Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

MIQTË

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!​

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!​

S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)​

S’është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën oh sa të liq!​

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!​

Timo Flloko
 
A e di se ç'do të ndodhë
me ne të dy ?
Do ta kërkojmë njëri-tjetrin,
në këngë,
në shprehje,
në libra.
Do ta kërkojmë njëri-tjetrin
mes shikimeve të njerëzve,
ndoshta mbrëmjeve,
ajo na mashtron gjithmonë.
Do të kemi dëshirë të shkruhemi, ende.
Ndoshta në ëndrrat
e të dyve.
Pavarësisht grindjeve,
Pavarësisht"mori fund, nuk dua të të shoh më..."
Do ta mendojmë njëri-tjetrin,
në fshehtësi
e do të shtiremi.
Do të shtiremi ,mëngjesin tjetër,
se ëndërruam diçka tjetër.
Do të na marrë malli,
ehh, si jo...
Ky është dënimi ynë,
Se nuk u përpoqëm,
ta mbanim fort njëri-tjetrin,
kur gjithçka përreth
ishte duke u shembur.

Charles Bukowski
 
Si gjithmonë më mungon shumë
Por sonte edhe më tepër e ndjej
Në çdo hapsirë që shoh përreth
Tëndin imazh kudo e gjej.

Natën kur ndodhem fare vetëm
Të thërras kur dhimbja më mbyt
Ti gjen mënyrën për të ardhur
Dhe pse errësirë, ti shoh sytë.

Flokët lehtë të ledhaton era
Sytë e tu pasqyrojnë dritë
Zgjat dorën më përkëdhel fytyrën
Ndjej prekjet tua sa herë mbyll sytë.

E ndjej fytin që më shtrengon
Edhe sytë nga lotët mbyten
Ndjej se erdhi koha të shkosh
Prap në trishtim zemra zhytet...

Të shoh t'largohesh nëpër mjegull
Dhe pse ti vendin e ke tek unë
Më djeg dëshira të vij pas teje
Por ti largohesh edhe më shumë.

Të shoh tek ikën zemërthyer
Teksa venitet imazhi yt
Ndjej boshllëkun që ti le pas
Lotët ngadal pikojnë nga sytë.

Edhe pse ikën m'le shpirtin pranë
Sepse ti vendin këtu e ke
Kur shpirtërisht ti je me mua
Ç'rëndsi ka sonte ku je?

Liza Berisha
 
Boshllëk që rënd peshon
Më thuaj, vall si ka mundësi?
Që një boshllëk kaq rënd të peshoj...
Të më digjet shpirti si një qiri
E prap nga mendja mos të t'largoj.

Nuk mundem dot të marr as frymë
Lotët me shiun më bëhen një
Edhe gjithë botën në dorë ta kem
Prap pa ty m'duket asgjë...

E kur mungesa shpon si thikë
Dhe kaq bosh në vete ndjehem
Nga e gjithë bota mësova të ik
Më mjafton hëna që ti "rrefehem".

Sepse askush s'mund ta kuptoj
Si ndjehet zemra kur mungon ti
Shumë netë me lotë i kaloj
E mëngjeseve buzëqesh përsëri.

Jo se mungesa ikën me natën
E as boshllëku që zemra mban
Ti më mësove të qesh gjithmonë
Të qesh me buzë, dhe kur zemra qan...

Liza Berisha
 
Rrak e tak, kercasin takat
Avash moj vajz, se na theve pllakat.

Du sdu, ku ka sdu
Ec moj vajze kerce me mu

Poezi e viteve '90 qe beni cunat e lagjieve ??? ropt se si mu kujtua
 
Para se të qëndrosh i përhumbur

M'i fal sonte frikërat tua
Më jep mëzinë dhe lumturinë
Gjithë çfarë ndjen m'i thuaj mua
Falma sonte dhe dashurinë...

Më jep botën e fshetësisë
Më fal gëzimin, edhe një lot
Dua dhe ndjenjat e dashurisë
Më fal sonte tënden botë.

Natën më t'trisht po ashtu dua
Një sekret më jep në besim
Rrahjet e zemrës t'më takojnë mua
Jo aspak, mos ndjej pendim.

