Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Screenshot_1.png
 
Kush lutet për ty, me ty është në mungesë
Kujt i mungon në lutje, s'të duhet në prani
Koha e ndarjes ndihet nëse ke ndarë kohën
Me dikë që zemra ndien veç dashuri. ~

Fatmir Muja

277887402_738906917482074_4495099356190771722_n.jpg
 

Dashuria.

Hape pak zemren,
te lutem mos vajto
Hape pak dritaren,
e qiellin shiko
Hape pak letren,
e fjalet mi lexo
Te kam perjet ne zemer,e ti mos harro.......... ...
Pse jetojme kaq larg,
asgje s'na pengon
Se ky shpirti im,vec per ty jeton
Sa lule ka pranvera, te gjitha kane arome
Por lulja me e bukur,eshte "DASHURIA JONE"
 
Papritur

Ti erdhe ne Jeten time kur Jeten me nuk e doja
me solle dashuri kur ne te me nuk besoja
me bere te lumtur ne momentet e trishtimit
kur rrugen e kisha humbur ne kthetrat e deshperimit `
ma largove dhimbjen me buzqeshJet e tua `
e sherove zemren time me mesove te te dua
ti erdhe si nje engjell atehere kur nuk te prisja `
me riktheve jeten atehere kur doja te vdisja `
i dhe kuptim gjithckaje kur nuk kishte kuptim `
tani Je jeta frymarja e shpirtit tim.
 
Unë jam ende këtu”


Pamja ime nuk ka asgjë të veçantë,
fytyra açik moshën e tregon,
trupi im është i drobitur,
dhe energjia nuk është njësoj.

Shumë shpesh kujtesa më tradhëton,
dhe i humbas gjërat gjatë gjithë kohës.
Një çast e di se çfarë kam në plan të bëj,
dhe çastin tjetër nga mendja më fshihet.

Përpiqem shumë ta shmang pasqyrën,
ka gjëra që nuk do të doja t’i shihja,
dhe kur më ndodh të hedh shkarazi një vështrim,
nuk arrij ta njoh më veten.

Gjërat që isha mësuar t’i bëja me lehtësi,
tani mund të më shkaktojnë dhimbje dhe lëndim,
dhe cilësia e gjërave që bëj
nuk mund të jetë kurrë e njëjta.

Gjithmonë e krahasoj veten time më të plakur
me kohët e mëparshme kur isha më e re,
ndonëse e di se shumë kohë po shpenzoj,
për atë që isha më parë veten po e mundoj.

Por gjëja që më dëshpëron vërtet,
kur mendoj atë që njerëzit shohin,
nën guaskën time zhelemele, të lodhur,
ndihem ende në moshë e pandryshuar.

Zemra ime ende mund të ndiejë pafund dashuri,
dhe ndonjëherë mund të dhembë ende.
Zemra ime mund të mbushet me aq shumë gëzim,
dhe pastaj papritmas mund të shkërmoqet.

Shpirti im mund të ndiejë ende simpati
dhe mall për faljen dhe paqen.
Dhe ka herë që drita e tij shkëlqen me guxim
dhe herë të tjera kur digjet për çlirim.

Është e vërtetë, ndoshta tani që jam e moshuar,
e kuptueshme është të ndihem e vetmuar,
por kjo vullnetin e mirë ma ka shtuar,
t’i fal e t’i lë të shkojnë konfliktet e kaluara.

Ndoshta për disa mund të dukem e shëmtuar dhe e vjetër,
një person që kot jeton në këtë botë,
por unë jam ende krejt e vetëdijshme për bukurinë e brendshme,
dhe vlera ime nuk mund të anashkalohet.

Pra, edhe pse jo aq e fortë, e bukur jo e jo, është e vërtetë,
unë jam ende këtu dhe dua aq shumë të jetoj.
Ngaqë e di se nuk ka njeri në këtë botë njësoj si unë,
dhe askush që ka më shumë për të dhënë.

Pat A. Fleming​

 
IMG_20220423_020931.jpgKete e kam pas shkruar kur nuk dija mire shqip
Kur e pashe qesha shume?
Se me vone vendosa korrigjim me ë nga telefoni dhe ca nga forumi, e sot shkruaj shume ndryshe?
 

