Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

TË LIRISË

Në këo livadhe
nuk ka bar!
Bari është dashuria.
Dashuria për lirinë.

Pemët nuk kanë degë!
Ato i kanë krahë.
Krahë të lirisë.

Zogjtë!
Ata s'e kanë këngë!
E kanë zë!
Kushtrim lirie.

Gjethet e pemëve
janë rruaza të lirisë.

Lulet janë
bukuri dhe misk
të lirisë.

Kurse frutat
janë shije.
Shije të lirisë.

B.Sadiki
 
Blueeeeeeee :in?



Ashtu ndër gurë e ndër rrënoja
humbjet duken të mëdha,
atëherë vërtet të dhemb gjaku e mishi.
Po shërim gjithnjë ka…
Të bie si vesë,
balsam nëpër plagë…
do harrosh atëherë ti kosto e çmime…
… si i çmendur do dashurosh prapë…
whisper:
Të dashurosh prapë… prapë…
fjalës “të dua” t’i japësh përsëri tingëllim…
puhizën çmendurisht të ndjekësh me vrap…
një të panjohure t’i pëshpëritësh “shpirti im”…
Por muzgut… muzgut çfarë t’i them, e panjohura ime?
Çfarë t’i them atij që më njeh aq mirë…?
Atij që zemrën ma bën thërrime
sa herë që dikujt i them lamtumirë…
Ai që nga dashuria e vjetër me një dashuri të re shpëton,
gabohet… gabohet… më shumë do të lëndohet
kur plagën e vjetër me një plagë të re mjekon…
 
Mos m'u largo as per nje dite, se...
se nuk di si ta them... dita eshte e gjate
e do rri duke pritur si neper stacione
ku trenat i zu gjumi ne nje qoshe.

Mos ik as per nje ore pra,
se ne ate kohe mblidhen pikat zgjuar
e nganjehere tymi qe do shtepi
vjen prape te ma mbyse zemren e ngaterruar.

Ah qe rera hijen kurre mos ta therrmofte!
Ah qe ne mungese qepallat mos t'u ngritshin ne
fluturim!
Mos ik per asnje minute dashuri!

...se brenda minutit kaq larg do kesh shkuar
sa botes terthor do i bie duke pyetur
ne do me kthehesh a do me lesh duke u shuar.

P N
 
Josif Bageri, lindë 1870 Reka e Epërme
Bageri ishte një ndër figurat më të shquara të, Rilindjes sonë Kombëtare një poet me talent shumë të rallë, shkroi shumë sidomos ( tregime për fëmijët) mesuse, gazetarë e publicistë, si dhe atdhetarë i flakët i cili tërë jetën dhe veprën ja kushtoi Çështjes Kombëtare Shqiptare. Me 1 janar 1893 në Sofia u themelua shoqëria Shqiptare "Dëshira" ndërsa Josif Bageri ishte një ndër themeluesit dhe aktivistët me të shquar të sajë, pas Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Bageri kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Durrës ku Qeveria e kohës e ngarkon me drejtimin e gazetës "ushtima e Krujës. Jam shumë krenar për këtë figurë, një ndër poezite e Bagerit.

Nga: Ergen Alia

O, Shqypni për ty mejtoj!
Për ty, po qajë e vajtoj.
Se djemt e tu keq jon da
Dhe po vriten vlla me vlla!…

Kom me qa Shqypnin e mjer,
Se ka gjajt si noj skëter!…
Tuj pas kaq shum djem moj non
Pse kështu kta të kan lon?

Dhe kan shku një vise t’huaja,
Atje t’rrojn t’përvut si gruaja!…
Sikur s’kan vendin e vet,
Ah, të cilën kan lon shkret!…

Ah, se ç’paskan shum mëkate!
Këta trima ti që pate,
T’cilët të lan dhe po shkojn…
E për ty spak s’kujton.

Ah, moj non kta bijt e tu,
Fort shum keq u kan hutu!…
Njer sa ty kta, t’kan mohuet
Dhe të kan lon të robnuet.

Më vjen keq për ty moj non,
Se ti kështu s’ke pas kjon;
Si je sot mos kjofsh kuri,
Po përpiqu, fëmin mburri.

Se po vriten vlla me vlla!
Dhe kurkush s’ka me ida!…
Ti pajtojnë për njësi,-
Që t’mos rrish më n’errësi.

Njipal thon: “ ke,o taljan “!
Disa: “turq, grek e sllavjan”!
Tjerët mbahen shum të mençëm,
Si doj fmi e përkëdhelçëm.

