Por një zemër që dashuron
S'e vë pikën, e vë presjen
E gjithë rruga e dashuronjësit
Nuk ka ndonjë vendmbërritje
Zemra është gjithnjë ku duhet

Në dashuri kthim është çdo ikje. ~

Fatmir Muja
 
Sa keq

Me ndjenja jemi se jemi njerez,
deshirojme te ndjehemi mire,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqesite e tjetrit ,
ndjejme lumturine …

Nese o njeri nuk bene dot mire,
se paku, perpiqu te mos besh keq,
gjeju prane tjetrit, ne diten e lige,
se ndofta neser, nevoje ti do kesh…
Sa keq, nese kete se ke mesuar,
dhe me keq nese e di e s’reflekton,
jam i sigurt keqas ke me e pesuar,
jeta eshte nje rrote qe pozicion ndron

(E harzuar)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.