Sa keq​

Me ndjenja jemi se jemi njerez,
deshirojme te ndjehemi mire,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqesite e tjetrit ,
ndjejme lumturine …

Nese o njeri nuk bene dot mire,
se paku, perpiqu te mos besh keq,
gjeju prane tjetrit, ne diten e lige,
se ndofta neser, nevoje ti do kesh…

Sa keq, nese kete se ke mesuar,
dhe me keq nese e di e s’reflekton,
jam i sigurt keqas ke me e pesuar,
jeta eshte nje rrote qe pozicion ndron…

source
 
Mirela Papuçiu

GJITHMONË E KAM DITUR

E kam ditur gjithmonë se asgjë s'është imja
e kështu me duar të kujdesshme kam prekur
dhuratat që më erdhën sqepzogjsh
e i mbështolla me mall ende pa ikur.
Se gjithmonë, gjithmonë e kam ditur
veç albumet e mia janë plot.

E kam ditur gjithmonë se fëmijët
janë dritë që shkulmon prej barkut të tokës
nga mbinë si kallëza gruri kokërrmirë
dhe se bukë do të bëhen në një magje tjetër.
Se gjithmonë, gjithmonë e kam ditur,
jo çdo natë hëna mbi ara breron.

E kam ditur gjithmonë se dashuria
është kalldrëmi që merret më këmbë
për të mbërritur krejt i vetem tek vetja
nxjerrë prej brinjsh me thonj e me dhëmbë.
Se gjithmonë, gjithmonë e kam ditur,
u pagëzova të frymoj si udhëtim.

E kam ditur, gjithmonë e kam ditur,
me fjalë ikjesh shkruhet çdo ardhje
ndaj u bëhem karbon blatimeve të jetës.
Tani e di mirë, kaq mirë, se plotësia fshihet
në gjurmë pritjesh, humbjesh e mungesash.

E di mirë se asgjë, asgjë nuk është imja...
 
Ne park

Ne parkun q'e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'e kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat.
(Ismail Kadare)
 
KUJTON TI SE JAM HIDHERUAR ?

Si rrjedh jeta, se kisha besuar :
- ndodhi, ngatrresa, lutje dhe lot!
Edhe në mesazh e pata lexuar
grindjendarja - qenka kot!

Sa kohë jemi larg, ka mbretruar bllokada
nuk ka pershendetje , as puthje jo!
Kanë shterrë në shpirt shume serenata
kujtimet janë kundër e pro!

Kujton ti se jam hidhëruar ?
Kujton ti se të mbajë mëri ?
S'më ka ndodhur diç të kem harruar
as qerpikun e perlotur n'sy!!!

Çka të të rikujtoj nga ngjarja
Diell e hënë sa të kam permend !
Gjithë qielli, deti , e hapësirë ndarja
tani më kanë rënë në mend!

Dhe në heshtje bëj llogarinë
gjendje të rëndë paska malli.
- Kush e shpiku në jetë mërinë -
verbëroftë sytë që ia mban balli!

feneri*
 
Per Ty

Te dua marrezisht
Nese çdo here qe te mendoj do te lulezonte nje lule , cdo shkretetire do te ishte me plot gjelberim,..... Mund te harroj te marr fryme, por jo te te harroj ty.... Dashuria e vertete nuk mund te preket dhe te shifet, mund te ndjehet vetem me zemer... Dashuria nuk jep asgje tjeter vec vetveten, ste merr asgje , vec vetveten.. Dashuria nuk te mposht dhe eshte e mposhtme...dashurine mjafton ta duash..?
 
Ti fluturon me dallëndyshet’

Një ditë qdo gjë do të ndryshojë.
Do të vish të luash me veten.
E do të këndosh në duet me heshtjen.
Do të jetosh me kujtimin në ballë.
E do të thërrasësh me zë, ‘ ç’u bë vallë?’.

Do të kërkosh për veten shpëtim.
E sdo të gjesh kund emrin tim.
Jetonim ne të dy në gjethe të trëndafilit.
duke shijuar erën e tij
Jetonim bashkë me këngën e bilbilit,
Por në fund na therrën gjembat e tij.

Shpresuam se deri në vdekje do të jemi bashkë.
Por ajo jetë që ne e ëndërruam nuk ishte e gjatë.
Ajo zgjati vetëm të paktët muaj,
E për këtë gjë unë tani po vuaj.

Tani jemi të vdekur për njëri tjetrin.
Fluturojmë në qiell për një jetë tjetër.
Fluturojmë të dy,por shumë larg njëri tjetrit.
E të dyve na shoqrojnë valët e detit.

Ti fluturon bashkë me dallëndyshet.
Fjalët që i dha tani po vyshken.
E mua më thërrasin skifterët.
Por unë s dua të fluturoj me ta,
E ti këndoj ninullat.