Ma jep sot shpirtin ta përkund
Nën melodinë e të errëtës natë
Fundin mos e shih askund
Le të jetë kjo nata më e gjatë!

Më jep një dhimbje ta shëroj
Një lot ta fshij nga syri i bukur
Gjumit ninullën t'i këndoj
Rri sot brenda shpirtit strukur.

Kur nesër dita të agojë
Si një vegim qëndro i humbur.

LizzBerisha
 
?
Para se të fle...

Para se të fle mendoj vetëm për ty
Nuk e di nëse gjumi të ka kapluar
Apo dhe ti si unë sonte po rri
Krejt i vetëm duke më menduar.

Para se të fle dëshira për të parë
i kalon kufinjtë, përtej imagjinatës
Brendësia ime sonte digjet zjarr
E vetme në errësirë me heshtjen e natës.

Para se te fle do doja tek ti të vija
Lehtë të puthja sytë, e të përqafoja
Duke të të parë zgjuar do të rrija
Të ndjeja frymëmarrjen, tjetër s'do doja.

Si fëmi i vogël të strukem n'krahët tua
Të ndjej aromën, rrahjet e asaj zemre
Në vesh ngadal të pëshpërisja "të dua"
E para se të zgjohesh, pak me ty te fle..

Liza Berisha
 
Cte te them...!

Cte te them o Zoti im,
per kete bote qe vet e ke krijuar ?!
Ne njeren ane ka vec lufte e urrejtje,
ndersa ne anen tjeter kurrupt i harbuar!

Diku luftra pushtuese sulmojne,
tek mbejllin vuajtje e mjerim,
ndersa pushtuesit thirren si heronje,
tek prostitucionin mbjellin, me gjoja lirine!

Shumica ecin me sy te perlotur,
te mjere, varferise pa shpetim,
e te tjeret, harbimeve terbohen,
tek nuk e numerojne dot pasurine...!

Miliona, trupin e shesin per nje cope buke,
e te tjera, per nje post a pune...
vellai e shet motren dhe burri gruan,
per tu pasuruar sa me shume!

Fare pak jane ata qe jetojne me Nder,
si te te virtytshem shpirteror ne pasterti!
Pak jane ata qe te liqeve u shpetojne,
ata qe e vleresojne te shenjten dashuri!

Ndersa te ndershmit ecin koke ulur,
te dridhur friket e ankthit cdo dite...!
Ah, kjo bote ska qene kurre kaq e cthurur...!
Zoti im, ver dore, sheptoje te miret, nga te liqte!
©LLemadeo
 
Ah, është e vërtetë lamtumirë, e vluara ime,
nesër që në pikë të mëngjesit do të iki
drejt Gjirit të Meksikës
ose mbase drejt bregut të Kalifornisë.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi ndonjë ditë tjetër, në një tjetër kohë.
Nuk është ikja,
ajo që më hidhëron,
por e vluara ime, e cila pas do të mbetet.

Ah, dhe koha është kundër meje dhe era fort po fryn,
edhe shiu po shndërrohet në breshër.
Mbase do të kem më tepër fat
po të marr ndonjë rrugë drejt perëndimit,
megjithëse po udhëtoj në një shteg të rrahur mirë e mirë.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi diku, dikur…
Nuk është braktisja,
ajo që më brengos,
por zemra ime, që duhet të mbetet pas.

Herë pas here një letër do të shkruaj,
teksa sa andej-këndej sorrollatem, me mua mund të udhëtosh.
Me kokën time, me zemrën dhe duart e mia, e dashur,
çfarëdo që të kem mësuar do të ta nis.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi diku, dikur…
Nuk është braktisja,
ajo që më brengos,
por zemra ime, që duhet të mbetet pas.​

Do të të tregoj për të qeshurat e taksiratet,
qofshin ato të dikujt tjetër apo të miat.
Me duar në xhepa dhe jakën e palltos ngritur përpjetë,
pa u vënë re dhe pa u njohur do të rrugëtoj.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi diku, dikur…
Nuk është braktisja,
ajo që më brengos,
por zemra ime, që duhet të mbetet pas.