Kto e bojn për fe e din,
Të zmetitun prej do exhin;
O, exhin u vraft rrëfea!
Dinie, që s’na bon gjë fea.

Gjithë sa jemi shqypëtar:
Kemi një gjak dhe një far…
Nona që na rriti n’gji, -
Të gjithë ne na ka fëmi.

Kur asht kështu, pse mohoni:
Non e gjuh dhe ju shkoni?
Nëpër t’huejat msimtore,
Në ata t’shkreta helmore?

Dhe msimtores thoni shkoll,
Se në të ju bohi t’holl;
T’holl e t’gjat por si peni
Dhe kombtarnin e këmbeni!…

Mbastaj bohi egoist!
Vini quhi elinist!
Tyrkomana dhe të tjer,
Tuj kjon shqyptar, o të mjer!

Ah, ju Zoti u mallkoft!
Turp i madh! mëkat u kjoft!
Se atnin ju kini djeg,
Tuj fleturu deg me deg.

Kështu kta po fleturojn:
Dhe turqishten po na msojn!
E për grekun shpirtin apën,
Se msimtore ky u hapën.

Hapni t’vetat, o t’mallkuet!
Fmia juej shqyp me msuet,
Se keq ju jinni marruet!…
Dhe gjuhën e vet harruet!

O, sa keq tash na turpnuet,
Se gjuhën e vet mohuet!
Dhe sebishten zut të msoni:
“Vake – take"- të na thoni!

Mos rrini t’na turpnoni
Po bar mendes vet kërkoni,
Se s’na mbet as’mish as’gjak;
Për gjuhën kujtoni pak…

O, ame, Rekas, bijte tu,
Ma shum se t’gjith jon hutu!
Dërgojn para n’patrikhon,-
Thon se sllaf ne kemi kjon!

Mjera ti moj Shqypëni
Ke të drejt që po mba mni,
Se bijt e tu s’kan mëshir
Ah, kta ty me t’boj doj t’mir.

Kështu Rekasit mendojn,
Po sërbishten këta msojn
Me nxitim e me shie…
Sikur s’jon fëmi Shqypnie!

Disa mbahen shum azgon,
Se paskan emnin Osmon!
Kta i bien vllait kres…
Për të shkretën and të fes.

Kështu vriten vllav me vlla!
Kjo ka ndodh dhe gra me gra;
Të vriten e t’shëmbëtohen,
Njer sa t’mbramen te farohen.

Kështu kta gjith një po grinden
Dhe njëni tjetrin s’i binden!
T’rrojn si vllazën, si shqyptar,
Qe t’u shkojnë puna mbar.

Njëpal thirren: “effendi!-“
E buk s’kan kta në shtëpi;
As’drith me çu mulli:
T’a bjuejn e të bojn ndri.

Disa thirren: “agallar!”
Pa mos pas as ar, as’far;
E të tjerët: “qirie!”
Po kta t’gjith bij Shqypnie.

Thiri: Zotnij, ar’t’mallkuet,
Se amën e vet përvluet!…
Tuj u da ju në shum dega…
Por si toska, ashtu gega.

Rrënko amë rrënko ti éthe!
Se në rezik të madh erdhe;
Ty po t’qeshet dhe aj miku,
Se fmia t’u bo anmiku!

Keq më vjen, më qan zembra,
Dridh më vjen që kah thembra,
Se bijt e tu të kan shty!
Përande vajtoj për ty.

Prani zembra kuj duron,
Gjith mon në t’errët e shkon!
E kush dritën e kërkon,-
Fort shum bukur në jet rron
 
Kjo poezi àsht marr prej librit me titull;
Ma shuen diellin...
Të poetit Ejell Miculi.

SHQIPTAR!

Qenie e marrë që per nji plesht e djeg shpinë,
Kriminel i ultë që per gjakmarrje vret fëminë.
Njeri primitiv që gruen e trajton si kafshë,
Degjenerim i paspjegueshem i nji race t'lashtë.

Shartesë e keqe që frytet e vet i prish e i kalbë,
Ufull e fortë që thyen enen që e mbartë,
Dru i shtrêmbët që gjith turren e ngarkesës ta prishë,
Racë e çoroditun që per krenarí ka dellin e marrisë.

Mâ i kulturuemi t'duket krejtsisht i pagdhenun,
Mâ i urti t'duket se âsht krejtsisht i çmendun,
Mâ besimtari t'duket krejtsisht pagàn.
Âsht ndergjegjja e ktij kombi që nuk din çka bân.