S’do të jemi më bashkë.
Jeta jonë mbaroi.
A do të jetojmë te lulet apo te zjarri?
S’di për njëri tjetrin
A do të na marrë malli?


Yllka Domi
 
MOS MË SHPALOS PLAGËN



Mos më shpalos plagën e mos thuaj kurrë

se unë kam mundur të flas keq per ty

më është ndez shpirti si furrë

më rrjedh vullkan lotësh në sy!



Mos thuaj se unë shkrova të të lëndoj!

= Të dërgova shpirtin me rimë !

Nëse mendon se qetësisht pushoj

në vargje dëgjo ! Ka ushtimë ?!



Unë të shikoj pamjen në fotografi,

besa, sa shpesh të shikoj në ëndërra,

e ndjeva se të kishte mbuluar mërzia

ashtu si të mberthen në gjumë kandërra!



Ndaj kthehem me vrap në vargje të të them

m'u ndal frymëmarrja nga mungesa !

Nga shpifjet zemra e shpirti më dhem

më shtrydhet fjala e besa...feneri*
 
Screenshot_20221002-005350_Instagram~2.jpg
 
NJË JETË U SHUA

(Prehu i qetë, Yllë i pashuar)


Kjo ditë e zezë
Ky lajm trishtim
Një jetë u shua
U tha një gëzim!

Vdekja pa mëshirë
Në cdo oxhak turfullon
Shpirtin e një Nëne
Kaq rënde e dënon!

Ku e kam sugarin
Ku të vetmin djalë
Si do e bëjë gjumin
Ti prehesh në varr!

Sot Nëna me shokë
Të përcolli, Ty!
Shtëpinë dhe zemrën time
I mbylla në dry!..a.
 

Poezi nga Poet Shqiptare​

1.Nje dite un do vdes
ti do me kujtosh
ne mendje do te mbes
Dhe ti sdo me harrosh.
ti do qash per mua
Po un sdo jem aty
Do me thuash te dua
Me lote neper sy
Do mbetem thjeshte
kujtim ne endrrat e tua
Mbi varrin Time
do shkruaj fjalen
te dua
 
MË DUAJ TANI, MË DUAJ GJITHMONË!

Më duaj të lutem
Më duaj tani
Ma jep buzëqeshjen që më bën si fëmijë
Më shiko, te lutem
Më jep frymën, praninë tënde
Jo i detyruar
Jo iluzion
Por të jesh i lirë
Si dielli flokëve të mi

Shëromë plagët që jeta më dha
Si një luftëtar besnik, vraji ti
E le të jemi ne, Sytë që kërkojnë
Atë dritë
Atë dashuri
Atë, që na bën unikë
Që na le pa frymë
Që na kthen gjithmonë tek njeri - tjetri

Përqafomë tani, të lutem
Futmë brenda universit tënd
Më bëj të jetoj në ty
Të them fjalët e tua

Më flladit
Ma jep atë gëzim
Atë çast e gjithë çastet
Që mbetem unikja, jotja unike
Ajo pa ikje
E për këtë
Më duaj..tani
Më duaj gjithmonë

Fiqirete Kukli
 
Sa poezi te bukur paska shkru kjo Fiqirete, po kush ja paska lan ket emer aman?
 
(Poezi kushtuar djalit të saj Jerin, i cili humbi jetën nga një smundje e rrallë)20221013_213618.jpg

Roja i dritës”

Ti kishe kaq qiell brenda teje,
sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,
e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,
horizontit ankohej,
se s’mundej me të ngja ty.
Kurdisur n’buzëqeshje
kraharori yt ende jep gurgullimë,
andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët
të trishtimit tonë, mësyn.
Është larg, n’rini të përjetshme,
mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,
i pakorruptueshmi shpirt,
i papërlyemi kurm,
e pavramja ndjenjë,
xeherore qe s’e prek kush thellimave,
ekzistencë diku, gega im,
“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.
Ti dashuria që ecje,
ti buzëqeshja baretëse,
ti i thikti rrezatim mirësie,
kushedi në ç’mors lexon tani,
vajin tonë që lutet për kthim.
Ti roja i dritës,
përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,
të na derdhin mjerim.
Tani shkel në dhera të pastra,
e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,
ti nezra e përjetshme,
nuk fikesh si kandil,
as flakë qiriri topitur erës,
shembëllim i largët i një ylli kushediku,
tatuazh i shpirtit mbet…
"Flutura Açka"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.