Ke dëgjuar për një qytet ku për bukuri edhe mund të shkoj,
është diku andej nga ultësirat meksikane.
Thonë që gjithë njerëzit janë miqësorë andej
dhe gjithçka që të pyesin është vetëm për emrin.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi diku, dikur…
Nuk është braktisja, ajo që më brengos,
por zemra ime, që i duhet të mbetet pas.

Bob Dylan
 
Ç’jemi ne?
Viktima të njëri-tjetrit.
Ç’jemi ne?
Nxënës të ideve absurde.
Ç’jemi ne?
Vegime të turbullta në pellg.
Ç’jemi ne?
Fëmijë me arsyetime të mbrapsht.
Ç’jemi ne?
Pranga të mbetura jetime.
Ç’jemi ne?
Kometa të rritura në vazo.
Ç’jemi ne?
Polumbarë që zhytemi në tokë.
Ç’jemi ne?
Çelsa më të mëdhenj se dyert.
Ç’jemi ne?
Forma të gjalla të vdekjes.
Ç’jemi ne?
Vullkane të shuar instiktesh.
Ç’jemi ne?
nsekte që koleksionojnë shkencëtarë.
Ç’jemi ne?
Palaço të shfaqjeve ku qeshim e gajasemi vetë.
Ç’jemi ne?
Pula të mallëngjyera nga veza.
Ç’jemi ne?
Asketë të ëndërrave tona.
Ç’jemi ne?
Testamente të lënë pa trashëgimtarë.
Ç’jemi ne?
Plumba me objektiv kokën.
Ç’jemi ne?
Muskuj që urdhërohen nga pesha që mbajnë.
Ç’jemi ne?
Gjak i përgatitur në laborator.
Ç’jemi ne?
Lepuj që adhurojnë qentë.
Ç’jemi ne?
Proteza të ngulura e të mbetura mbi bukë.
Ç’jemi ne?
Ujë i papërfillshëm nga devetë.
Ç’jemi ne?
Aktorë të dështuar tragjikë.
Ç’jemi ne?
Lapsuse memecësh.
Ç’jemi ne?
Herkulë që vetëvaren se nuk i kundërshton njeri.
Ç’jemi ne?
Peshkatarë që i hedhin grepin vetes.
Ç’jemi ne?
Robër që luten për të mos u liruar.
Ç’jemi ne?
Ne jemi ata që bëjnë pyetjen:
E ç‘jemi ne?
Ne jemi:
Ura midis dy humnerave.
Ne jemi:
Dashuria midis dy epsheve.
Ne jemi:
Flakadanë zjarresh që trembin egërsirat.
Ne jemi:
Kështjellarë të rrethuar nga padrejtësia.
Ne jemi:
Lamtumira e fundit e majmunit.
Ne jemi:
Optimizmi i diellit në agim.
Ne jemi:
Kënaqësi e dhimbjes në lindje.
Ne jemi:
Orteqe të shndërruar në barrikada.
Ne jemi:
Shkallare që të çojnë te perënditë.
Ne jemi:
Karvane që vdesin nga etja për të vërtetën.
Ne jemi:
Ata që i bindën oqeanet të heqin dorë.
Ne jemi:
Ata që nga pema prodhuam letrën, ku u vizatua rrënja.
Ne jemi:
Ata që trupin prenë për ta shëruar.
Ne jemi:
Ata që shpikën pasqyrën për të parë të metat.
Ne jemi:
Ata që jetën e shndërruan në qëllim.
Ne jemi:
Ata që me ide e mbushën zbrazëtirën.
Ne jemi:
Ata pa të cilët toka do të ish anonime.
Ne jemi:
Bij të etërve tanë dhe etër të bijve tanë.
Ne jemi:
Njerëz, njerëz dhe ky fakt zhduk çdo dyshim.
 
MALLI I ASAJ QË IKU

Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj...!?

Sokrat Habilaj
 
U be kohe qe nuk kam shkruar
As kur qaja dhe kur ndjeja mall
Keshtu zjarri i zemres time
Mesoi te shuhej dale ngadale

Hirin e hodha ne nje gote
E trazova me lotet e mi
Dhe pa treguar dhimbjen time
Per dashurine ngrita nje dolli.
 
MALLI I ASAJ QË IKU

Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj...!?

Sokrat Habilaj
Sdike me recitu ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.