Ndergjegje e kalbun që kudo pyjet po i djeg,
Ndergjegje e kalbun që kriminelat prej burgut i qet,
Ndergjegje e kalbun ku polici âsht vetë korrupsioni.
Politika e drejtsia janë gangrena e ktij kombi...

Edhe un,pra, krenohem fort që shqiptar jam.
Dellin e marrisë edhe un n'qênien tême kam.
Perndryshe, çka âsht ajo gjâ që m'shtyn mue,
Dobsitë e shqiptarit n'kto vargje me i kallxue?!...
 
Rastesisht u pame.
Pas shum vitesh,dashuri.
Asnje fjale njeri-tjetrit si thame.
Edhe pse zemrat rrihnin me fuqi.

Aspak nuk kishe ndryshuar
ashtu si dhe ndjenjat e mia per ty.

Kuptova qe nuk te kam harruar,
vazhdoj ende te ndjej per ty...
 
Rofte e qofte JOQ-ja
Qe ti erdhe ke kjo gjeja
Rrofte dhe @centos qe pagoi
E me ne ty te bashkoi

Luledielli dhe poete
Shume shpejt ketu veten ti gjete
Shpejt forumin e mesove
Krejtve ne na kuriozove

Krejt po themi ska mundesi
Se forumin fort mire di
Dyshojme ndoshta sje e re
E po tall trapin me ne.
 
Zana e zu zogun,
e mbylli ne kafaz
Zogu sdo te kendoje
eshte plot maraz!

Zana i jep buke,
zogu buke sdo,
Zana i jep uje
zogu se shikon!

Zane leshoje zogun,
qe te fluturoje.
Ai e do qiellin
ne kafaz smund te rroje!
 
Shumë e mistershme qënia jote
Të them qënie se s’di ç’te them
Nuk ngjan m’asgjë të kësaj bote
Shembulli i parë gjer në ekstrem.

Ti je e bukur(si shumë të tjera)
Po veç kur flet, lekundet dheu.
Ngjyroset qielli, dridhet dhe era
Kush të dëgjoi e kokën s’ktheu!

Ah,kur ecën…kur ecën ti
Zbërthehet dielli në mij’ra copë
Ku mos të ngjash si perëndi
Me kurorë dielli mbi flokë!

Dhe unë që humba në sytë e tu
N’ato vështrime që ti m’i falje
Preferoj të jem kështu
Pa kërkuar për rrugëdalje.
 
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!

Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
 
Sot ti sje me ketu
dhe qielli seshte me blu.
Dielli eshte zhdukur bashk me ty
dhe une ndjej lotet qe me mlidhen ne sy.
Kaluam bashke me shume se nje vit
duke menduar se nuk do te na ndante me
asgje.
Deri sa erdhi e sotmja ku ti sje me.
 
He nje here ... Na thuaj 10-te librat me interesant te letersise boterore qe paske lexuar ?
Unë mund t'u them 1000,por po ju them 10,që kanë ndikuar në karrierën timë të dështuar si shkrimtar:
1. Na ishte njëherë (Vëllezërit Grim).
2. Shpirtra të Vdekura (Nikollaj Gogol).
3. Poezitë e Eseninit.
4. Dy vjet pushime (Zhyl Vern).
5. Piter Pan (J.M.Barrie)
6. Gjiganti I madh I mire (Roald Dahl).
7. Ferma e Kafshëve (Xhorxh Oruell).
8. Fytyra e Totalitarizmit (Milovan Gjilas).
9. Nete të bardha (Fjodor Dostojevskij).
10. Robinson Kruzo (Daniel Defo).
 
Dhe nga vjen kjo deshira e jote per te lexuar kaq shume dhe per c’fare e konsumon? Apo thjeshte hobi?
Unë doja të shkëputesha nga bota. E urreja realitetin. Ma shpif.Nisa të shkruaj ,të marr pjesë në konkurse ,të fitoja cmime. Së fundi ,doja te botoja një libër,por kam një problem:asnjë botues nuk i lexon ato që unë ju coj. Ndaj dhe unë i kam publikuar online,dhe jam i kënaqur me kaq. Deri tash kanë shkuar 50 000 lexime,në 5 portale,tri shqiptare ,një portal anglez,dhe një amerikan. Nderkohe,per të jetuar ,mbledh kanoce dhe i shes. Pastaj shkruaj prape,që të harroj së ku jetoj.

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.